Revista “Time” e vendos Ramush Haradinajn në mesin e pesë politikanëve të arratisur më të kërkuar

31 Janar 2018, 09:20Rajoni TEMA

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është mes pesë politikanëve të arratisur më të kërkuar në botë. Kjo sipas revistës prestigjioze “Time”, e cila e rendit Haradinajn përkrah Carles Puigdemonit të Katalonjës, Fethullah Gulenit të Turqisë, Julian Assange-it të Wikileaks dhe Mikheil Saakashvilit të Gjeorgjisë.

“Nuk është gjithmonë gjë e mirë të jesh i kërkuar. Në kohërat e dramave gjeopolitike, ju sjellim një vështrim të shkurtër mbi pesë më të kërkuarit që kanë tërhequr vëmendjen e botës dhe historitë e tyre që flasin shumë për gjendjen në të cilën ndodhet bota në vitin 2018”, thuhet në shkrim.

Në përshkrimin e saj për Haradinajn, “Time” e nis historinë që në luftën e Kosovës.

“Kryeministri i Kosovës bëri emër në fund të viteve ’90, gjatë konfliktit në Kosovë. Si komandant i UÇK-së, ai u akuzua për tortura mbi serbët, por për shkak të mungesës së provave, ai u lirua nga të gjitha akuzat për krime lufte nga OKB-ja në vitin 2008 dhe në vitin 2012. Por kjo nuk i mjaftoi Serbisë, e cila refuzon ta njohë Kosovën si komb i pavarur dhe kërkon që Haradinaj të ekstradohet dhe të përballet me gjykatat e saj.

Por Haradinaj nuk përballet me sfida ligjore vetëm në Serbi. Me urdhër të aleatëve perëndimorë dhe me mbështetjen me fonde nga BE-ja, parlamenti i Kosovës në vitin 2015 miratoi ngritjen e një gjykate speciale për krime lufte me bazë në Holandë, por që vepron nën juridiksionin e Kosovës, një masë e konsideruar gjerësisht instrumentale në përpjekje për të gjeopolitikën ballkanike. Vetëm tani që paditë pritet të nisin, Haradinaj dhe anëtarët e tjerë të elitës politike të Kosovës po kërkojnë mënyra për t’i devijuar hetimet.

SHBA-të dhe BE-ja, të cilët udhëhoqën fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër Slobodan Millosheviçit, janë po aq të ndjeshëm ndaj perceptimit të normave dhe vlerave perëndimore. Ndoshta Haradinaj dhe aleatët e tij thonë se Kosova është shumë e vogël që fuqitë e rëndësishme gjeopolitike të kujdesen për të, por realitet është fakti se  për të ruajtur paqen, Kosovës i duhet ky kujdes”, thuhet në shkrimin e “Time”.

Përgatiti: Gazmira Sokoli-TemA TV

4 komente në “Revista “Time” e vendos Ramush Haradinajn në mesin e pesë politikanëve të arratisur më të kërkuar”

  1. logjika pasuria me e madhe e njeriut,sevmete i ka edhe lopa,kali,se i lene ne male pyje dhe vete dijne te vijn ne shtepi,por nuk kane ligjike,dhe e bejne baglen atu ku flejne.edge ramushi ,i shnosh bolle,por koken thate-zbrazet.por edhe eshte ne kuthe nga klika islame ne pdk,ldk,akr,lisba,partia cigane fjala ,partua turke me masken bik,etj.ramushi eshte izoluar,se nuk ka keshillarvqe njefe bje mikro element ne polituk e diplomaci.ramush tani edge smude te levize ne usa e angleter,dhe as smund te vetembrohet.ksaj i thojn.hypi ujkute dhe ndjelli qenet,a te avytet qeni,kur frigohet nga ujku.

  2. Nexhat KITA says:

    Edhe HOMERIN e MADH e zë /ka zëne/ kotja ndonjëherë!

  3. Nexhat KITA says:

    Të jesh në një listë me Carl Puigdemontin është nder i madh.

  4. SHQIPTARI says:

    Gjeo analisti . Po çfare ke shkruar a derezi , çfare lesh shqiptari je ti ? Sa klase shkolle ke bere ? Ike ore mbytu , ANALFABET I LINDUR .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje