Arben Ristani thotë se opozita nuk mund ta rrëzojë për një ditë këtë qeveri.
“Rrëzimi i qeverisë nga pikpamja e luftës opozitare, është e sigurtë që nuk ndodh për një ditë, as për dy, por kërkon kohën e mjaftueshme që i duhet pjesës më të madhe të shoqërisë, të bindet për ta rrëzuar qeverinë.
Rrëzimi i qeverisë nuk vjen as nga një protestë dhe as nga dy, por kërkon krijimin e bindjes së thellë të njerëzit se kjo bandë në pushtet, jo vetëm nuk duhet votuar më, por duhet të ngrihemi të gjithë, i madh e i vogël, në çdo cep të Shqipërisë dhe ta heqim nga qafa këtë të keqe të madhe.
Djegja e mandateve është sigurisht një rrugë, një mënyrë, për ta radikalizuar situatën, por për mendimin tim, ajo bëhet kur e gjithë opozita, pra jo vetëm PD-ja, bie dakort si zgjidhja e vetme e situatës. Megjithatë, mbetet zgjidhje e hapur për një moment, kur të gjitha rrugët e tjera shterohen”, thotë ai për “Koha Jonë”.
“Rama dhe banda e tij nuk ka dhe nuk mund të ketë mbështetje as te shqiptarët dhe as te ndërkombëtarët. Asnjëri me dy pare mend, nuk përkrah varfërinë, dhunën, drogën, korrupsionin, me përjashtim të atij që përfiton prej tyre dhe vlerat morale njerëzore i mungojnë. Por, ju keni të drejtë në pyetjen tuaj, sepse një perceptim i tillë, deri diku qëndron.
Rama ka akumuluar shumë para nga abuzimi me pushtetin dhe droga. Besoj e kujtoni përgjimin e Italianëve për bandën e Saimir Tahirit. Ka një moment aty kur bashkëpunëtori i Tahirit thotë se, me aq para sa ka ai vetë edhe në Hënë. Pra me paratë e shumta kriminale, ata kanë aritur të krijojnë perceptime të rremë sikur populli dhe ndërkombëtarët i duan”, vijon ai.
I pyetur për bisedimet Shqipëri-Greqi për kufirin detar, Ristani thotë se për këtë çështje duhen burra shteti, si puna e atij:
“Së pari, bisedime të tilla që kanë të bëjnë me çështje shumë të rëndësishme dhe të ndjeshme, që prekin interesat e vendit, duhet të jenë transparente. Mungesa e transparencës është kushti i parë që ngre shqetësimin e madh për mbarëvajtjen e tyre.
Së dyti, bisedime të tilla dhe çështje të tilla duan burra shteti, që mendojnë për vendin dhe popullin e tyre dhe jo banditë e hajdutë që mendojnë për xhepat e tyre.
Dhe së treti, në çdo rast duhen ndjekur procedurat dhe duhen zbatuar kushtetuta dhe ligjet e këtij vendi. Për hir të së vërtetës nuk pres nga Rama dhe të vetët që të kenë ndjeshmëri për ligjin, për anti-ligjin e kemi të provuar që flenë me të“.(TemA)
O Ristan pianeci ! Me nder te na hash mutin,se ne qe mbeshtetim qeverine ,qenkerkemi budallenje. PO a e ke pare veten ne pasqyre ,dhe a ke degjuar se c’thone per ty e shoket tend ?
Keta i mbeshtet shumica e popullit, dhe nuk mund ti rrezosh ne tavoline por me pune e ndershmeri.
Jo more jo pijanec dreqi,nuk ke per t’a gjetur kurre kohen e nevojsheme per te bindur popullin kundra qeverise dhe Edi Rames,per sa kohe do te silleni keshtu agresiv,e si ujqer te plagosur nga frika e vetingut.Ju jini per lufte,kur populli kerkon siguri e paqe.Ju jini per destabilitet,kur populli do qetesi.Prandaj me qendrimin arrogant qe po mbani,mos prisni te vini ne pushtet.Rremujat dhe egersit nuk i do populli,por mirkuptim,dhe nje lufte te ndersheme parlamentare.Prandaj o Ristan,thirreni mendjen, se, u eshte shperndar si mizat e plehut.