Pak minuta pasi filluar punimet e Kuvendit, deputetët kanë shkaktuar tensione duke ndërprerë seancën.
Deputetët e Partisë Demokratike i janë drejtuar foltores me tone të ashpra duke bllokuar diskutimet.
Shkak për këtë është bërë mos zbatimi i rregullores nga ana e kreut të grupit parlamentar Edmond Spaho, ç’ka ka bërë që kryeparlamentari Ruçi t’i ndërpresë fjalën.
Fill pas kësaj, deputetët demokratë kanë nxituar drejt foltores duke kërkuar llogari.
Ruçi iu drejtua Bashës me fjalët “të paralajmëroj, mos bëj si halabak, bëj rolin e liderit të opozitës, mos prek gardistët”.
Pas kësaj seanca është ndërprerë.
Me rifillimin e seancës, edhe pse u paralajmërua disa herë nga kryeparlamentari Ruçi, kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho nuk ka pranuar të lirojë foltoren e Kuvendit.
Më pas, Ruçi ka lajmëruar përjashtimin nga seanca të Spahos.
Debati
Gramoz Ruçi: Është jashtë rregullores, ndërpritet fjala.
Edmond Spaho: Ka ndodhur një skandal i madh, i paprecedentë. Nazer Seiti është ekstraduar, edhe pse ndalohet, pasi është në hetim në Shqipëri.
Tritan Shehu: Në asnjë Parlament nuk kontrollohen deputetët….
Gramoz Ruçi: Nuk e di çfarë shqetësimi keni, por do ta shqyrtojmë dhe do ta zgjidhim menjëherë.
(TemA)
hahaha, po bajne sikun zihen tash… keta qe pijne kafe bashke pas orarit te punes, per hallet e shqiperise……
apo ky lajm do na tregoje qe deti nuk iu shit Grekut nga Ramuti.
hahaha, rrugacet e te tri partive dhe e mjera Shqiperi
S’kishim fare shpresa te ky vetingu, po duket se po i trazon ca shpirtra blu ;p
Pd-ke duhet te nxiret jashte ligjit si parti terroriste,dhe kerkon te destabilizoi jo vetem parlamentin por te gjithe vendin.I ndoqem punimet e kuvendit sot,dhe nuk na pelqen fare qendrimi radikal i pd-ke.Zoti Ruçi veproi mire me perjashtimin e Spahos nga seanca plenare.Problemi qe po diskutonte ai,nuk ishte fare ne rend te dites.Kesaj i thone qe te behet si thon ata dhe jo rregullorja e parlamentit.Nuk duhet,njeri gozhdes dhe tjeteri patkojit.Turp te kene deutetet e pd-ke, jane njerez te djallit.
Gabim, zoti Ruçi, Luli nuk “bën si halabak”, por është halabak e rrugaç, kokë e këmbë… !!!
Ruci i ka Nezir Seitajt ne parlament: Berisha me kopene e tij, Mona me laviret e saj..T’ju tregohet vendi ketyre se durimi i popullit ka vajtur ku nuk mban me.