Gazetari i DW “gozhdon” Ramush Haradinajn. Kryeministri kosovar: BE nuk na përfill, kur shkoj në Bruksel flamuri kosovar s’është aty

1 Shkurt 2018, 11:20Rajoni TEMA

Tim Sebastian, gazetari i njohur për pyetjet e drejtpërdrejta të tij, me të cilat u përball dikur edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, ka mbërthyer këtë herë në një intervistë të vështirë kreun e ekzekutivit kosovar, Ramush Haradinaj.

Po luani lojëra me Gjykatën Speciale, kërcënoni se do t’ia ktheni shpinën Demarkacionit dhe prapë doni që BE-ja t’iu ndihmojë”, i thotë gazetari i “Deutsche Welle”-s.

Haradinaj këmbënguli se sfidat e vendit bëhen edhe më të mëdha nga fakti që pret prej vitesh njohjen e plotë.

“BE-ja s’ mund të komunikojë me ne si partner. Kur unë jam në Bruksel, flamuri kosovar s’është aty”, tha Haradinaj.

Kryeministri u ankua se blloku nuk i ka kushtuar mjaftueshëm vëmendje rajonit e vet Kosovës. Sebastian, megjithatë ka vazhduar të ngulmojë në logjikën e tij.

Tim Sebastian: Po si mund t’iu besojnë në të ardhmen, s’i mund t’iu ndihmojnë kur ju nuk respektoni detyrimet tuaja ndërkombëtare?

Ajo që po ndodh me Demarkacionin dhe gjykatën nuk është diçka e re. Realiteti ynë, marrëdhëniet tona me BE-në kanë nisur shumë përpara kësaj. Nuk e fajësoj bllokun për ato që janë detyrat tona, por kërkoj që të gjitha vendet anëtare të tij të kenë një qasje të unifikuar ndaj Kosovës”, tha Haradinaj.

Në fokusin e intervistës u vendos në mënyrë të pashmagnshme ai që është kthyer në shqetësim madhor për Uashingtonin e Brukselin: fati i Gjykatës Speciale.

Haradinaj deklaroi se nuk beson që do të ketë sukses nisma e 43 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e kësaj gjykate, e shtoi se personalisht nuk i frikësohet Speciales, madje është i gatshëm të paraqitet vullnetarisht nëse do t’i kërkohet një gjë e tillë, ashtu siç veproi në vitin 2004 në Hagë.

3 komente në “Gazetari i DW “gozhdon” Ramush Haradinajn. Kryeministri kosovar: BE nuk na përfill, kur shkoj në Bruksel flamuri kosovar s’është aty”

  1. gozhda says:

    Po cfare gozhdimi? Haradinaj ja ka thene troc dhe sakte, per aq kohe sa BE nuk unifikon qendrimin mbi njohjen, eshte e veshtire te pretendoje 100% dakortesi nga Prishtina. Ju e njihni 80%, ato ju pergjigjen 80%. Kur ta njihni 100% do bini dakort me kollaj. Nuk eshte rastesor ky qendrim i pales kosovare. BE ta gjeje gabimin tek vetja.

  2. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

    flamur/bayrak jeshil arab ne BE!
    Evropi nuk u krijua per arabet…………….

  3. Lumi says:

    Zakon I vjeter I shqiptarve. Se gjejne kurre fajin te vetja po te tjetri. Ketij koketrashi i ka ngel qejfi dhe kerkon qe BE te komunikoje me te si partner. Or trap, ul koken e bej detyrat qe ata te caktojne se ti s’je shtet akoma. Po deshen ata behesh shtet, po nuk deshen ata mbetesh nje cope fshat qe mund te gelltis Serbi, ponovo. Me mire eshte te ikesh fare se ngele duke hyre ne burg e duke dale nga burgu. Me shume po meresh me veten se me Kosoven.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje