Përditësimi, OSHEE zgjat afatin e procesit deri në muajin Mars 2018

1 Shkurt 2018, 11:50Ekonomia TEMA

Përditësimi/plotësimi i të dhënave të abonentëve është një proces mjaft i rëndësishëm, jo vetëm në aspektin ligjor, por edhe në drejtim të cilësisë së shërbimit dhe vendosjes së marrëdhënies kontraktore korrekte mes palëve

Me përditësimin/plotësimin e të dhënave, si numri i kontratës së furnizimit, kartën e identitetit, NIPTI, etj, evidentojmë qartë të dhënat e klientit, objektit që furnizohet me energji elektrike dhe shmangim pasaktësitë në trajtimin apo ofrimin e shërbimit.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE Sh.A) sqaron se, procesi i përditësimit të të dhënave nuk lindi si nevojë ditët e fundit, por në fillim të zbatimit të reformës, pasi u konstatuan pasaktësi të dhënash për një pjesë të abonentëve tanë, të trashëguar në vite!

Sikurse publiku është informuar, procesi i përditësimit nisi në shtator të 2015-s, dhe ka vijuar me kalimin e kohës, duke rritur sensibilizimin, përmes fushatave të ndryshme, e cila kulmoi në tetor 2016, me nisjen e intervistave derë më derë, bazuar mbi:

Ligjin Nr.43/2015 “Për sektorin e energjisë elektrike”Kontratën e Furnizimit me Energji Elektrike, miratuar me Vendimet Nr. 108 dhe Nr.109, datë 21.10.2011 të ERE

Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 207, datë 16.03.2016, për “mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave”

Procesi i përditësimit ka vijuar gjatë gjithë vitit 2017, ku pavarësisht intensifikimit të punës në terren, konstatohen ende abonentë që nuk kanësaktësuar të dhënat, kryesisht shtëpi të dyta, emigrantë, por edhe konsumatorë të cilët nuk janë gjetur gjatë procesit të intervistimit!

Për t’i sensibilizuar më tej, abonentët u njoftuan sërish në tetor 2017, përmes njoftimeve në media, rrjete sociale, te zyrat e Kujdesit ndaj Klientit në OSHEE, dhe nga kontraktori.

Për nga rëndësia që mbart saktësimi i tëdhënave, është shumë i nevojshëm përfundimi i procesit në kohë, ndaj dhe abonentëve, sërish, iu është bërë thirrje sërish të kontaktojnë me numrat e telefonit, apo tek adresat si më poshtë:

+355686055900

+355686035990

Tiranë

Zyrat e “Çelësit”, “Rruga e Kavajës”, Qendra “Condor”, Kati 3

Zyrat e “Datech”, mbrapa ish-Ekspozitës “Shqipëria Sot” (përballe Restorantit “Grepi i Artë”)

Durrës

Rruga “Hafiz Podgorica”, Nd 16, Hyrja 2 ose ish-oxhaku i vjetër i NISH Goma

Elbasan

Qendra Tregtare Dardanët, ngjitur me OSHEE

Tek Kullat e Omerit, Lagjja “15 Tetori”

Theksojmë se, me vendosjen e afatit 31 Janar dhe rezervimin të të drejtës për ndërprerjen e  energjisë elektrike në rast mospërditësimi, kemi rritje të fluksit të abonentëve në pikat e autorizuara për përditësimin e të dhënave.

Në kushtet aktuale kur në sportele janë me mijëra  klientë duke saktësuar të dhënat, OSHEE së bashku me nënkontraktorin vendosën për vijimin e procesit të përditësimit të të dhënave deri në Mars 2018.

Paralelisht me shtyrjen e afatit, do të shtohen pikat e shërbimit, për t’i dhënë mundësi gjithë klientëve t’i përgjigjen detyrimit kontraktual për saktësimin e të dhënave.

Thirrja u drejtohet atyre abonentëve, të cilëve:

Gjithashtu, për klientët të cilët nuk kanë një sticker/ voucher në banesën e tyre, kanë mundësinë të kontaktojnë në zyrat me adresat e mësipërme, respektivisht sipas qyteteve ku banojnë.

Ndërprerja e energjisë elektrike nuk është qëllim në vetvete, sesa rëndësia e përditësimit të të dhënave, dhe për këtë arsyeje po shikohet mundësia e përballimit të fluksit.

Procesi është mjaft i rëndësishëm, dhe nuk duhet parë si nevojë vetëm e OSHEE-së, pasi çdokush duhet ta kuptojë se me të dhëna më të sakta, aq më shpejt dhe korrekt do të marrë shërbim, zgjidhje të çështjeve apo të ankesave!

4 komente në “Përditësimi, OSHEE zgjat afatin e procesit deri në muajin Mars 2018”

  1. Sit back and relaks says:

    Per cfare i duhet OSHEE informacioni nqs abonenti e ka shtepi te pare apo te dyte? Ca lidhje ka sa shtepi ke me kontraten? OSHEE e ka te thjeshte ta gjeje sa shtepi ka nje abonent pasi mjafton te kontrolloje databazen e saj se sa kontrata energjie ka me OSHEE x apo y abonent. OSHEE ska te drejte te nderpresi energjine per sa kohe abonenti shlyen detyrimet sipas kontrates se firmosur, OSHEE nuk ka te drejte ligjore te penalizoje ata qe paguajne rregullisht energjine se jane vete te paafte apo se kerkojne te perftojn informacion nga abonentet per llogari te institucioneve te tjera shteterore. Nqs se sa shtepi kam une i duhet ministrise se brendeshme dhe asaj se pushtetit lokal ath te jene keta qe te vijne e ta kerkojne por jo ti bejne presion njerezve nepermjet OSHEE se jane vete te paafte te mbledhin informacionin qe ju duhet per efekt te taksave te prones. Shtet legen qe i shkel te drejtat e qytetarit me te dyja kembet. Edhe hipotekat aty i ka, pse nuk i merr informacionin nga hipoteka po duhet me vone ne levizje e me shqetesu nji milet te tere pa folur per emigrantet qe vijne nje here ne vit ne shqiperi nderkohe qe energjine e paguajne rregullisht. Ca pret OSHEE, qe te vije burri i botes nga amerika per te perditesuar te dhenat e OSHEE meqe OSHEE dhe institucionet e tjera te shtetit jane te paafta. Kjo kerkesa per update e te dhenave behet thjesht per te pasur mundesi qeveria te taksoje ata me shtepi te dyta dhe forma se si i behet presion popullates eshte njejte me formen se si detyrohen njerezit te paguajne ne faturen e energjise apo te ujit edhe taksen e Televizorit. Nje idiotllik alla-arnaut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje