Telashe për BitCoin, Facebook bllokon monedhat virtuale

31 Janar 2018, 13:37Ekonomia TEMA

Facebook njoftoi se do të bllokojë të gjitha reklamimet që promovojnë monedhat virtuale. 

Përmes një komunikate zyrtare, kompania e Mark Zuckerberg thotë se mbetet e hapur si platformë promovuese ndaj risive teknologjike, por shton se “disa kompani” në fushën e monedhave virtuale kanë abuzuar me reklamimin në këtë rrjet social.

Në vetëm pak muaj një valë e madhe monedhash virtuale promovojnë veten e tyre nëpër rrjetet sociale, kryesisht në Facebook, në një përpjekje për të ndjekur gjurmët e BitCoin, që pa një rritje galopante në vlerë.

“Ne duam që përdoruesit tanë të njihen dhe mësojnë për produktet dhe shërbime të reja përmes platformës Facebook pa patur frikën se do të mashtrohen, apo zhgënjehen”, thuhet në deklaratën e Rob Leathern, drejtor i Facebook Business.

Facebook u kërkon përdoruesve që të raportojnë çdo reklamim të dyshimtë, që mund të shpëtojë nga filtri i tij.(tch)

1 komente në “Telashe për BitCoin, Facebook bllokon monedhat virtuale”

  1. Crypto Investor says:

    Ne te gjitha lajmet per Bitcoin dhe Crypto Currency ne pergjithesi dallohet nje kenaqesi qe artikullshkruesi ose gazeta perpiqet te transmetoje – renien ose difektet e Bitcoin.
    Ne fakt mendoj qe me shume kjo ide percillet nga mos-njohja ( mund te jet dhe keqdashje).
    Per kete po perpiqem te shpreh disa medime.
    Sa per sqarim, te flasesh per Bitcoin apo Crypto Currency ka disa aspekte.
    Aspekti i pare eshte Blockchain teknologji. qe eshte teknologjia mbi te cilen bazohet Bitcoin ose monedhat e tjera digitale.
    Ne WEF( Forumi Ekonomik Boteror) to Davos ekonomistet me te mire te botes dhe drejtuesit e botes financiare shprehen :
    “Poloz, (Guvernatori i Bankes Qendrore Canada) : for example, called blockchain technology “a true piece of genius,” adding that he expects it to be applied to different aspects of the economy. dhe
    Lagarde ( drejtore e IMF ): called the technology “fascinating,” noting its censorship-resistant characteristics, among others.
    Por nese i referoheni emisionit ” Crypto Asset Bubble ” economistet shprehen optimiste per Bitcoin si asset (store Value) por jo si metode pagese ( per momentin eshte jo shume e shpejte dhe me kosto ). Per me teper shiko link: https://www.youtube.com/watch?v=5MZv9fLLfa4
    Aspekti i dyte ka te beje me Crypto Coins ( qe aktualisht jene 1508 digital coins) qe shprehin projekte te ndryshme qe mbeshteten ne blockchain technology por qe per te financuar projectin e tyre emetojne nje digital coin qe blehet nga publiku si investim dhe qe mund te rezultoje i suksesshem ose jo. Pra eshte thjesht investim ne projekte te blockchain technolocy.
    Aspekti i trete per te cilin flet dhe facebook ka te beje me ICO ( Initial coin offerin)-sic jane IPO ne stock market.
    Facebook dhe te gjithe investitoret serioze ( Bankat, ekonomistet, fondet e investimeve ) thone qe duhet te jemi shume te kujdesshem ne investimet ne ICO sepse po abuzohet dhe shume nga ata nuk jane projekte serioze. Dhe facebook shkon dhe pme tej qe per etike do te kufizoje reklamat per ICO.
    Tematika eshte shume e gjere dhe eshte e pamundur te jepen me shume detaje por do t’i lutesha gazetareve dhe redaktoreve te bejne disa kerkime para se te shkruajne nje artikull profesional, dhe te mos e dezinformojne publikun me lajme te cunguara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje