Fati i liqenit të Prespës, ja vendimi i Ministrisë së Bujqësisë mbi menaxhimin

28 Janar 2018, 19:07Ekonomia TEMA
Fati i liqenit të Prespës, ja vendimi i Ministrisë së

Me sa jam në dijeni me fjalë të përgjithshme, bashkëmenaxhimi konsiston në përcaktimin nga ana e ministrisë së numrit të peshkatarëve, që lejohen të peshkojnë në një periudhë  10 vjeçare në liqenin e Prespës, dhe pastaj liçensat e peshkimit i jep vetë Organizata.

Natyrisht, që kjo nuk është gjithçka, por duke nxitur kooperimin ndërmjet jush duke i dhënë në dorë instrumentin e menaxhimit  ne besojmë që puna, nga ju që jeni pala e interesuar, grup i interesuar mund të bëhet shumë më mirë.

Në mënyrë të qëndrueshme mbi të gjitha, sepse peshkimi këtu është një ekonomi mbështetëse, shumë e rëndësishme për familjet e zonës. Ka qenë, është dhe duhet të jetë në të ardhmen.

Ndaj menaxhimi i liqenit duhet të jetë në mënyrë të qëndrueshme. Askush më shumë se ju që jetoni dhe punoni dhe mbani familjet tuaja, me këtë aktivitet nuk i dhimbset  dhe  nuk e di se si duhet të menaxhohet pra në mënyrë të qendrueshme peshkimi në këtë liqen kaq të rëndësishëm.”

Na kanë shoqëruar dhe miqtë nga Shkodra, nga Organizata e Menaxhimit të Peshkimit, e cila është një organizatë model, që funksion shumë mirë të organiziuar.

Kemi parë një shembull suksesi në atë organizatë që ka transformuar regjimin e shfrytëzimit të liqenit të Shkodrës, nga një situatë ku gjithkush peshkonte për hesap të vetë, ku dëgjohej, siç më kanë thënë, zhurma e gjeneratorëve gjithandej të barkave të peshkimit sot, në një regjim të disiplinuar të menaxhuar nga shoqata.

Këtë model duam ta sjellim dhe këtu në Prespë. Tani që flasim është miruatuar Vendimi i Këshillit të Ministrave, që e përcakton zonën e Prespës si zonë bashkëmenaxhimi. Pra ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë nga një anë dhe organizatës së Menaxhimit të Peshkimit, që jeni ju, nga ana tjetër.”

Në Korçë, unë kam qenë vetë kryetar i Bashkisë së Korçës, dhe vazhdimisht jemi përplasur se si tregtohej dhe vazhdon të tregtohet, jo për fajin tuaj dhe të bashkëshorteve tuaja, por për shkak së ka munguar deri tani një infrastrukturë për tregtimin e peshkut në Korçë.

Di që Bashkia e Korçës është duke ndërtuar një markato fantastike, për ushqimet në përgjithësi por do të ketë një seksion të vecantë për mishin dhe për peshkun. Kjo është një mundësi për të tregtuar peshkun e liqenit.

Natyrisht nuk mjafton , e di dhe problematikën dhe specifikën që cironkat e kësaj zone kanë, nuk është si peshku që mund të ruhet në akull, por kërkon të shitet shumë shpejt. Ndaj dhe së bashku me Rolandin që është një nga specialistët më të vjetër dhe më të mirë të sektorit të peshkimit do të zhvillojmë këtu një infrastrukturë dhe një zinxhir të vlerës të peshkimit i cili i përshatet dhe zonës. Një ide është ngritja e një pike grumbullimi për peshkun.”

Deri tani është hartuar dhe miratuar plani i bashkëmenaxhimit të peshkimit, për OMP Shkodër e Pogradec, përkatësisht për liqenet Shkodër dhe Ohër.

Mesa di kjo masë do të shkojë deri në 200 milionë lekë.  Pra kemi goxha fonde, jo pak, për të mundësuar një gjë që duhet të ishte bërë kohë më parë, por më mirë vonë se kurrë. Pra vendet e ankorimit të varkave dhe pastaj të gjejmë formulën për ngritjen e një pike grumbullimi për peshkun. “

Si dhe mbështetje deri në 85 000 (tetëdhjetë e pesë mijë) lekë për njësi sipas faturës tatimore për sistemet e monitorimit të anijes për pajisjet MTU (Njësi Transmetuese të Sinjalit) të instaluara në bordin e anijeve të peshkimit për identifikimin dhe lokalizimin e anijeve nëpërmjet satelitit.

2 komente në “Fati i liqenit të Prespës, ja vendimi i Ministrisë së Bujqësisë mbi menaxhimin”

  1. PA EMER says:

    JE MINISTER I BUJQESISE APO I” PESHKIMIT” ORE PELESHI ..? PER BUJQESINE E DI QE S’KE HABER E MEGJITHATE MINISTER JE , POR MUNDOHU TE NDIHMOSH ISH KAMPIONET E RENDIMENTEVE TE LARTA TE FUSHES SE KORCES {JO TE MALIQIT ,PASI NUK EKZISTON HISTORIKISHT}, TE UJITIN TOKAT, PO KA MUNDESI ME UJIN E LIQENIT PRESPE E VOGEL APO E MADHE .. ! ZERE NGA KOKA E JO NGA BISHTI ..!

  2. artan kurti says:

    Shume urime per punen vetem me specialista si Roland Kristo,Edmond Hala,Rigers Bakiu ,etj qe jane ne UBT ne Tirane jane te mrekullushem,suksese te metejshme .Alban. Ib

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje