Pew Reserarch Center, një njësi kërkimore me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka publikuar hartën globale të remitancave për vitin 2016, ku përfshihet edhe Shqipëria. Sipas raportit, rreth 1 miliardë dollarë remitanca u dërguan në Shqipëri në shtetet e tjera në vitin 2016.
Remitancat, sqaron raporti, janë fonde, ose asete të tjera, që migrantët dërgojnë në shtëpitë e tyre. Të dhënat raportohen nga Banka Botërore dhe përfshijnë remitancat që dërgohen nga kanale bankare, si psh banka dhe biznese të tjera që transferojnë paratë.
Shteti, nga i cili ne marrim më shumë remitanca, është Greqia me 463 milionë dollarë. Ky është dhe vendi që ka numrin më të madh të emigrantëve. Në vend të dytë është një tjetër shtet fqinj, Italia, me 382 milionë dollarë. Në të dy shtetet vlerësohet se jetojnë e punojnë mbi 1 milionë emigrantë. Nga këto dy vende kanë ardhur mbi 80% e remitancave në total.
Në vend të tretë janë Shtetet e Bashkuara me 77 milionë dollarë dhe më pas renditet Gjermania me 37 milionë dollarë.
Nga dy vendet fqinje, Maqedoni dhe Mal i Zi vijnë përkatësisht 19 dhe 15 milionë dollarë. Nga Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja emigrantët sjellin përkatësisht 14 dhe 11 milionë dollarë.
Raporti i Pew jep të dhënat dhe për remitancat dalëse nga Shqipëria, të cilat në total ishin 185 milionë euro, ky kryeson Serbia me 75 milionë euro e ndjekur nga Kroacia me 31 milionë euro. Këto të dhëna për transfertat dalëse janë shumë më të mëdha se ato që raporton Banka e Shqipërisë (shënim i Monitor).
Remitancat globale
Në botë, vlerësohet se rreth 574 miliardë (USD) u dërguan nga emigrantët tek të afërmit në vendet e tyre në 2016, një rënie prej 1% nga 2015, kur shuma ishte 581 miliardë dollarë, sipas ekonomistëve në Bankën Botërore. Ky është rënia e dytë e remitancave globale që nga kriza globale financiare. Përkundër kësaj rënieje të fundit, remitancat e dërguara nga migrantët janë ende rreth dyfish më shumë se ato që ishin një dekadë më parë, përpara rënies së mprehtë të ekonomisë globale gjatë fundit të viteve 2000.
Vlerësimi i remitancave në mbarë botën është i vështirë, sepse shumë vende nuk ndjekin fondet që dërgohen ose pranohen. Bazuar në të dhënat që është në gjendje të mbledhë, Banka Botërore ka përdorur një model statistikor për të vlerësuar sasinë e parave që vijnë nga çdo vend dërgues në secilin vend pritës. Për shkak se këto shifra janë vlerësime, ekziston një hapësirë për gabim. Për shembull, remitancat totale hyrëse ose dalëse për disa vende mund të mos jenë të njëjta me dërgesat aktuale.(Monitor)
Remitancat hyrëse në Shqipëri, sipas shteteve, 2016
bukur ja kane vone emrin rjepmitanzat kemi 28 vjet qe bime rjepmitanza i shumzoni me ato me lart
dhe shifra marramendese qe del ,ku dreqin shkune ,ne qe bime rjepmitanza ngelem po njesoj ,kurse
shqiperia u bo me miglionera ,qe e lame pa buke e pa breke kur ikem
Pra, ngopim zorrët ma makarona greke dhe … pastaj lehim nga mëngjesi, deri në darkë…!!! Racë bastarde, e pabesë dhe mosmirënjohëse…, prandaj “na do kaq shumë” e gjithë bota…!
O jevgjit kanine, apo mos je ndonje arumun dropulli qe flet greqisht…. sic e shef edhe ne baze te ketij studimi ( qe nuk e besoj) ato 400 milion euro qe vijne nga greqia, jane as 5% e GDP-se se Shqiperise dhe vojne apo jo nuk ka ndonje ndryshim.
Po ti e di o jevg i keq , qe shqiptaret investojne 10 her eme shume ne greqi sesa cojne leke ne Shqiperi???
E di o bastard i ushtareve shqiptare qe gjithe sektori i pronave te patundshme ne greqi mbahet gjalle me leket e shqiptareve???
Glauk si e ke emrin Mahmut?
depozitat jane sekret ..! Ju zoterinj po qe se keni dyshime , hetoni ..! po emigrantet e shkrete qe kane punuar si skllever ,ne kete rreth 10 vjecarin e fundit kane probleme te medha ekonomike per shkak te krizes qe kalojne vendet si Greqia dhe Italia ku numuri i emigranteve eshte me i madh . Jam i bindur se ato para qe ka depozituar emiranti ne bankat e vendit nuk mjaftojne as per kafe dhe jo me te blesh shtepi ne qytet ,per te shpetuar nga injorantet qe me thenien “fshatar ” , pe ” fshati” etj etj, qe nuk degjohen ne asnje vend te botes , perpiqen te ironizojne , pa menduar se origjina e qytetit eshte fshati . Kam rastin te falenderoj zotin Aleksi Cipra dhe qeverine e tij ne politiken qe ben per mbeshtetjen e emigranteve.
Ne ndihme te redaktorit: nuk thuhet “kush jane shtetet..” por cilet shtete. Hapni gramatiken per te mesuar shqipen o gazetare.
rrena. Zvicra osht e para.
Kush janë shtetet?! Cilët janë shtetet. “Kush” përdoret për frymorët. As kaq nuk di, zoti gazetar?!
O magjyp i kanines, ata shqiptaret ne greqi kane punuar si askush tjeter dhe i kane mese te merituara parate e tyre.
Ata jane edhe me te pasur se greket jevgjit per ate pune qe rinin ne frape gjithe diten dhe prisnin qe te vinin shqiptaret dhe tj qi..in grate greke…
Te jete per ceshtje borxhesh, greqie moderne eshte krijese e shqiptareve dhe kete nuk e pranon njeri…
Te jete per borxhe, ka mbi 150 miliarde euro prona te shqiptareve ne greqi o magjyp….
Shqipetaret nuk duhet te mendojne per sot por per te ardhmen.
Keto te ardhura do pakesohen nga brezi ne brez,se vertet qe femijte dergojne tek prinderit apo vellezerit tek motrat dhe anasjelltas,por brezi tjeter nuk do kene prinder ne Shqiperi por kushurinj te pare dhe gjysher.
Por meqenese Greqia eshte afer dhe Italia bashke,te ardhurat do ulen me pak se sa nga Amerika p.sh apo Australia.
Investimet dhe kursimet njeriu duhet ti investoje ne vendin qe jeton,imagjinoni qe martesat te jene me te huajt.
Prandaj gishtin kokes dhe Greqia per turkoallvanosat duhet te jete i pari vella.