Procedurë të përshpejtuar për projektin e Aeroportit të Vlorës, i hap rrugë negociatave për një nga aeroportet më të mira në Evropën juglindore

24 Janar 2018, 17:15Ekonomia TEMA

Sot Këshilli i Ministrave kaloi me procedurë të përshpejtuar, e cila do të shkojë edhe në Kuvendin e Shqipërisë, pr/ligjin për fillimin e negociatave me një nga konsorciumet me ofertën më serioze për aeroportin e Vlorës.

Një lajm që tashmë shqiptarët e kanë mësuar, por Këshilli i Ministrave ka vendosur me procedurë të përshpejtuar dhe me një projekt ligj të veçantë për t’i hapur rrugë një nga projekteve më të rëndësishme të infrastrukturës ajrore në Shqipëri.

Bëhet fjalë për një propozim shumë serioz nga tre kompanitë më të mëdha turke, kompani të cilat në bashkimin e tyre, janë të njëjtat kompani që po ndërtojnë aeroportin e Stambollit, aeroporti ndër më të mëdhenjt në botë.

Studimi i fizibilitetit është përgatitur nga një nga shoqëritë më të mëdha ndërkombëtarë amerikane për veprat infrastrukturore.

“Kemi kohë që e themi, që po punojmë për ndërtimin e një aeroporti të ri, i cili nuk do të jetë i vetmi por kjo filloi me një proces shumë të rëndësishëm të realizuar gjatë katër viteve të mandatit të parë, që ishte çlirimi i hapësirës ajrore nga monopoli. Kjo krijoi mundësinë dhe rriti interesin e kompanive të huaja për të investuar në një aeroport të dytë shumë më modern se sa i Rinasit dhe më i madh se sa ait.

Kjo ofertë parashikon një investim afro 100 milionë euro. Do të jetë një projekt tërësisht me financim privat. Në vendimin e qeverisë parashikohet të ngrihet një grup negociator me përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, të Ministrisë së Financave, por edhe përfaqësues nga instucione të tjera, të cilët në një periudhë gati 90 ditore do të negociojnë detajet e kësaj oferte dhe më vonë do të pasohet me nënshkrimin e kontratës e me fillimin e punimeve të aeroportit të Vlorës. Aeroporti do të jetë ndërkombëtar, do të jetë aeroporti më i mirë në Shqipëri por që thash nuk do të jetë i vetmi.

Qeveria shqiptare është duke punuar intensivisht edhe për krijimin e akseseve të tjera dhe vënien në funksionim si të aeroportit të Kukësit. Ne shpresojmë që shumë shpejt të kemi një zgjidhje optimale edhe për të, por njëkohësisht po përfundojmë edhe studimin e fizibilitetit për aeroportin e Sarandës.

Ky do të jetë një nyje tjetër e rëndësishme, kuptohet aeroport turistik që do t’i shërbejë pjesës së jugut të vendit, dhe zonës së Sarandës e cila ka një intesitet shumë të lartë turizmi dhe kapacitetet sa vjen e shtohen. Realisht kemi të bëjmë me një rilindje të vërtetë të të gjithë infrastrukturës së udhëtimit ajror në Shqipëri.

Ju faleminderit dhe patjetër në vijim publiku do të njoftohet me të gjitha detajet për sa i përket negociatës që do të bëhet dhe kontratës që do të arrihet me konsorciumin.

Një gjë është e sigurtë dhe kjo është për t’ja thënë të gjithë shqiptarëve që ky aeroport do të fillojë të ndërtohet në një kohë rekord dhe është një vepër që do të ndryshojë faqen jo vetëm të jugut të Shqipërisë por Shqipëria dhe shqiptarët do të kenë mundësi alternative fluturimi.

Shqiptarët do të kenë mundësi të kenë një nga aeroportet më të mira në Evropën juglindore dhe turizmi shqiptar do të marrë një hov të jashtëzakonshëm”, tha ministri Damian Gjiknuri.

10 komente në “Procedurë të përshpejtuar për projektin e Aeroportit të Vlorës, i hap rrugë negociatave për një nga aeroportet më të mira në Evropën juglindore”

  1. sunitet po bejne ''shtet''...........allah uakbar! says:

    nuk pret me koha,hasisi duhet te fluturoi ………………………..

    1. Aroporti i Bathores says:

      hahahahahahhah, jeni te mdhenj ky shteti yne i Albanistanit. pa filluar e qujne ma tmirin. ma i miri se stacioni autobuzave nlagjen time qe a ma i modh se Rinasi. jeni tpapare o demagoge te kamunizmit
      Mjere kush ju beson????!!!!

  2. mirel says:

    Pse procedure e pershpejtuar? Cili eshte benefiti i drejteperdrejte ekonomik kur Vlora nuk ka infrastructure rrugore per ne Jug?.
    Apo po ja ben gati Ministrit Kotsias per Vorio-Epirin? Arsyetim tjeter nuk ka, ose kjo ose paraja e madhe qe do grabisin

  3. lavdosh says:

    Zoti Minister,
    ndertimi i aeroportit ne Vlore eshte nje gje e mire me efekte kohegjata ne ekonomine lokale dhe kombetare. Por duhet te beni kujdes dhe duhet te shikoni bisnes planin e ketij investimi.
    Ky aeroport do te kete kete fluks ne 5 vitet e para:
    – maksimumi nje fluturim te rregullt ditor (gjithe vitin)
    – maksimumi nje fluturim te rregullt ditor cargo (gjithe vitin)
    – maksimumi 5 fluturime carter ditor (sezonin veror Qershor-Shtator)
    – mesatare te 3 avionave ne dite fluturime te avioneve sportive
    Me kete fluks te fluturimeve ky aeroport do te krijoje nje grope te madhe financiare ne buxhetin e shtetit dhe rrezikon te kthehet si aeroporti i Kukesit (aeroport pa fluturime) ose dhe si TEC-i i Vlores
    Qe te behet i mundshm, ky aeroport duhet te jete shume i vogel ne investime (maksimumi 15 milion euro) dhe jo luksoz. Me venien ne pune te aeroportit te Kukesit, linja Kukes-Vlore mund tju japi jete te dy aeroporteve.
    E njejta per aeroportin e Sarandes.
    Linjat Tirane-Sarande, Kukes-Sarande do te kene trafik me te madh, ndersa carterat nga Europa vetem per sezonin turistik nuk mund ta justifikojne nje investim te madh

  4. Timi says:

    Sa më shpejt ky aeroport të përfundojë. Turistët e huaj vijnë përmes Korfuzit se nuk ka alternativë më të mirë. Krijon vende pune dhe rrit buxhetin.

  5. lavdosh says:

    Zoti Minister,
    ndertimi i aeroportit ne Vlore eshte nje gje e mire me efekte kohegjata ne ekonomine lokale dhe kombetare. Por duhet te beni kujdes dhe duhet te shikoni bisnes planin e ketij investimi.
    Ky aeroport do te kete kete fluks ne 5 vitet e para:
    – maksimumi nje fluturim te rregullt ditor (gjithe vitin)
    – maksimumi nje fluturim te rregullt ditor cargo (gjithe vitin)
    – maksimumi 5 fluturime carter ditor (sezonin veror Qershor-Shtator)
    – mesatare te 3 avionave ne dite fluturime te avioneve sportive
    Me kete fluks te fluturimeve ky aeroport do te krijoje nje grope te madhe financiare ne buxhetin e shtetit dhe rrezikon te kthehet si aeroporti i Kukesit (aeroport pa fluturime) ose dhe si TEC-i i Vlores
    Qe te behet i mundshm, ky aeroport duhet te jete shume i vogel ne investime (maksimumi 15 milion euro) dhe jo luksoz. Me venien ne pune te aeroportit te Kukesit, linja Kukes-Vlore mund tju japi jete te dy aeroporteve.
    E njejta per aeroportin e Sarandes.
    Linjat Tirane-Sarande, Kukes-Sarande do te kene trafik me te madh, ndersa carterat nga Europa vetem per sezonin turistik nuk mund ta justifikojne nje investim te madh
    Si perfundim, nje aeroport i vogel, komod por jo luksos i ngjashem si Rinasi i viteve 1990 mund te justifikohet dhe behet praktik. Cdo gje e madhe dhe luksoze do krijoje nje grope financiare dhe do te krijoj probleme politike kur njerezit te cohen nga gjumi dhe te shikojne qe buxheti duhet te paguaj cdo vit mesatarisht 15 milione dollare per dicka qe nuk do te sjelle perfitime te medha ne vitet e para te funksionimit

  6. Boston says:

    Ju lumte. Qente le te lehin dhe ju shkoni perpara.

  7. Bambi says:

    Kto te peshpejtuarat ma hane shpirtin mua.
    E pershpejtuar dmth e nxituar… dhe si cdo pune e nxituar perfundon me:
    1. humbjen e qytetareve,
    2. humbjen e shtetit dhe
    3. me fitimin e hajduterve dhe abuzuesve.
    Pse do pershpejtojme , te teprta i kemi leket …
    Nuk e kuptoj. Mund te pershpejtojme qe sigurojme digen e Fierzes ose Komanit. Mun te pershpejtojme qe te evitojme permbytjet ne Lezhe, Shkoder apo vlore. Po per te ndertuar aeroport !!!, Pse !!!
    Ne bote, kur ndertohe nje aeroport behen me vite te tera studime, se nuk jane pak para…
    Ne shqiperi behet e pershpejtuar….
    Zoti qofte me ju…

  8. ar-qy-te-(k)-ti says:

    nje aeroport tjeter eshte avantazh per popullin, por eshte nje vendim qe duhet ta marrin specialistet e ekonomise dhe turizmit dhe jo politikanet. politikaneve vetem u takon te gjejne parate por se ku ndertohet, u takon specialisteve te fushes, mundesisht prej zyrave internacionale.

  9. Stela says:

    Pershpejtim duan te mbushin xhepat e tyre Ky do jete aerport bllof pastaj shifet kush e nderton anadollaket

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje