“Aeroporti i Vlorës do jetë më modern se Rinasi dhe do e konkurrojë atë. 90 milionë euro për ndërtimin e tij. Plan për aeroport edhe në Sarandë”

23 Janar 2018, 10:38Ekonomia TEMA

Mbi 90 milionë euro do të investohen në aeroportin e ri të Vlorës, i cili do të jetë shumë më modern se Aeroporti “Nënë Tereza”.

Këtë shifër e bëri publike ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri në një intervistë në Tonight Ilva Tare, teksa tha se shteti do të marrë disa risqe për t’i garantuar fitimet kompanisë. Gjikuri foli dhe për rrugët e reja që do të ndërtohen ku veçoi aksin Rrogozhinë-Kashar i cili do të jetë me pagesë.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri zbuloi për herë të parë në studion e “Tonight Ilva Tare” ofertën e konsorciumit turk për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Gjiknuri tha se bëhet fjalë për një investim mbi 90 e ca milionë euro, teksa foli edhe për garancitë dhe risqet që do të marrë përsipër qeveria shqiptare.

Gjiknuri: Vlora është një ofertë shumë serioze, është një investim mbi 90 e ca milionë euro. Është një aeroport shumë më modern sesa Rinasi. Një aeroport që do të sigurojë akses dhe për kargon dhe pasagjerët.Çfarë garanci do japë shteti apo risqet janë gjëra…

Shteti do marrë ato risqe që do të mendohen të pranueshme, të mitigueshme. Mund të jenë në formën qoftë dhe të një minimumi trafiku të garantuar për një periudhë afatshkurtër apo forma të tjera. Kjo kontratë do të jetë ndër më të mirat.Qeveria të mërkurën do të kalojë projektligjin  e veçantë që do të miratohet në Kuvend dhe brenda një periudhe te shkurtër do të fillojnë negociata intesive edhe me ekspertizë të huaj.Në fund do të kemi një kontratë transparentë dhe me leverdi me vendin.

Duke nënvizuar se aeroporti i Vlorës do të konkurojë atë të Rinasit, Gjiknuri është besimplotë se brenda gjysmës së parë të këtij viti do të finalizohet kontrata.

Gjiknuri: Oferta që ka ardhur për aeroportin e Vlorës është shumë serioze nga një konsorcium i kompanive më të mëdha turke, nga kompanitë më të mëdha në botë.

Këto kompani sot po ndërtojnë aeroportin e Stambollit, aeroporti më i madh i botës. Është një ofertë që është terësisht me investim privat, shteti merr vetëm garancitë minimale dhe kjo ofertë po studiohet, do të negociohet.

Patjetër që ka nevojë për përmirësim por është një proces që do të vijojë me grupet e punës të ngritur me përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Transporteve dhe shumë shpejt do të dalë me konkluzione. Jam i bindur se brenda 6 mujorit të parë të këtij viti ne do të kemi një kontratë në fuqi dhe fatmirësisht Shqipëria do të bëhet me një aeroport të dytë ndërkombëtar, jo vetëm turistik, një aeroport që do të jetë konkures me Rinasin.

Për sa i përket rrugëve të reja, Gjiknuri tha se këtë vit nis aksi Thumanë-Vorë, ndërsa autostrada Kashar-Rrogozhinë, që është në plan të ndërtohet, do të jetë me pagesë.

Ministri Gjiknuri pohoi se ka nisur studimi i fizibilitetit për të ndërtuar gjithashtu një aeroport turistik në qytetin e Sarandës.

Gjiknuri: Nëse do të shkosh 30 minuta më shpejt në Rrogozhinë, do paguash

Damian Gjiknuri thotë se do të ketë një rrugë alternative nga Kashari në Rrogozhinë, që do të jetë me pagesë.

Gjiknuri: Kompletimi i aksit nga Thumana në Kashar dhe nga Kashari pastaj në Rrogozhinë me pagesë, që është një projekt alternativ do të lehtësojë trafikun. Ka ardhur një studim fizibiliteti. Nuk është ndonjë blasfemi pagesa. Kushdo që do ta bëjë rrugën më gjatë t’i bie nga Durrësi dhe kushdo që të shkojë 30 minuta më herët le t’i bie nga Rrogozhina.

Tare: Sa kushton, do bëhet me PPP se është rreth 200 milionë euro?

Gjiknuri: Po, Thumana do bëhet nëpërmjet Projektit të Partneritetit Publik Privat i cili po shikohet, pra ka një projekt paraprak, mos u shqetësoni shumë nga shifrat. Kosto po shikohet. Ka një propozim, është një projekt i cili është studiuar nga Autoriteti Rrugor, ka kaluar dhe Këshillin Teknik. Duhet të kuptoni që nuk ka mashtrim në rrugë. Ajo vepër do bëhet me parametrat më të mirë ndërkombëtarë se do jetë një autostradë e shpejtë me 140 km/h. Pra do jetë me korsi shpejtësie dhe do jetë një autostradë me parametrat më të mirë. Ka shumë vepra arti, ka shumë mbikalime prandaj del ajo kosto. Nëse duam rrugë standarde dhe që të jetë e sigurt, jo që të hyjë kushdo, hyn karroca, hyn njeriu. Këtej duam dhe standarde, dhe shpejtësi, dhe kushtojnë. Rrugët kushtojnë, ka çmime të miratuara. Asnjë rrugë nuk do kalojë limitet e miratuara nga qeveria shqiptare. Vendet e tjera mund të kenë kosto dhe më të larta, ne kemi pranuar ato që kemi. Këto janë gjëra të verifikueshme.

Tare: Këtë vit, nis Thumana apo përfundon?

Gjiknuri: Thumana, besoj këtë vit do të nënshkruajmë kontratën dhe do fillojë. Thumana është si Rruga e Arbrit, që besoj se këto ditë do nënshkruhet kontrata dhe do fillojë sepse është negociuar intensivisht këto dy muaj, sepse dhe kontrata ka të bëjë shumë.

Liberi: Çfarë leverdie ka Rruga e Arbrit?

Gjiknuri: Rruga e Arbrit është një rrugë e cila mbase nuk vlen për koncension, është e vërtetë. Pra me pagesë nuk e lan kurrë veten, por ka rëndësi se lidh një ndër krahinat më të mëdha të Shqipërisë, ka pasuri kromi të cilat duhet të transportohen për eksportin, apo uzina përpunuese. E treta, është një projekt i nisur nga qeveria Berisha, e cila hodhi një pjesë të parave, ose të paktën filloi se një pjesë të parave e pagoi kjo qeveri.

7 komente në ““Aeroporti i Vlorës do jetë më modern se Rinasi dhe do e konkurrojë atë. 90 milionë euro për ndërtimin e tij. Plan për aeroport edhe në Sarandë””

  1. alfredi says:

    Nuk e kuptoj aeroport ne Vlore ,Sarande e kudo, po ne Shkoder qe fusha e aeroportit ne Shtoj eshte gadi me shume pak shpenzime dhe me rregullime sipas standartit pse nuk flitet , a thu kane menduar ndonjehere qeverite per kete investim i cili do te ishte shume fitimprures per zonen ….!

    1. kulmaku says:

      O Alfred, me i arsyeshem,,,Po Rinas -Shkoder behet per 1 ore,,ca mendon ti qe ta mbushim Shqiperin gjithandej me Aeroporte vetem se do njeri e tjeteri,dhe ku fushat i kemi me pikatore.Pastaj duhet ta dish qe segmenti Vlore-Sarande eshte perla e Shqiperise dhe Mesdheut e cila perballon 50-60% te turizmit shqiptar dhe keto projekte jane me se te domosdoshme per te shtuar dhe lehetsuar kete trafik turistash qe kerkojne te shijojne kete destinacion.

      1. mirel says:

        Po, segmentin Vlore-Sarande turistet do e bejne me not.

  2. Kosovari says:

    Tani hashashi i lumit te Vlores e rrugen e shtruar dhe qiellin e hapur …

  3. Al says:

    Rinasi modern? O Mero o te lerofsha anene po pse nuk I nxjerr keta gazetaret e tu deri ketu afer ne greqi a mal te zi te shikojne se c’behet ne kete dynja. Ua more frymen me bidone me dhalle dhe byreke 300 lekesh…

  4. lavdosh says:

    90 milione euro per nje aeroport ku ne vitet e para do te kete nje trafik shume te ulet te avioneve komerciale (do te jemi te lumtur nqs ka nje fluturim te rregullt ne dite, 2-3 cartera ne dite ne sezonin e pranveres dhe ndoshta 1 avione kargoje ne dite) dhe avionat private (qe sjellin shume pak te ardhura per fluturim) do te jene aktiviteti i tij kryesor
    Qe nje aeroport i tille mos te krijoje nje grope ne buxhetin e shtetit duhet te jete i thjeshte (jo luksoz), shume me i vogel se Rinasi me nje kosto 15-20 milione euro
    Nuk duhet te jesh ekonomist qe te arrish ne kete konkluzion
    Duhet nje bisnes plan qe eshte i thjeshte te behet

  5. mirel says:

    Partneritet publik privat do te thote: pronesine e ka privati, parate i paguan populli.
    90 milione euro eshte pazar i mire per nje piste qe ekzistonte, dhe ca barraka.
    Iku droga me aeroplan tani se me det ishte e mundimshme.
    Po dhe sa taksa do shtohen per mirbajtjen.
    Pago o.popull. Nga milionat e Bashes dhe milionat e pronareve te rinj. Do vijne dhe plerat me Aeroplan. Direkt per ne Verrik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje