“Suddeutsche Zeitung”: Ndërtuesi i aeroportit të Vlorës, njeri i afërt i Erdogan. Po ndërton dhe aeroportin më të madh në botë

19 Janar 2018, 20:02Ekonomia TEMA

Konsorciumi turk që ka paraqitur ofertën për të ndërtuar Aeroportin e Vlorës është i njëjti që po ndërton aeroportin më të madh në botë, atë të Stambollit me vlerë 22 miliardë euro. Në krye të tij qëndron Cengiz Construction, e zotëruar nga biznesmeni Mehmet Cengiz.

Gazeta prestigjioze gjermane Suddeutsche Zeitung ka raportuar se nga momenti që Erdogan u ngjit në pushtet në vitin 2002, Mehmet Cengiz ka fituar mbi 50 miliardë dollarë tendera, ose më shumë se 3 miliardë në vit.

Gazeta gjermane e cilëson Mehmet Cengiz si pjesë e një kaste biznesmenësh, afër partisë së Erdoganit, të ashtuquajturit Tigrat e Anadollit. Ndërsa Uashington Post vlerëson se Cengiz është shembull i sistemit klientelist në Turqi. Në vitin 2012, kur Cengiz së bashku me dy kompanitë e tjera që kanë paraqitur ofertë për Aeroportin e Vlorës, fituan kontratën për aeroportin e Stambollit, Prokuroria turke, e cituar nga agjencia “Reuters”, lëshoi urdhra ndalimi për Mehmet Cengiz dhe disa biznesmenë të afërt me presidentin Erdogan.

Ata u dyshuan për disa kontrata, përfshirë atë të aeroportit të Stambollit. Por urdhrat e arrestit të prokurorisë turke nuk u zbatuan nga policia. Vetë Erdogan, asokohe kryeministër, e quajti përpjekjen si një grusht shteti.

Ndonëse pak ditë më vonë dy ministra në kabinetin e tij, ai i kulturës dhe ministri i mjedisit dhanë dorëheqjen, duke hedhur akuza publike ndaj ish-shefit të tyre Erdogan, për lidhje të dyshimta me bizneset e ndërtimit.

Hetimet në Turqi u mbyllën edhe në sfondin e një beteje politike mes mbështetësve, që filloi me shkarkimin e dhjetëra prokurorëve dhe shefave të policisë, për t’u mbyllur me grushtin e dështuar të shtetit të korrikut 2016 ndaj Erdoganit dhe arrestimet masive që pasuan.

6 vjet pas tenderit për aeroportin e Stambollit, gjigandi Cengiz Construction do të ndërtojë një tjetër aeroport, këtë herë në Vlorë. Por ashtu si në rastin e tenderit për Aeroportin e Stambollit, sërish vendimi duket se është marrë në të njëjtën zyrë, siç njoftoi vetë kryeministri Rama në 4 shkurt 2017.

Ministria e Transporteve tha se aeroporti do të ndërtohet me paratë e kompanive private, por nuk pranoi të japë detaje mbi projektin, se sa do të kushtojë dhe si do të shpërblehen këto kompani. Në Turqi aeroporti po ndërtohet me garanci sovrane, që do të thotë se shteti del garant për fitimin e kompanisë.

A do të jetë edhe këtu e njëjta formulë? Këto detaje do të zbulohen në vijim, përpara se kontrata të kalojë për miratim në Parlament. Por edhe në tenderin e aeroportit të Vlorës, emrat janë të njëjtë me ata të Stambollit.(TCH)

23 komente në ““Suddeutsche Zeitung”: Ndërtuesi i aeroportit të Vlorës, njeri i afërt i Erdogan. Po ndërton dhe aeroportin më të madh në botë”

  1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

    hahaha,aerodromio me i madh ne bote ne Instamboul me birazer/aerodromio ne Akerrni te Vlores!!!!!!!!
    eh t’emen e s’emes,nuk na u ndane keta bithcpuaret turq……………..do te fluturojne sumqiret leshqen nga Turkye per te lare sumen ne ”lungo mare” te Arrnautistanit!

    1. Toni says:

      Keta edhe nuk bejne asnje investim ne Shqiperi edhe behen xheloze pse turqit bejne investime. Vazhdo Edi Rama, nderto Shqiperine me keta edhe pa keta. E rendesishme eshte qe te krijojme floten tone ajrore dhe te bejme aeroportet te medha te zhvillohet Shqiperia. Persa kohe qe ata do te na ndertojne nje aeroport dhe nje flote aq na intereson. Sa per ju bytheq.r.t grek, pellcisni nga inati, derisa tju shpertheje melcia! Hahahaha

      1. Mo says:

        Fiks ashtu eshte. Gjermani apo suedezi nuk nderton as nuk investon. Tani shqiperia duhet ta gjej diku nje investor, turku shpreh gadishmerine- pse joMe rendesi eshte qe riviera shqiptare te arrihet sa me shpejt nga destinacionet e largeta dhe te zhvillohet turizmi.Tekefundja turk apo azerbajgjan apo naj kinzez vari karin. Te sjell lek aj ketu dhe per tjerat sme intereson fare. Ne mbremje aj ik ne shtetin e vet dhe ben gjumin ne shpine ndersa investimi ngel ne shqiperi.

        1. Flm says:

          Bashke me investimet do te ngelet “tjetersimi” edhe xhamija, ferexhaja, mjekrosha tru shpelare gati per te luftuar per interesat e Turkut si ne Siri, Greqi, Gjermani, Evrop dhe SHBA.
          Harrove sa trushpelar Turk-Arnaut shkuan vhllnetar ne “pidh te Hatixhes”…..
          As edhe nje “dhurat” nga Batakshinjt Turko-Arab.

          1. Mo says:

            Ti ja fut kot, ti sdi as cfar flet.Kemi fjalen per nje investim qe te sjellin bythelakuriqet nga vendet perendimore ne rivieren shqiptare. Ti flet per ferexhen. Une te them shife lepurin ndersa ti thua shi gjurmet e lepurit.

            1. Flm says:

              O Idjot …. Turku eshte pazarxhi i tmershem nuk te fal asgje pa bere pazare me ate qe ai deshiron, e cila eshte Neo-Otomanizimi Ekonomik dhe Kulturor i Ballkanit.
              Nuk e di sa i lumtur do te ndihesh per kete …. ??? Nqs Po…. thjesht ke nje hibrid Turk i mbetur ne Ballkan.

          2. Tani says:

            Xhamite jane ndertuar ne Shqiperi dhe investimet turke nuk ndryshojne asgje ne numrin e tyre. Ato xhami jane bosh sepse 90% e shqiptareve nuk jane besimtare, aq me teper myslimane. Femrat shqiptare jane te zhveshura po njelloj si edhe ato europiane. Prandaj ti ‘Flm’ grek leri keto komente idioteske dhe mjaft me bloze! Vendet e Europes, perfshi Greqine, kane me shume myslimane se Shqiperia. Madje myslimanet e tyre jane fanatik me mjekra te gjata, direkt nga Somalia e Etiopia e ku ta di une, dhe ne nje kohe shume te shkurter do ta mbushin Greqine dhe Europen me xhami, po njesoj si ne Shqiperi. Por nese ne Shqiperi xhamite jane dhe do te mbeten bosh, sepse asnje nuk beson ne islam, ne Europe e Greqi do te jen plot me fanatike gati ta hedhin veten ne ere. Ti gezoni vellezerit mjekrosh or tej grekoqiri.

            1. Flm says:

              O hipokrit i prshtyre….. jo vetem Xhamit jane plot me mjeran tru shpelar dhe po ndertohen c’do dite me investime direkt te Erdoganit, por dhe qendra e Tiranes mbushete mjekrosha tru shpelare.
              Nuk e di se ne c,fare cepi te Shqiperis jeton, por dil nje here nga medreseja dhe efshatrat e Tiranes te shikosh ferxhet dhe te kujtosh se je ne Kabul.
              Ne Shqiperi jane me shume kolegje Turke se sa te te gjitha shtetrve te tjera.
              Ptu mor fare e keqe…. per keto Skandale shqetesohet Gjermania dhe ti as qe e le kuptuar qe e ke ne bythe dhe ma flet er Greqi.

  2. shvejku says:

    Ku eshte e keqja ketru qe perbeka lajm?
    Si duhet te jene bizneset qe duhet vte ndertojne ne Shqiperi?
    Mire qe me Erdoganin jo,me Putinin,Jo, Bechtel Enca na grabiti milona euro ne rrugen Durres -Kukes,atehere le te vijne UFO-t e ta ndertojne!
    Apo mdoni te vijne ata te ISSIS-it?

  3. DOKLEATI says:

    Keshtu eshte kure i puthe doren Papes e bythen Erdoganit

  4. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Hallall, u mysybetos edhe muhabeti i limanit te havase ne vlore. Allahile po vrejshim per naj investim na oksidenti po na dul qe pas Limanit te Pashait do kemi dhe je Liman te Havase.

  5. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Hallall, u mysybetos edhe muhabeti i limanit te havase ne vlore. Allahile po vrejshim per naj investim na oksidenti po na dul qe pas Limanit te Pashait do kemi dhe je Liman te Havase…

  6. floriri i Bençes says:

    Po ju ishit fare ne rregull me Enverin, ça dreqin patet qe kerkuat demokraci? Ai do kishte derguar rinine ne aksion per ta ndertuar aeroportin dhe ju do te ndeleshit shume te lumtur.

  7. eshte nje insulte per shqiptaret dhe evropen qe turqia aziatike ti fute hundet gjithkund ne shqiperi e kosove.dihet qe edi rama dhe hashim thaqi jane dy bothlepires qe por interesa korruptive ftojn edhe organizata terrorisye te ne,vetem qe me tendera manipulus me bugjetin e shtetit,perfitojn ne xhepin e tyre.rama e thaqi kane instaluar sisteme arabike,ku gjysma e bugjetit hyne ne familje e farefis te tyre.

  8. Everteta e hidhur says:

    “Shvejk”,degjo “O. Pamuk musimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi Evrope e me gjere……….”,sepse ai ka mend(!).Ki himariot, i shitur 300 evro ki ka para, dhe behet xheloz se ja kaloi ai bisnesmeni turk.I rafte pika,depresivit.Nuk vete te marre haloperidol,qe kur s’ka gje per te thene t’i mbaje gojen.

  9. vito says:

    PAPA te fal gjynofet , ERDOGANI na jep parat , bythen vetem per para ta puthin sot ne ter boten , per gajret te bojn vetem rrespekt ,ky esht kapitalizmi interes ,kudo jo vetem tek ne.

  10. Kuq e zi says:

    Pse boset e naftes ne amerike nuk jane senatore ne kongresin amerikan apo boset e duhanit nuk jane nje me qeverite atje?
    Ne duam kapitalizem me mentalitet komunist por nuk eshte e mundur

  11. Vurkari says:

    Të bëhet Shqipëria më aeroporte në Vlorë e sarandë e në të sëmës ata që kanë cmirë s’e ngelëm duke lënë lekët në Greqi duke fluturuar nga Korfuzi.

  12. Superthiu says:

    qdo biznismen Turqelik sot duhet te jete pjese e Recep Tayip Orangutanit…..ose do te kapitulloje..

    Problemi eshte se …..pse kompania turke te ndertoje…..pse mos te ndertoje ndonje kompani Italiane, Gjermane, Amerikane….etj…..

  13. 4LB35T says:

    Ta bêjnê vëllare pse mos ta bêjnê …..

  14. Lumi says:

    Kush ka para le te vije. Te medhenjte kerkojne hapsirat qe ne si kemi. Turku, kinezi, polaku, greku, italiani etj, kush te mund. Politika shkon e vjen, investimi mbetet.

  15. Jimi says:

    Me demek sipas shkrimit i bie,qe ky ndertues aeroportesh dhe nga me te fuqishmit ne bote nuk duhet te fitoj tenderin per te ndertuar aeroportin e Vlores, vetem pse eshte mik me Erdoganin!? Po mire Erdogani eshte armik i Shqiperise? A eshte shkelur ndonje ligj nga ana e qeverise apo e ndertuesit qe nuk duhet te vazhdoje financimi i ketij aeroporti?

  16. emigranti says:

    Fakti qe aeroportin tone e nderton firma qe ka ndertuar aeroportin me te madh ne bote na nderon.
    Mos kujtoni se pas ketij shkrimi nuk fshihen interesa.
    Cfare rendesie ka nese firma fituese eshte turke apo gjermane, kur kudo shihet ne radhe te pare interesi ekonomik, pra fituesi te jete nje kompani qe eshte korrekte ne cilesi e kohe dhe kerkon me pak fitim se kompetitoret.
    Kudo ne bote shihen interesat per shpalljen e fituesit, pavaresisht nacionalitetit, qofte ky turk apo kinez.
    Ne duhet te shohim keto interesa tonat dhe jo te porositesit te artikullit, kushdoqofte ky.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje