Vlera e Bitcoin ra poshtë nivelit të 10 mijë dollarëve, duke shënuar rënien më të madhe në tre vitë, duke i dhënë peshë edhe njëherë paralajmërimeve nga Mbikëqyrësit dhe veteranët e industrisë financiare. Kriptomonedha më e përhapur ka humbur më shumë se një të tretën e vlerës së saj në vetëm dy ditë duke kapur nivelin e 9,516 dollarë nga 13,607 dollarë që e mbylli ditën e hënë, sipas të dhënave të Reuters.
Kriptomenedhat e tjera kanë pësuar të njëjtën rënie në ditët e fundit. Eterumi është zhvlerësuar nga niveli më i lartë prej 1,401 dollarë të dielën, në 804 dollarë këtë të mërkurë sipas coinmarketcap.cm.
Shqetësimet prej goditjeve të Rregullatorëve janë përmendur si arsyet kryesore të kësaj rënie. Bitconnect, e cila mbështet kriptomonedhën me të njëjtin emër, tha këtë të martë se kishte marrë letra nga dy zyra shtetërore, të cilat veprojnë si rregullatorë për të tilla kompani. Si rezultat. Javën e shkuar Koreja e Jugut, doli me një deklaratë se po përgatit një legjislacion që do të ndalonte këmbimin e kriptomonedhave nëpërmjet exchangeve. Vendi është tregu më i madh i kriptomonedhave.
Ndërkohë investitorët po frikësohen për shkak të humbjeve të mëdha. Sipas Financial Times, të shumtë janë ata që kanë humbur kursimet.
Dy prej përdoruesve në Reddit se për shkak të investimeve në Bitcoin kishin humbur kursimet për studim për shkak të rënies së çmimit. Nëse çmimi nuk rimëkëmbet, nuk do kishte para për të paguar semestrin e dytë. /Monitor/
kur beni dhe ju shkrime per krypto currency. As e kuptoni cfare eshte as cilat jane arsyet. Zhulsa (lol)
Lajm interesant. Me kujtoni propaganden e partise ne kohen e diktatures kur shihte kapitalizmin si te keqen me te madhe te njerezimit.
Nuk e kuptoj e keni nga injoranca apo doni ti beni sherbim bankave dhe sistemite te centralizuar ( the te falimentuar) te drejtimit dhe te organizimit. Sidoqofte, e kuptoj shume mire pse Shqiperia eshte gjithmone e fondit si ne ekonomi ashtu adhe ne fusha te tjera.
Eshte e fundit qe perqafon shkencen dhe inovacionin.
Urime per cektesine e informacionit qe percillni.
Lexoj artikullin dhe me vjen per te qeshur. Crypto Currency eshte nje asset qe eshte pranuar dhe nga Cikago Futures Exchange per tu tregetuar ( realisht nuk eshte se ka patur nje sukses shume te madh), dhe nga shume qeveri te vendeve te zhvilluara si Japonia apo dhe SHBA ( kuptohet nese IRS kerkon te paguhen taksa mbi fitimin do te thote qe e ka pranuar) .
Keshtu qe eshte nje investiment qe ka dhe ulje-ngritjet e veta nga luhatjet e tregut.
Cryptocoins ( ka rreth 1380 gjithsej dhe bitcoin eshte nje prej tyre) jane produkte qe finacojne projekte te caktuara te zhvillimit te blockchain tecnology. Shume nga keto projekte jane e ardhmja e organizimit dhe drejtimit te ekonomise dhe shoqerise. Bitcoin eshte vetem nje prej Cryptocoins ( aktualisht zoteron 38% to total MaketCap) qe kerkon te decentralizoje sistemin finaciar, pra qe kerkon te eliminoje bankat dhe ndermjetesit e tjere finaciare ne procesin e transfertave dhe pagesave.
Une e kuptoj qe bankat dhe qeverite do te jene kunder ketij zhivllimi decentralizues sepse ato jane te parat qe afektohen dhe eliminohen nga ky zhvillim pro nuk kuptoj se pse Ju ( apo ekonomiste profesioniste ) merrni ane e tyre. Eshte injorance apo sherbim i mirepaguar??
me duket se eshte thjesht nje informacion burse!!
Vertet o shoke si ka mundesi qe edhe ne fillim te ketij viti nxjerrin koken injorantet. A ka ndonje te mencur qe ti zhduke keta palo gazetare pe bythe qe bejne sikur marrin vesh nga dynjalleku??
Bitcoin eshte “problem i madh” per Shqiperine qe kerkon “zgjidhje te shpejte” nga gazeta “Tema”