By Pass-et e Vlorës dhe Fierit, punimet rinisin në pranverë. Nisin dhe tre rrugë të reja

23 Janar 2018, 09:21Ekonomia TEMA

Në pranverë do të rifillojnë punimet për By-passin e Vlorës dhe atë të Fierit, me shprsën që në muajin korrik të hapet njëri krah i rrugës në By Pass-in e Fierit.

Zv.ministri i Infrastrukturës, Artan Shkreli, tha në Komisionin e Ekonomisë se shumë shpejt do të shpallet fituesi i ri, i cili do të përfundojë këto segmente.

Këtë vit qeveria do të nisë edhe ndërtimin e tre rrugëve të reja, rruga Vaqarr- Kavajë dhe ajo Milot – Balldrem, do të ndërtohen në partneritet me privatin, ndërsa do të hartohet projekti i segmetnit Elbasan-Qukës.

Ministria e Infrastrukturës është duke hartuar dhe projektin për të ndërtuar By-pass-in e Tiranës, i cili pritet të shfryjë fluksin e mjeteve që nuk kanë qëllim qarkullimin në kryeqytet.

Pika e nisjes së tij mendohet të jetë Kashari, i cili më pas do të lidhet me Arbanën dhe rrugën Tiranë – Elbasan.

3 komente në “By Pass-et e Vlorës dhe Fierit, punimet rinisin në pranverë. Nisin dhe tre rrugë të reja”

  1. andi says:

    O Tema, cdo dite del nje aks i ri qe do ndertohet ne Shqiperi. Kesaj rradhe doli dhe Vaqarr-Kavaje dhe by passi i Tiranes. Ah po, dhe Elbasan Qukes !!!

    1. Syu says:

      Pse nuk ndërtojnë shpella, moçale, xhungla?
      Pse ndërtojnë qytetërim, shtet dhe qytet?
      Kjo nuk është porosi e bizantinëve dhe osmaneve, Serbisë, Greqisë, Rusisë.
      Keto nuk iu pelqejne kafsheve, dembelëve, të paaftëve, egersirave, te palareve, parazitëve, erëqelbësve.

  2. Toni says:

    Po te lagjia e Benit pse nuk keni vene dore ? Benit s’i rruhet per te tjeret, po per lagjen e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje