Rezart Taçi, i cili nuk dihet ku ndodhet, pasi është në kërkim, bëri një dalje të beftë publike mbrëmjen e së martës në një lidhje telefonike në emisionin “Opinion”.
Ai u përpoq të sqarojë cilat ishin arsyet e falimentimit të kompanisë ARMO.
Taçi tha se gjatë menaxhimit të tij, para se te shiste aksionet te kompania azere, ARMO punoi vetëm 6 muaj në 5 vjet dhe ai i ka paguar të gjithë borxhet dhe detyrimet.
“Gjatë gjithë 5-vjeçarit nuk është akumuluar asnjë detyrim, përveç disa muajsh sigurime shoqërore.
Nuk janë paguar vetëm 170 milionë kur u ble, por edhe 230 milionë të tjera për të mbajtur bashkëpunëtorë pa punë.
Rafineria e Ballshit, humb 3 milionë dollarë në muaj”, tha Taçi.
Ai bëri një akuzë të fortë për ish-ministrin e Financave Ridvan Bode.
“Se çfarë ka bërë ky zotëri e dini më mirë ju sesa unë.
Janë bërë disa ligje, ndoshta edhe nga ky ministër, që ajo industri të mos punojë dhe që ajo industri të dalë me humbje.
Janë bërë shumë ligje.
Nuk janë aplikuar ligje që respektojnë standardet ndërkombëtare.
Janë aplikuar ligje që ajo të mos punojë dhe të dalë me humbje.
Ndoshta nuk ka ekspertizë në institucionet shtetërore për të bërë ligjet e duhura” – akuzoi Taçi.
Besnik Sulaj akuzon Bojaxhiun dhe Peshën
Për herë të parë ka folur për çështjen “ARMO” edhe biznesmeni Besnik Sulaj.
Në një lidhje me telefon në emisionin “Opinion”, Sulaj është munduar të shpjegojë situatën ku ndodhet kompania, por mes shifrave çështja është bërë edhe më e ngatërruar.
Biznesmeni i përmendur shpesh nga opozita si i lidhur me kryeministrin Rama, këmbënguli se kompania e vëllait të tij, IRTC, që ka në administrim rafinerinë nga viti 2016, ka paguar të gjitha taksat dhe detyrimet.
“Unë e njoh historinë e ARMO-s të paktën nga viti 2013. Nuk besoj që mungojnë 704 milionë. Në atë kohë ARMO ka pasur vetëm 20 milion dollarë borxhe në tatime. Në 2013 kur kanë ardhur azerët e kanë gjetur kompaninë me rreth 20 milion dollarë borxh.
Unë edhe i kam takuar dhe kanë qenë investitorë shumë seriozë. Ata pyetën në tatime, paguan 10 milion dollarë dhe ARMO mbeti pa asnjë lloj borxhi. Më pas shteti shqiptar u vuri një gjobë 100 milion dollarë. Me këtë 100 milion dollarë falimenton kushdo që të jetë” – tha Sulaj.
Pyetja që iu bë nga studio ishte a ka kompania e tij IRTC rreth 55 milion euro detyrime fiskale të papaguara në tatime, por Sulaj e mohoi.
“E keni gabim. Kompania nuk është paguar dhe nuk ka 70 milion dollarë detyrime. Ka rreth 25 milion euro të papaguara. Ato që flitet aty janë të pavërteta” – tha biznesmeni.
“IRTC e ka marrë në 2016-ën, por duhet të kuptojmë të gjithë se rafineritë janë si puna e mullirit, po s’pate grurë s’ke çfarë ta duash mullirin. Është hapur një rafineri tjetër në Elbasan nga kompania Isvor dhe është teknologji e fundit ka vetëm 20 punëtorë” – tha Sulaj, që më pas u hodh në kundërsulm.
Fillimisht akuzoi ish-zv.ministrin Gjergji Bojaxhiu dhe më pas ish-kreun e AKBN-së Besian Pesha.
“Gjergj Bojaxhiu së bashku me Ardian Xhillarin kanë bërë piramidën më të madhe në Shqipëri ndërsa Besian Pesha kur ka qenë në komisionin e AKBN-së ka qenë te Albpetroli dhe i ka kërkuar një mikut tim nga Fieri 200 mijë euro”– tha Sulaj, por të dy i mohuan akuzat nga studio.
Na morshit pleshtat ju qe se dini se ne vjen te austris e keni
ja ky ishte kapitalisti me i fuqishem ne kohen e qoftelargut qe benje cfare te doje dhe detyrimet i paguaje ne deren e madhe , ku sot hamshori nuk le resort pa vizituar.
O Mero mavri me ngjyre mavi !
Ne e ndoqem emisionin “Opinion” dhe nuk mundesh ti me kete lloj Titulli dhe kete lloj artikulli , te n’a mbushesh mendjen se sa e “Pafajshme” eshte qeveria e qoftelargut Edvin ne kete supevjedhje qe j’u behet gjithe shqiptareve.
Kjo do te kishte vlere nese Rama do te kishte 5 dite dhe jo 5 VJET ne pushtet.
Sado pusht i madh te behesh o Mero, nuk i mbulon dot pushtlleqet e panumerta te krimineleve te sotem.
Megjithate 10-15 injorante genjehen, shkruajne levdata ne portalin tend dhe ty kaq te mjafton. Sherbimin e radhes e kryen dhe qete-qete pret shperblimin ( kocken) e perditshem.
shume dakord me Artemisen.se luan as topi.