Shefqet Kastrati blen 30 milionë euro hotel "Sheratonin" në Tiranë

24 Janar 2018, 12:35Ekonomia TEMA

Pas largimit të papritur të kompanisë Sheraton, hoteli në Tiranë mbeti në pronësi të kompanisë M.A.Al-Kharafi & Sons W.L.L, e cila është aktive që nga viti 1992 në vendin tonë.

Sheraton prishi kontratën me Al Kharafi, kur kuvajtianët ende nuk e kishin gjetur blerësin e godinës.

Ikja e kompanisë së njohur nga Shqipëria duket se ka që oferta të arrijë tek çmimi i volitshëm për shitjen e hotelit.

Lapsi.al mësoi se ka qenë Shefqet Kastrati që ka blerë Hotel Sheratonin nga kuvajtjanët për një shumë prej 30 milion eurosh.

Kastrati është një nga biznesmenët që qëndron rregullisht në majat e renditjes së njerëzve më të pasur në Shqipëri.

Ai njihet kryesisht për biznesin e hidrokarbureve, të makinave, të sigurimit etj, të gjitha nën kompaninë mëmë Kastrati Group.

Së fundmi Kastrati po zgjeron investimin edhe në hotele dhe ndërtime.

2 komente në “Shefqet Kastrati blen 30 milionë euro hotel “Sheratonin” në Tiranë”

  1. Paqesori says:

    Ta gezojne dhe i pafshin hajrin !

  2. I says:

    Parate e Anastas Angjelit dhe Ilir Metes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje