Investitorët suedezë vëmendje tek potencialet e Shqipërisë

28 Janar 2018, 14:50Ekonomia TEMA

Potencialet që ofron Shqipëria për zhvillimin e investimeve dhe nxitjen e kompanive suedeze për të konsideruar tregun shqiptar ishin në qendër të takimit që ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati zhvilloi me Këshillin e Biznesit në Suedi.

Në kuadër të një vizite dy ditore që po zhvillon në Suedi, Bushati u takua me drejtuesit e një prej kompanive më të mëdha suedeze dhe nordike, Apollo, e cila operon edhe në tregun tonë turistik.

Kjo kompani ka nisur aktivitetin turistik tek ne në vitin 2014, në rreth 5 mijë rrjete turistike dhe e mbylli sezonin e kaluar me mbi 40 mijë rrjete të tilla. Sezonin e ardhshëm do të nisin dhe fluturimet direkte nga vendet e Evropës nordike.​

Gjatë qëndrimit të tij në Suedi, Bushati do të takohet me homologen suedeze, Margot Wallström. Një tjetër takim i parashikuar në axhendën e Ministrit Bushati është ai me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Bashkimit Evropian dhe Tregtisë, Oscar Stenstrom.

Ai do të takohet gjithashtu me Sekretaren e Shtetit në Ministrinë e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ndërkombëtar, Ulrika Modeer si dhe me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Migracionit dhe Drejtësisë, Lars Westbratt. (atsh)

1 komente në “Investitorët suedezë vëmendje tek potencialet e Shqipërisë”

  1. Ja kjo na duhen neve Investime, jo c’llomotit Lul-Monika;kjo vene krah Lulit..
    .Pune dhe mireqenie popullit o zoterinj, sa ti “Zonja M.”
    Dhimbia e madhe popull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje