Ankaraja kërcënon se "do t’i thyejmë këmbët e duart”, Athina zyrtare i përgjigjet kërcënimit të Turqisë për Tsipras: E neveritshme...!

2 Shkurt 2018, 09:13Rajoni TEMA

Me tone te ashpra Athina zyrtare i eshte pergjigjur deklaratave te keshilltarit te presidentit te Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan, i cili kërcënoi kryeministrin grek Aleksis Tsipras dhe Ministrin e Mbrojtjes Panos Kamenos.

Permes zedhenesit te vet, Aleksandros Yennimatas, minisitria e Jashtme greke ka reaguar pas incidentit te ndodhur ne ujerat pranë ishullit Imia, ku ministri i Mbrojtjes, Kammenos, ishte pjese e ceremonise per hedhjen e nje kurore me lule në kujtim të tre oficerëve grekë që humbën jetën gjatë incidentit më të nxehtë midis dy fqinjëve në Egje, 22 vjet më parë, u bllokua nga Turqia, duke ndezur nje konflikt.

Athina zyrtare i ka cilësuar deklaratat e tij, të padenja. “Deklarata te tilla te neveritshme që vijnë nga këshilltari i Presidentit turk janë të huaja për kulturën politike evropiane. Duke pasur parasysh pozicionin që mban ky zyrtar, ai do të bënte mirë të kuptonte se deklaratat si këto nuk kontribuojnë në përmirësimin e marrëdhënieve midis dy vendeve”- thuhet ne reagimin e Athines zyrtare.

Po ashtu, Ministria e Jashtme greke ka theksuar se statusi ligjor i Egjeut është i qartë dhe i garantuar me ligj ndërkombëtar.

Kujtojme se keshilltarit i Erdoganit, Jigit Bulut, gjatë një programi televiziv tha:

“Athina do të ndiejë zemërimin e Turqisë, më keq se në Afrin. Ne do të thyejmë këmbët dhe duart e zyrtarëve, kryeministrit apo çdo ministri që do guxojë të shkelë në Imia, në Egje”, tha këshilltari i Erdogan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje