Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku kanë firmosur një marrëveshje bashkëpunimi, për luftën kundër krimit të organizuar.
Dy zyrtarët janë takuar sot dhe kanë firmosur dokumentin zyrtar të bashkëpunimit, sipas të cilit, të dyja palët kanë hedhur në letër angazhimet dhe detyrat e tyre.
Veprat penale që u referohet marrëveshja janë ato të lëndëve narkotike dhe pastrimit të parave, korrupsioni, pasuria në sferën ekonomike, shoqërive tregtare, në fushën e tatim-taksave, sekuestrimi dhe konfiskimi i aseteve kriminale dhe vepra të kryera nga subjekte të posaçme të përcaktuara në nenin 135/2 të Kushtetutës.
Ky nen përfshin veprat penale të korrupsionit dhe të krimit të organizuar, si dhe akuzat penale kundër presidentit të Republikës, kryetarit të Kuvendit, kryeministrit, anëtarit të Këshillit të Ministrave, gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, prokurorit të Përgjithshëm, inspektorit të Lartë të Drejtësisë, kryetarit të Bashkisë, deputetit, zëvendësministrit, anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe drejtuesve të institucioneve qendrore ose të pavarura, të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj, si dhe akuzat kundër ish-funksionarëve të sipërpërmendur.
Sipas këtij dokumenti, Prokuroria e Përgjithshme merr përsipër të krijojë seksione të posaçme të përkohshme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Fier, Korçë, Gjirokastër dhe Lezhë.
Prokurorët që do të caktohen në këto Seksione të Posaçme do të kalojnë paraprakisht një proces verifikimi të pasurisë dhe integritetit nga Prokuroria e Përgjithshme, proces që do të realizohet në bashkëpunim me SHISH, ILDKPI dhe DSIK.
Brenda 5 ditëve, Prokuroria e Përgjithshme do të caktojë prokurorët në këto seksione ku një prej tyre do të jetë drejtuesi, ndërsa në Prokurorinë e Përgjithshme do të caktohet një prokuror/koordinator ndërmjet seksioneve të posaçme dhe Task-Force Speciale Qendrore.
Madje, në marrëveshje thuhet më tej se për të shmangur nxjerrjen e sekretit hetimor, shërbimet e policisë gjyqësore do të dërgojnë materialet në seksione në mënyrë të drejtpërdrejtë, jashtë shërbimit postar.
Ndërsa detyrat e Ministrisë së Brendshme, që rrjedhin nga kjo marrëveshje, janë përfaqësuesit e saj në Task Force Speciale Qendrore dhe Rajonale, që do të bashkëpunojnë me prokurorët e Seksionit të Posaçëm.
Ministria do të sigurojë mbrojtje dhe siguri fizike për prokurorët dhe familjarët e tyre, kur u vihet jeta në rrezik.
Secila palë merr përsipër të bashkëpunojë me qëllim zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga kjo marrëveshje.
Për çdo rast të mos përmbushjes së detyrimeve, çdo palë informon palën tjetër dhe marrëveshja hyn në fuqi dhe zbatohet deri në krijimin dhe funksionimin e Prokurorisë së Posaçme.
Ç’është kjo marveshje?!!! Marveshje mes institucioneve kur detyrat dhe pergjegjesit jane percaktuar ne kushtetut dhe ne ligje. Ju detyron ligji të beni detyren tuaj o plehra. Se po shkaterroni ate popull. Nuk mjafton zhvatja e vjedhja e gjithe ketyre 28 viteve.
Katunar. Legen!
Kur ishtw Birisha nuk ta mbante te hapje gojen se ta kepuste gjuhen.
Tani shan si te doje qefi.
hahahahaahhah, peshqit e medhenj. …. harruan peshkaqenet smrh bosat e tyre
:
Shpellari
LulHollandezi
floririlike
drogaEdscobtradhtari
te tjerat jane hani bar se jeni mesuar…..
Bravo! Keshtu behen punet mire, duke bashkepunuar njeri e tjetrin.Kur kordinohen punet midise Prokurorise dhe ministrise brendsheme,patjeter do shkojne mire, dhe do kete rezulatate te mira kundra krimit dhe krimineleve.Suksese dhe mbare.Populli pret rezultate te mira nga drejtesia dhe policia,sidomos ne kapjen e peshqeve te medhenj,si Sali,Basha,Meta Monka etj.Keta te fundit i ka zene tartakuti,u ka hyre lepuri ne barke nga frika e vetingut,dhe po perpeliten me protesta e me kundraakuza te rreme.
peshku arreston peshkun.rama arreston arata markun,dhe arta marku arrestin edi ramen,a saimir tahiri avokat…..
um? kapin peshqit se peshkaqenit i kane frike emrin….
o kasolle ku na mblodhe…
keta te dy , cne te merren me keto pune? po Xhafes, do ti tregoje kjo kur ta hetoje apo do e bajne planin bashke?
shqipnia po rilind
peshqit apo peshkaqenet
Mesa duket do te kemi lajme te mira per arrestimin e Peshqve te Medhenj. Kjo marveshje i kundervihet PD dhe LSI, duke shmagur perpiekjet e tyre per moszbatimin e Vetingut. Me ne fund Peshqit e Medhenj do te bjene ne rrjete. Bravo SHBA!