"Devi Kasmi i vuri pistoletën në kokë grekut para palestrës, dyshonte se e ndiqte"

3 Shkurt 2018, 18:15Politika TEMA

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja në lidhje me atentatin në Tiranë në fillim të kësaj jave që i mori jetën Dëfrim Kasmit. Hoxha i ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24, ka treguar se shtetasi grek Eftimiu Eftimius ndiqte prej kohësh Dëfrim Kasmin, shkruan BW.

Greku madje lëvizte shpesh tek palestra në pronësi të Kasmit, pranë shkollës “Sami Frashëri”, tregon Hoxha.

“Dëfrim Kasmi, dyshonte tek çdokush, mbante dy armë gjithmonë me vete, një në brez një në çantë. Armën ose i ka rënë kur e kanë goditur.

Ai ka qenë në palestër kur vinte re nga kamerat një person të cilin nuk e njihte askush.

Ai ka bërë fotografi për ta identifikuar, dhe kur e ka parë sërish, ka dalë dhe i ka vendosur pistoletën në kokë, shtetasit grek.

Greku ka tentuar të njohë vendin, lëvizjet dhe oraret. Por në përpjekje për të njohur terrenin është zbuluar dhe kur Kasmi i ka vënë pistoletën në kokë.

Kasmi i ka folur në shqip, greku i është përgjigjur në anglisht.

Kasmi i ka bërë kontroll të imtësimshëm, dhe nuk i gjeti armë kur e kapi. E shpëtoi fakti që ai foli në anglisht dhe që nuk kishte armë.

Dëfrim Kasmi ka hyrë në palestër e ka dalë, dhe brenda 15 minutave greku është rikthyer në vendin e ngjarjes, dhe kjo i ka shpëtuar Kasmit.

Një i huaj që i vihet pistoleta në kokë në një vend si Shqipëria, ai nuk rikthehet kurrë, por greku është rikthyer sërish,” zbuloi Hoxha.

1 komente në ““Devi Kasmi i vuri pistoletën në kokë grekut para palestrës, dyshonte se e ndiqte””

  1. Prapaganda says:

    I vuni pistoleten ne koke Grekut po Greku ja futi me ne fund. Ketij i them trim prej verteti si puna e Edrames para Kotcias.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje