FOTOT: Terror në Itali, të shtëna me armë zjarri, 6 të plagosur

3 Shkurt 2018, 13:29Bota TEMA
FOTOT: Terror në Itali, të shtëna me armë zjarri, 6 të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin italian Macerata ku një person ka hapur zjarr teksa ecte me makinë.

Të paktën 6 persona raportohet të jenë plagosur, nga të cilët 4 ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ka bërë të ditur se të shtënat kanë ardhur nga një makinë “Alfa Romeo”, nga e cila është qëlluar në drejtim të disa personave me ngjyrë, të cilët dyshohet se janë nga Nigeria.

Ende nuk dihet motivi që i ka shtyrë autorët të qëllojnë.

Ndërkaq kryebashkiaku i Macerata i ka kërkuar qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi deri në qetësimin e situatës.

Ndërkohë policia bëri të mundur arrestimin e një personi, i cili dyshohet si autor i ngjarjes, ndërsa vazhdojnë kontrollet për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje