Ulsi Manja i “përvishet” LSI-së: Pretendimet e tyre, injorancë juridike. Nuk e kanë lexuar fare memorandumin

3 Shkurt 2018, 19:51Politika TEMA

Në një intervistë pyetjesh përballë gazetarit të ERTV, deputeti socialist Ulsi Manja është përgjigjur edhe ndaj akuzave të LSI se memorandumi i firmosur mes ministrit Xhafaj dhe kryeprokurores Marku për luftën kundër korrupsionit, është antikushtetues.

Sipas Manjës, kjo është shenjë e injorancës juridike dhe akuzuesit nuk e kanë lexuar fare memorandumin pasi aty ka një klauzolë që thotë se mënyra e ngritjes së taskforcave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të përcaktohet me udhëzim të prokurorit dhe akte të tjera nënligjore.

“Absolutisht, ligji i ri për prokurorinë dhe kodi i procedurës penale nuk lënë hapësira për interpretime ligjore të ndryshme nga çfarë ka memorandumi.

Ligji i ri për prokurorinë i jep të drejtën kryeprokurores të përfaqësojë institucionin në raport me palët e treta”, tha Manja.

Por ky sipas Manjës nuk është memorandumi i parë i këtij lloj:

“Prokuroria dhe Ministria e Brendshme kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi edhe kur opozita e sotme ishte dje në pushtet.

Në 2009 është nënshkruar i njëjti memorandum për krijimin e task-forcave të posaçme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar me të njejtin tekst”, tha ai.

1 komente në “Ulsi Manja i “përvishet” LSI-së: Pretendimet e tyre, injorancë juridike. Nuk e kanë lexuar fare memorandumin”

  1. Tr says:

    INJORANTET DUHEN TE SHPORREN NGA POLITIKA E SE ARDHMES . JANE VETEM ZHURMUES , TE KORRUPTUAR . NUN KANE MORAL TE NGREJNE ZERIN .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje