Ish- drejtori i Arkivit në ministrinë e Brendshme Kastriot Dervishi publikon listën e dytë të deputetëve të pushkatuar nga Enver Hoxha në vitin 1948. Sipas këtij dokumenti ata u akuzuan si bashkëpunëtorë me anglo – amerikanët dhe në veçanti me Harri Fultzin.
1948/Grupi i dytë i deputetëve
Në fillim të shkurtit 1948 u ekzekutuan të dënuarit me vdekje në procesin e dytë ndaj grupit të deputetëve. Organizimi i këtij procesi është diskutuar edhe gjatë takimit të korrikut 1947 të E.Hoxhës me Stalinit. Sipas diktatorit të Shqipërisë, “lufta ndaj armiqve të brendshme zhvillohej e ashpër”, por çdo ditë dilnin “armiq të rinj”. Hoxha akuzon “dorën anglo-amerikane” dhe H.Fultzin.
Gjatë bisedës, del edhe fakti do bëheshin dy gjyqe, një i hapur (u bë në shtator 1947), e tjetri i mbyllur (u bë në janar 1948). Ndryshe nga procesi i parë ndaj grupit të deputetëve, ku shumica nën presion të jashtëzakonshëm i “pranoi” akuzat, në procesin e dytë, shumica e të pandehurve nuk i pranoi ato, pavarësisht se u vu nën tortura të rënda.
U dënuan me vdekje, pushkatim: Riza Dani (63 vjeç, ish-deputet), Faik Shehu (48 vjeç, ish-deputet), Islam Radovicka (49 vjeç, ish-deputet), Syrja Selfo (35 vjeç), Uan Filipi (46 vjeç), Hilmi Hysi, (35 vjeç), Hasan Reçi (43 vjeç).
U dënuan me dënime të ndryshme: Arif Gjyli (ish-deputet), Isuf Hysenbegasi, Kostandin Boshnjaku (ish-deputet), Demir Kallaratin, Bexhet Shehu, Adem Beli, Hivzi Kokalari, Mestan Ujaniku, Halit Gjolena, Kamber Jaskollari, Ibrahim Hasani, Nexhmi Ballka.
Bashkëlidhur, fotot e Arif Gjylit (sipër) dhe Hasan Reçit (poshtë), pas torturave në hetuesinë komuniste
Po pse a ka ndonje shtet qe i ben heronj spiunet qe punojne per shtetet e tjere?
Po si ska , eshte Shqiperia . Dhe mos lexo kete blu vetem blu , se ky eshte karuc me gunga nga trute e kokes . Shko dhe spiuno per nje shtet tjeter ne USA, pastaj hajde te besedojme . Une e urej regjimin komunist , por atyre ua beri mire , jo se i kish kundershtare , por ata ishin antishqiptare . Dhe ne luften e dyte boterore gjermani e desh informacionin , por informatorin kurre , e pushkatonte menjehere . Sot po nuk do atdheun , nuk do asnje ……….
Edhe emrin e ke shvejk, se si ai je, more trushpelare !
.. do tu vine mente .kur te mos i hane as qente ..! keto denime behen kudo ne bote , por “turi laret ” nuk shohin as filma ..!
Po si ska , eshte Shqiperia . Dhe mos lexo kete blu vetem blu , se ky eshte karuc me gunga nga trute e kokes . Shko dhe spiuno per nje shtet tjeter ne USA, pastaj hajde te besedojme . Une e urej regjimin komunist , por atyre ua beri mire , jo se i kish kundershtare , por ata ishin antishqiptare . Dhe ne luften e dyte boterore gjermani e desh informacionin , por informatorin kurre , e pushkatonte menjehere . Sot po nuk do atdheun , nuk do asnje ……….
enver hoxha shikonte filma me drakula ne gjume ,sa ngrihej ne mengjes u priste koken.
“Per te miren e atdheut” TRUSHPELARE.
Po ti si shpetove mo KOKSYNET ? ? ?