Stamboll, arrestohen 82 të dyshuar për lidhje me ISIS

4 Shkurt 2018, 09:25Bota TEMA

 Më shumë se 80 persona u arrestuan gjatë një operacioni në Stamboll për shkak të dyshimit për lidhje me organizatën terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency.

Ekipet policore të anti-terrorit në Stamboll kanë kryer veprime të njëkohshme në 16 adresa në dhjetë lagje të ndryshme. Për shkak të dyshimit se kanë ardhur nga fushat e betejës në Siri dhe Irak dhe se ishin në përgatitje të sulmit në këtë qytet, u arrestuan 82 persona, nga të cilët 77 shtetas të huaj.

Gjatë bastisjeve u konfiskuan dokumente të shumta, materiale digjitale dhe pajisje të cilat do të përdoren si provë në hetimet e mëtjeshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje