Sirianët rrëzojnë bombarduesin Su-25 dhe vrasin pilotin, kundërpërgjigjja ruse është e ashpër

3 Shkurt 2018, 21:30Bota TEMA

Një bombardues rus Su-25 është rrëzuar në rajonin e Idlibit, në Siri.

Lajmi u konfimrua nga Ministria ruse e Mbrojtjes, e cila saktësoi se mjeti fluturues ushtarak është qëlluar nga toka me një MANPAD (sistem i mbrojtjes ajrore i lëvizshëm).

Piloti ka arritur të dalë nga mjeti, por është vrarë nga militantët sirianë sapo ka zbritur me parashutë.

Sulmi ndodhi sot në Idlib, një zonë ku së fundi konflikti është përshkallëzuar.

Zona kontrollohet nga grupi terrorist Al-Nusra.

Pas kësaj ngjarjeje, kundërpërgjigjja ruse ka qenë e ashpër.

Avionët ushtarakë rusë vunë në shënjestër zonën e kontrolluar nga Al-Nusra nga ku u rrëzua aeroplani bombardues.

Një aksion që mediat ruse e përshkruajnë si goditje masive me precizion të lartë, sipas tyre, ka lënë të vdekur 30 terroristë.(TemA TV)

3 komente në “Sirianët rrëzojnë bombarduesin Su-25 dhe vrasin pilotin, kundërpërgjigjja ruse është e ashpër”

  1. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

    AL-NUSRA,foleja e bithlesheve sunitoshqipfoles…………………..ptuuuuuuuuu,plehra arabe!

  2. #varijanullen says:

    Nuk e kuptoje Cfare duan arinjte e siberise aty vend pa lidhje me Ta?? Pastaj thone jo perendimi na ka shfrytezuar??

  3. KATHARSIS says:

    KETYRE JEVGJITERVE TURQ PO IU AFROHET BEHARI I FUNDIT.KORRIKU I GJEN NE DREJTIM TE MOLLES SE KUQE. MUZHIKU TRE DITE PUNE I KA SULXHUKET.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje