VIDEO: BBC satirizon gazetarin e saj për servilizëm ndaj Trump

5 Shkurt 2018, 09:11Bota TEMA

Piers Morgan ka akuzuar BBC-në pas transmetimit të një karikature që përshkruante gazetarin britanik me hundën e tij në anën e pasme të Presidentit Trump.

Prezantuesi i Good Morning Britain, i cili siguroi intervistën e parë ndërkombëtare me Trump javën e kaluar, kritikon BBC për përdorimin e kësaj karikature në “The Mash Report” – në përmbledhjen satirike të lajmeve.

Gazetari, së pari, shkroi në tëiter rreth karikaturës pasi ajo u shfaq në programin e kanalit BBC2.

Ai akuzoi korporatën për standarde të dyfishta.

“Qesharake, pasi ky imazh shihet nga shumë njerëz.

A mund të imagjinoni këtë karikaturë të publikuar nga  BBC, nëse në rolin e presidentit Tump do të ishte Hillary Clinton apo intervistuesi të ishte  një grua?”, shkroi gazetari.

“BBC mendon se kjo është në rregull për tu transmetuar.

Pse standard i dyfishtë?”, pyet gazetari në reagimin e tij.

Një numër njerëzish e përkrahën Morganin duke përfshirë autoren dhe gazetaren feministe Jennifer Ëright.

Morgan më pas  akuzoi BBC-në për homofobi.

Ndërkaq, një zëdhënës i BBC-së u shpreh se BBC ka një trashëgimi të pasur të satirës dhe “Raporti i Mash” bën një shikim satirik dhe surreal në historitë e mëdha të javës.(TemA TV)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje