BE vulos fatin e Ballkanit Perëndimor, Mogherini: Shqipëria ka zbatuar 100% politikat e jashtme të caktuara nga Europa

6 Shkurt 2018, 15:08Rajoni TEMA

Frederica Mogherini dhe Komisioneri Johannes Hahn kanë dalë në një konferencë për mediat ku kanë sqaruar miratimin e strategjisë së re të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

“Qëllimi është integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE. Kërkohet ambicie për të arritur të gjitha kushtet tona dhe ato që kemi kërkuar. Sinqerisht sot nuk do ta ndaja askënd, pra se këto apo ato vende do ta kalojnë finishin të parët.

Sigurisht sot Serbia dhe Mali i Zi i kanë ndërkohë të hapura negociatat e anëtarësimit, pra mund të thuhet se këto janë më të avancuarat, por ne jemi realisht në një fazë të hershme dhe është vërtet herët për të parashikuar diçka,” tha Johanes Hahn.

Ndërkohë gjatë fjalës së saj Mogherini përmendi dhe Shqipërinë, duke vlerësuar se vendi ynë dhe Mali i Zi kanë zbatuar 100% politikat e jashtme të caktuara nga BE.

“Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës. Vendet e Ballkanit Perëndimor ndajnë të njëjtën histori, do të kemi një të ardhme të përbashkët. Shqipëria dhe Mali i Zi kanë qenë zbatuese 100% sa i përket politikave të jashtme të caktuara nga BE. E ardhmja e përbashkët është prioriteti me të cilin po punon BE.

Kjo strategji është prioritet i qartë për vendet e Ballkanit. Duhet të vijojnë reformat nga këto vende në të mirë të qytetarëve. Nuk ka një datë të saktë, por perspektiva mbetet e qartë dhe vizioni po ashtu.

Kjo nuk vlen vetëm për ato vende për të cilat kanë nisur negociatat, por edhe për vendet e tjera. Kjo strategji është hapi i parë i BE, në muajt në vijim do të ketë hapa të tjerë.

Sa më shumë vende të Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e BE-së aq më mirë do të jetë pasi është e vetmja mënyrë për të garantuar sigurinë. Është një rajon që përpara 20 vitesh ka pasur luftë dhe BE sjell një ekuilibër. Eshte në interesin tonë.  Dialogu Kosovë-Serbi është fondamental. ” u shpreh Mogherini.  (TemA)

 

9 komente në “BE vulos fatin e Ballkanit Perëndimor, Mogherini: Shqipëria ka zbatuar 100% politikat e jashtme të caktuara nga Europa”

  1. Al says:

    Domethene asgje nuk thate si gjithmone…

    1. Hani mut, qeras qeveria. says:

      Ca do ti te thote kjo? Ne nje vend ku polici qe kur hyn ne kufi te kerkon kafe per shefin, ta ka fajin Evropa? Apo kur plas grushti ne rradhe neper kangjella duke pritur si zagar me ore te tera per nje certifikate, ta ka fajin kjo? Shqiperia do jete e gatshme per te hyre ne Evrope vetem atehere kur asnje Shqiptar te mos dhitet me ne det. Atehere mund ta kerkosh fajin tek te tjeret.

  2. Treviso says:

    Ky eshte lajm per te mare ne xhiro Ballkanin.

  3. SHQIPERIA SOT says:

    Kjo do te thote se : Beogradi dhe Athina nen tutelen e Moskes dhe Pekinit, me perkrahjen e agjentve brenda shqiperise , ne poste kyce dhe drejtuese si ish kryetere partishe qeverishe apo presidente te ketij vendi , hodhen gurin e pare te themelit per rikonstruktimin e sllaveve te Jugut te europes mbeshtetur mbi aksin e ortodoksise dhe platformes tranpoline te Kines drejt tregjeve te europes.
    Me pak fjale ky qe fellimi i nje fundi te veshtire per shqiperine dhe shqiptaret.
    Uniteti mes shqiptarve ne momente delikate shfaqi fytyren e tije te vertete e te mallkuar, si gjate gjithe historise. Politkane zagare, qelbesira qe vijen era mortje, ca jashtqitje te nje kombi si ky yni vune interesat personale mbi ato kombetare, vune parate mbi te ardhen e ketij vendi. Nese sot trashgimtari i ish mbretit eshte ne gjendje ekonomike ku therret qameti, kjo fale politikes drite shkurter dhe percarse qe ndoqi, po kete fat do kene dhe ata qe vodhen dhe vazhdojne te vjedhin pasurite dhe djersen e ketij populli. do ngelen ne histori si nje faqe e zeze, se per te jetuar me shume se nje fukara te hane mune, as edhe nje sekond me shume nuk do jetojne..nje bajge e qelebur do katandisen ushqim per krimbat.

  4. says:

    Antarsimi vendit tone në BE ka ane negative pasi çdo vit duhet te paguajm 10 milion euro ne fondin reserv te bashkimit europian (katastrof natyrore ,rroge punonjsish,qira)ka an pozitive se ska taksa doganore

  5. ferdi says:

    ikni ju qisha kurven me gjith europen tuaj , keshtu esht kur politiken ton e bejn ca alabak ordiner , ju dhe nonen tja boni kti mileti e kan pak , po shesin bythen politikanet tan per kte kurv europe , kta kan 27 vjet qe tallin bythen me ne , smbetet gje tjeter me thon rroft ENVER HOXHA i vetmi burr shteti ne kte vend qe ja qiu kurven te terve per interesat e vendit te vet dhe sa ishte ne pushtet as nuk dhjeu njeri nga kta dhe te ter na rrespektonin me shum , europes po si qive nonen nuk te thot bab , po i qite bythen te nxierin ne semafor , siç na kan nxier ka 20 vjet , serbia vrau 100 mij njerez beri tre luftra , prap kta kurvat e europes serbia esht e para thon , se serbia nuk i dhjet me nje mut , fton putinin per vizit , shurra ne brek kshillit te europes , ne rrim me ameriken europa nuk ka arsye ta rruaj per ne , se nga ne nuk i vjen e keqja ne e shumta qe munt ti bejm esht vetem qe tia hym me llap bythes europes si gjithmon , vari k,,t vend pa dinjitet , kur bejn politika ata qe deri ne vitet 90 jetonin ne pyll dhe disa te tjer qe hanin fara luledielli tek borduri tek broduej normal qe nuk kemi çpresim me shum.rruga nuk ben dot politik.

  6. I urti says:

    Jo se kemi ndonje qejf te madh per te hyre ne BE. Po ariti e dha fjalen i gjati yne dhe gjynah ti prishet qejfi. Ai i shkreti i shojti bisnesmenet e kanabisit per nje cike BE
    Po te kishte ndonje keshilltar cifut ne vend te ketij qe ka do ti kishte thene se nga tregetimi i asaj bime do vinin ne Shqiperi dhjetra here me shume euro se sa do jepte BE
    Shembujt jane. Mjafton te shikosh makinat e vilat lluksoze si askund ne Europe. Po edhe popujt e BE do te ndihmoeshin duke tymosur dhe nuk do te ankoheshin nga qeverite

  7. Glauk says:

    Eshte koha perfekte per krijimin e nje partie te re politike shqiptare , nga djem te rinj qe nuk kane lidhje me politiken.

    Fitimi i zgjedhjeve dhe futja ne burg e mijra politikaneve dhe gjithe robqirave te tjere te lidhur me ta dhe konfiskimi i dhjetra miliarda eurove te tyre eshte zgjidhja.

    Edhe te futesh ne BE, nuk eshte zgjidhje sepse asnje problem social nuk te zgjidhet…. ne rastin me te mire nese Be do vazhdoje te ekzistoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje