Ambasadorja e BE në Shqipëri Romana Vlahutin duke folur për integrimin tha se vendi ynë ka bërë mjaft punë kështu që ka mundësi reale për të hapur negociatat.
Më tej ajo u ka bërë apel palëve politike në vënd që të punojmë edhe më fortë për të përmbushur kritetet e vendosura për çeljen e negociatave pasi kjo është një pranverë shumë e rëndësishme për Shqipërinë.
Gjithashtu ajo deklaroi se Shqipëria ka punuar shumë për reformën në drejtësi.
“Dialog konstruktiv në të gjithë spektrin politik. Qeveria t’i japë mundësi opozitës dhe kjo e fundit të angazhohet në mënyrë konstruktive. Qeveria dhe opozita të punojnë deri në pranverë me konstruktivitet. Reforma në drejtësi ka nisur të zbatohet, kemi parë disa largime nga gjyqësore.
Marrëdhëniet me fqinjët dhe bashkëpunimi rajonal. Është shumë e rëndësishme për të mos harruar se afatet kohore janë indikative dhe shpejtësia do varet nga progresi i secilit nga gjashtë vendet. Raportet do të komunikohen në prill.
Sa më shumë reforma të zbatoni aq më shpejt do të arrini objektivin. Shqipëria ka bërë një gjë shumë të rëndësishme për reformën në drejtësi. Shqipëria ka bërë mjaft punë përpara dhe ka përfituar në kohë për të ardhmen, kështu që ka mundësi reale për të hapur negociatat.
Mesazhi im është t’i kthehemi punës, të punojmë edhe më fortë, kjo është një pranverë shumë e rëndësishme për Shqipërinë. Të punojmë së bashku që jetën e qytetarëve shqiptarë ta bëjmë më të sigurt, më të mirë dhe më të begatë. Këto janë të arritshme, por duhet më shumë përkushtim dhe angazhim.
Ne do të jemi shumë të vëmendshëm, sa më shumë ecën Shqipëria drejt BE, aq më shumë monitorim do të ketë për gjithçka. Celja e negociatave është në saje të një pune shumë të madhe, sidomos për qeverinë”. –tha ambasadorja e BE në Shqipëri Romana Vlahutin.
Ndërkohë e pyetur nga gazetaret nëse do të ketë në muajin prill një rekomandim për çelje negociatash, Vlahutin tha:
“E dini që duhet të presim për rekomandimin. Të kemi të njëjtën objektiv që është i njëjti për shqiptarët, që Shqipëria të bëhet shtet anëtar.
Në këtë këndvështrim kam përdorur fjalinë e fundit për të thënë që na duhet më shumë përkushtim, punë dashuri për të punuar për atë objektiv që ndajmë të gjithë në Shqipëri.
Të qënit të bashkuar është shumë i rëndësishëm dhe kjo duhet të jetë një gjë që nuk e harron askush”- tha Vlahutin.(TemA)