Programi i ri ekonomik: Ja 17 reformat e qeverisë deri në vitin 2020

6 Shkurt 2018, 15:21Politika TEMA

Në programin e ri ekonomik për periudhën 2018-2020, i cili u miratua këto ditë nga qeveria, parashikohet zbatimi i 17 reformave.

Ky program reformash dorëzohet në Komisionin Europian për t’u monitoruar më pas prej tij.

Reformat mbulojnë tematika të tilla si financat publike, energjia, transporti, telekomunikacioni, bujqësia, sektori bankar, industri, infrastrukturë, klima e biznesit, integrimi tregtar, arsimi dhe AFP, punësimi dhe përfshirja sociale. Më poshtë lista e reformave:

1-Krijimi i një kadastre fiskale

2-Liberalizimi i mëtejshëm i tregut të energjisë

3-Diversifikimi i burimeve të energjisë (gazifikimi)

4-Studim fizibiliteti për ndërtimin dhe përmirësimin e Korridorit Adriatik-Jonian

5-Rehabilitimi dhe ndërtimi i segmentit hekurudhor Durrës-Rinas-Tiranë

6-Konsolidimi dhe defragmentimi i tokës bujqësore

7-Politika për zhvillimin e industrisë joushqimore

8-Reforma në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve

9-Reduktimi i barrierave për biznesin

10-lmplementimi efektiv i planit kombëtar për uljen e nivelit të kredive të këqija në sektorin bankar

11- Përmirësimi i kapaciteteve institucionale të sistemit për kërkimin shkencor dhe inovacion

12- lmplementimi i kuadrit ligjor dhe rregullator për zhvillimin e infrastrukturës të bandës së gjerë (broadband).

13- Lehtësimi i tregtisë dhe arritja e sinergjisë në implementimin e masave kombëtare lehtësuese se për tregtinë.

14- Hartimi dhe implementimi i kurrikulave të bazuara në kompetenca dhe trajnimi i mësuesve

15-Përmirësimi i cilësisë dhe mbulimit të AFP duke siguruar lidhje me tregun e punës

16- Modernizimi i shërbimeve publike të punësimit, rritja e punësimit për gratë, të rinjtë dhe grupet e cenuara

17- Forcimi i mbrojtjes sociale dhe masat për përfshirjen sociale(monitor)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje