Ku shkuan “400 oficerë rusë” të Ngjelës?!

6 Shkurt 2018, 07:08Politika TEMA

Nga Aleksandër Karpushin*

“Materialet e mediave perëndimore kushtuar temës së Rusisë ka shumë kohë që nuk mund të shihen si burime të informacionit të vërtetë dhe objektiv. Shtrembërimi i rolit real të Rusisë në çështje ndërkombëtare është bërë praktikë e përditshme për to.

Prandaj, nuk përbën asnjë surprizë që edhe zgjerimin e Bashkimit Evropian e kanë lidhur me faktorin rus.

Të them të drejtën, është shumë e vështirë të flasësh për të gjitha këto në mënyrë serioze, pasi shprehje të tilla si “agresioni rus”, “ekspansioni rus”, “ndikimi rus” janë bërë përfundimisht pjesë e zhargonit të gazetarëve, dhe jo vetëm në Evropën Perëndimore, por edhe në Shqipëri, dhe tregojnë vetëm dëshirën e mediave për të rritur popullaritetin e tyre me anë të titujve “bombastikë”.

 Është për të ardhur keq që edhe ekspertët shqiptarë bien pre e kësaj mode të re. Dhe është akoma më e trishtueshme që pas akuzave që ngrihen ndaj Rusisë nuk qëndron asnjë provë. Mjafton të rikujtohet deklarata e famshme e analistit të njohur Spartak Ngjela, sipas të cilit gjatë protestës së opozitës vitin e kaluar në Shqipëri ishin futur “mbi 400 oficerë rusë” me qëllim destabilizimin e vendit. Ku kanë përfunduar këta “oficerë”? Vetëm zoti Ngjela mund ta dijë këtë gjë. Dhe ky është një shembull shumë karakteristik. 

Po të flasim për vetë Bashkimin Evropian, ne deri më sot nuk kemi dëgjuar asnjëherë që përfaqësuesit zyrtarë të BE-së të kenë shprehur ndonjë shqetësim lidhur me rritjen e së ashtuquajturës “influencë ruse” në Ballkan.

 Interesat e Rusisë në shtetet ballkanike janë krejtësisht të njëjtë me interesat e saj në rajone të tjera të botës dhe synojnë ndërtimin bashkë me partnerët të një dialogu të barabartë në bazë të respektit reciprok, një bashkëpunim pragmatik ekonomiko-tregtar, si edhe një ndërveprim energjik në fushën e kulturës dhe atë të arsimit. Dhe meqë ra fjala, Rusia kurrë nuk ka dalë kundër perspektivës evropiane qoftë të Shqipërisë, qoftë të vendeve të tjera të rajonit”.

*Prononcim i ambasadorit të Rusisë për emisionin “Tonight” të Ilva Tares

9 komente në “Ku shkuan “400 oficerë rusë” të Ngjelës?!”

  1. Spaçiu says:

    Z.Ngjala, ke ndonje koment per pyetjen qe te ben Z.Ambasador? Alo Spaçi, si me degjon?

  2. Kuq e zi says:

    Hahaaa
    nuk jeni kuder shqiperise apo kunder shqiptareve sepse nuk eshte e njejta gje?
    Ju i doni aq shume shqipraret sa qe gjysmen e tyre e doni nen serbi

  3. mono-loqizmi te ben dem says:

    Po ti mer lale me gjith men e ke qe merresh seriozisht me Ngjalen “analist” …..,,,???!!!! Ngjala eshte me haluçinacione qe i ka nga periudha e qendrimit ne burg …….. dmth ne çmendine !!!!!!!! Mos u merr me anal-loqet e Takut se do te behesh ene vete si ai … lereni te “dialogoje” me veten siç e kishin andej nga Spaçi !!!!!!!

  4. qytetari says:

    Zoti Ambasador,pyesni zevendesin tuaj qe merret me keto pune,se ku kane shkuar.

  5. fiqo says:

    Zoterinj Ruse, njerez si, Fatos Lubonja, Spartak Ngjela dhe disa te tjere, te cilet AI miku i Atij mikut tuaj, J.V. Stalin, i rrasi brenda, kane rrjedhur fare dhe nuk dijn se ku shkojne dhe c’fare thuan…..thjesht (nuk e di si j’u thone ne rusisht) “Gllava Kara”- Dergojini nga nje zarf me rubla secilit dhe j’u garantoj se do thone ” 4000 gjenerale kineze”……..

  6. perkthyesi says:

    Ne cdo koment neper ekrane, Ngjela ja fut katundit! Si nuk e degjova te pakten njehere qe te jete i sakte?

  7. ali vlora says:

    Me falni o komentus o popullqe per cdo problem ju nuk merrni qe ju shqeteson per dite e merreni meprobleme qe se keni fare haberin. Sa e di Spertak Njgjela kete problem nuk e di as vete sherbimet.

  8. Ivani i tmereshem says:

    Nuk te nderon ty si perfaqesues i nje shteti te madh te meresh me nje karagjos si Taku i cili ne Shqiperi eshte material bruto per emisione humoristike.

  9. Bashkimi says:

    Rusia ka qene dhe eshte shteti qe ka punuar me se shumti kunder qeshtjes kombetare Shqipetare. Ajo dhe caret e saje sllave jane hartuesit e kufinjve te pergjysmuar qe copetuan kombin shqipetare. Rusia eshte hartuesja e gjenocidit 100 vjecare qe sllavet e ballkanit me ne krye rusine kryen ndaj kombit fisnik shqipetare , si i vetmi komb jo-sllav dhe autentik ne ballkan. Alarmi I zotit Ngjela ishte I duhur ndersa numri i agjenteve duhej te ishte 4000 dhe jo 400. Ndersa po ti shtojme ketije numrit 4000 edhe ndihmat ushtarake qe rusia fashiste I jep serbise fashiste per nje shfarosje te ardhshme te shqipetareve , si dhe veton qe rusia I ben kosoves ne OKB , atehere shifrat e “investimit” rus kunder kombit shqipetare do te ishin alarmante. Kete “Alarmin
    Ruso-sllav” populli shqipetare eshte munduar ta perhape qe 100 vjete por askush nga europa plake ( me perjashtim te gjermaneve dhe austriakeve) nuk e ndegjoi, sepse ishin te okupuar me hartat dhe krijimin e 4 shteteve sllave ne trojet shqipetare . Si perfundim duhet te konkludojme se rusia eshte shteti me destruktiv dhe regresiste I cili e ka ne qender te politikes se saje ekspansionizmin sllav ne ballkan si dhe sabotimin e ceshtjes kombetare shqipetare. Ky duhet te jete nje alarm per te gjithe spektrin politik shqipetare .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje