Kryebashkiaku i Shijakut i përgjigjet Agron Dukës: Na trego ku i ka çuar lekët vëlla Mandi që të japim votën!

6 Shkurt 2018, 16:38Sport TEMA

Kreu i Bashkisë së Shijakut, Ardian Kokomani, në cilësinë e presidentit të klubit të Erzenit është shprehur i indinjuar për kërkesën nëpërmjet Facebookut që ka bërë kryetari i Partisë Agrare Ambintaliste, Agron Duka.

Nëpërmjet një statusi Duka i PAA-së, i kërkon kreut të Klubit të Erzenit që të votojë Armand Dukën si zgjedhje e Shijakut.

Por kësaj kërkese i është shprehur i indinjuar, kreu i Bashkisë së Shijakut, në cilësinë e presidentit të klubit të Erzenit, nuk ka përse vota të lokalizohet, por ajo do të jetë meritë e punës së bërë ose jo si drejtues i FSHF-së.

Ardian Kokomani i kontaktuar nga gazeta “Bulevard” është shprehur i indinjuar duke  pohuar se:

“Votat nuk kërkohen nëpërmjet facebookut, por janë fryt i punës së 16 viteve nga ana e Armando Dukës, në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Dhe unë si kryetar i Bashkisë së Shijakut, që investoj 200 milionë lekë për ekipin e qytetit jam shumë i indinjuar me punën e bërë nga ana e zotit Duka, si Drejtues i FSHF-së në këto 16 vite. Unë investoj, heq nga buxheti i bashkisë 200 milionë lekë dhe ata e shumëzojnë me zero investimin tonë.

Vota ime si drejtues i Ekipit të Erzenit ska lidhje me aktivitetin tim partiak, por ka lidhje me punën objektive të kryer përgjatë këtyre viteve nga ana e Dukës.

Nuk kam asgjë me familjen Duka, përkundrazi gëzojnë respektin tim në këtë drejtim, por nuk duhet përdorur kjo situatë politikisht. S’mund ta dredh votën time pa objektivitet, sepse duhet zgjedhur njeriu i duhur për ta drejtuar futbollin.

Dhe në kaq vite që unë drejtoj Bashkinë e Shijakut, zoti Duka nuk ka ardhur asnjëherë në stadium për t’a parë ekipin e  Erzenit, por e kemi mbajtur gjallë me forcat tona. 

As ai dhe as ndonjë tjetër se ka mbështetur deri më sot ekipin e qytetit tonë, që të dali dhe të na kërkojnë vota publikisht. 200 mln të vjetra, se kupton ai akoma,  ka ardhur ndonjëherë për ta parë ekipin  e Shijakut në stadium?

Nuk mund të jap votë se më thotë Goni apo kush tjetër, do i’a jap votën atij që punon për ta marrë votën si përfaqësues i klubit të Erzenit.

Dhe Duka nuk ka hedhur asnjë tullë për ekipin e Erzenit”, ka pohuar Kokomani për gazetën “Bulevard”.

7 komente në “Kryebashkiaku i Shijakut i përgjigjet Agron Dukës: Na trego ku i ka çuar lekët vëlla Mandi që të japim votën!”

  1. vito says:

    BRRAVO RRESPEKTE PER VETETSIN QE TREGON ZOTI KRYETAR , QENKE BURR ME TE VERTET JO LEGEN.

  2. Shqiptari says:

    Po Fino cfare ka bere more kastravec ? Si politikan flas, se me sportin nuk ka asnje lidhje. Interesant asnje kryebashkiak socialist nuk “voton politikisht”, por te gjithe votojne per Finon. Te kishte ndonje perjashtim te pakten.

    1. Vendaliu says:

      Obu bu kush po thote qe eshte shqipetare. Cfar shqipetari je ti me nje sy qe edhe kur ecen ecen shtreber,anon gjithenje ne nje krah. Ti nuk je as shijakas po i zbritur nga shpellat e thella. Per ty vetem nje eksiston Duka. Packa qe ky vjen nga politika,ika sherbyer politikes,dhe vazhdon akoma te jete me politoken. Ti dhe Cduka jeni nje me saliun. Vetem ai munt te nxjerre bajga nga goja ,kur i tha Finos qe ke vrare ne kohen tende me shume se sa jane vrare ne lufte. Tu vije turo nga vehtja .

    2. I.Hoti says:

      Ti o ‘shqiptare’ a po le tjere te emertohen shqiptare , apo e keni privatizu si ,demokradhine,tuaj!

  3. Alban Dega says:

    TE LUMTE PER ATDHETARINE E SPIKATUR DHE
    SHPIRTIN DEMOKRAT !

    ATDHEU i madh fillon tek vendlindja e vogel thone francezet !
    Si mund ta dua une Malesine e Gjakoves- Tropojen , Shqiperine po nuk desha vendin ku me ra koka Grac !
    Te hejtin mesazh lexova edhe tek qendrimi demokrat e atdhetar I muaji per Shijakhn dhe Erzenin tuaj !
    Te lumte !

  4. tomorraku says:

    Ne qoftese Preidentet”socialist” te futbollit votojne te tere per finon Kjo eshte “marrezi ” sportive !Po i beni edhe futbollistet militante partie. Hiqni dore nga kjo marrezi , duke mos votuar kete dehtakun Fino!

  5. Zigur Qarri says:

    Ardian Kokomani thote:”Dhe unë si kryetar i Bashkisë së Shijakut, që investoj 200 milionë lekë për ekipin e qytetit…..

    I investon ky keto Leke,apo Bashkia,apo mendon se Bashkia indetifikohet me personin e ketij,ose ky eshte vete Bashkia?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje