INTERVISTA/ Edi Rama flet për median greke për "Detin" e Ligjin e Luftës: Çamët janë shqiptarë dhe kanë të drejtat e tyre, nuk mund të ndalohen

6 Shkurt 2018, 08:56Rajoni TEMA

Kryeministri i Shqiperise, Edi Rama ka folur hapur per ceshtjen e çameve ne nje interviste dhene per gazeten greke “Ta Nea”.

Rama ka theksuar se nuk mund te pranohet pozita e sotme e ketyre njerezve qe kane te drejtat e tyre.

“Unë nuk besoj se çdo person i matur do të pajtohej me pozitën që këta njerëz kanë të drejtë për të udhëtuar dhe për të vizituar Greqinë apo që ata dhe fëmijët e tyre duhet të jetë në gjendje për të kërkuar të drejtat pronësore nëpërmjet gjykatave si normalisht ka te drejte çdo qytetar evropian “, tha Rama.

“Çamët kane te drejtat e tyre dhe nuk mund te ndalohen per te drejtat e tyre”- thote ai. duke shtuar se nuk mund te imagjinohet qe ne shekullin e 21 disa njerez nuk mund te hyjne dot ne Greqi.

Në të njëjtën kohë, Rama ka theksuar se “jemi pranë arritjes së një marrëveshjeje për kufijtë detarë që do të jetë nje marreveshje e drejta për të dyja vendet, Shqipërinë dhe Greqinë”

Intervistoi: Aleksia Kefala

Cili është vlerësimi juaj për marrëdhëniet dypalshe Greqi-Shqipëri sot?

Njerëzit e thjeshtë, në Shqipëri dhe Greqi, gjithmonë manifestojnë ngrohtësi dhe mikpritje njëri për tjetrin. Historia na ka bashkuar nga lashtësia dhe përgjatë Historisë ekzistojnë shumë shembuj të mëdhenj/të vecantë ku njëra palë të bëjë veprime të mira/pozitive ndaj palës tjetër. Shqiptarët strehuan fqinjët e tyre, duke i ofruar ndihmë, duke i ofruar mbështetje robërve fatkeqë të luftës Greko-Italiane dhe grekët bënë të njëjtën gjë me ne, kur ne dolëm nga periudha e turpshme/e fëlliqur e diktaturës komuniste.

Popujt tanë dhe kombet tona gjithmonë kanë kërkuar dhe kanë merituar një marrëdhënie të shkëlqyer midis tyre por politika jo gjithmonë ka reflektuar dëshirën e tyre. Kjo është për të ardhur keq dhe i ka drejtuar marrëdhëniet tona në momente të vështira dhe të errëta përgjatë historisë tonë.

Si Kryeministër jam angazhuar që nga dita e parë që të ndërtoj një marrëdhënie strategjike midis Greqisë dhe Shqipërisë e bazuar në respekt të ndërsjelltë, në besim dhe dëshirë për të ecur dorë për dorë drejt një të ardhme të mirë për të dy popujt tanë. Nuk ka qënë e lehtë. Kemi pasur tensionet dhe fërkimet tona, por megjithë këto, çështjet midis nesh i kemi përballuar me sinqeritet nga të dy palët.

Përkrah faktit se në këtë periudhë nuk kemi pasur kontakte të nivelit të lartë midis dy qeverive tona, ne kemi mundur të zhvillojmë/t’i japim frymë një mirëkuptimi të mirë dhe të thellë të shqetësimeve tona nga të dy palët.

Besoj se tani gjendemi në një pozicion për t’i përmirësuar në mënyrë të rëndësishme marrëdhëniet tona, duke i ndërtuar ato mbi një punë e cila është bërë nga të dy palët, për të përballuar çështjet e të shkuarës, duke na lejuar ne të ecim/udhëtojmë sëbashku drejt një të ardhme më të mirë për popujt tanë, kombet tona, dhe për rajonin tonë.

Jam i bindur se e gjithë puna e vështirë të cilën kemi marrë përsipër, dhe që do duhet së shpejti në vazhdim, do të japë frytet e veta dhe do na bëjë të gjithë krenarë.

Dy vendet janë në negociata për të zgjidhur cështje të ndryshme. Si Kryeministër e keni shtruar cështjen e camëve. Cfarë kërkohet saktësisht nga Tirana?

 Nga pala greke, kjo çështje/temë është perceptuar/trajtuar si shfaqje e një agjendë të fshehtë nga ana jonë për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Dua të jem tepër i qartë, ashtu sikurse jemi dhe me miqtë tanë në Athinë, që një pretendim i tillë territorial thjesht nuk ekziston. Nuk mund të jem dakort më shumë se kaq me ju përveç se çështje territoriale midis Greqisë dhe Sjhqipërisë nuk mund të ekzistojë.

Burimet që e nxisin një fantazi të tillë, që nganjëherë gjejnë vend në cepat e skajshëm/ekstremë të skenës poltike, kërcënojnë për të shtrembëruar të vërtetën dhe për të minuar të ardhmen.

Pra, duhet që të gjithë të kuptojnë qartë se për aq sa na takon ne këtu në Shqipëri “çështja e çamëve” ekziston vetëm si çështje themelore e të drejtave të bashkëpatriotëve tanë shqiptarë të cilët dikur jetonin në vendin tuaj, dhe asgjë më tepër/më tej.

Sinqerisht nuk besoj se çdokush njeri i mençur do të ishte në kundërshtim me qëndrimin që ata njerëz gëzojnë të drejtën të udhëtojnë dhe të vizitojnë Greqinë ose që ata apo fëmijët e tyre duhet të kenë mundësinë për të fituar të drejtat mbi pasurinë në rrugë ligjore, ashtu sikurse natyrisht çdo qytetar evropian vepron.

A mund ta imagjinoni sot në Evropën e shekullit të 21 që njerëz të plakur burra dhe gra në Shqipëri e kanë të ndaluar të kalojnë kufirin e Greqisë fqinje, sepse rrënjët e tyre janë nga një rajon i vendit tuaj?

E njëjta gjë ekziston dhe për absurditetin e ruajtjes së Ligjit të Luftës midis Greqisë dhe Shqipërisë, një fantazëm e gjallë e së shkuarës që qëndron pezull midis nesh, pasojat ligjore të të cilit krijojnë pengesa të padurueshme për qytetarët që përmenda më lart por edhe për shumë të tjerë.

Sa afër jemi me përcaktimin e AOZ-ve midis Greqisë dhe Shqipërisë?

Jam shumë i kënaqur që ndërsa do kemi rënë dakord, të ulemi në tryezë së bashku dhe të bisedojmë/diskutojmë, me zemra dhe mendje të hapur, ashtu sikurse bëjnë popujt tanë të cilët jetojnë si fiqnjë, si në Shqipëri dhe në Greqi, jo vetëm që mund të zgjidhim çdo mosmarrëveshje dhe keqkuptim të së shkuarës, por mund gjithashtu të gjejmë zgjidhjet më të mira për të ardhmen tonë të përbashkët. Dhe të jemi pranë një marrëveshje për kufirin detar, e cila do të jetë e drejtë dhe për Shqipërinë dhe për Greqinë.

Të martën, BE-ja do të celë diskutimet për zgjerimine saj  drejt vedneve të Ballkanit. Çfarë dëshironi të dëgjoni nga BE?

Sot, BE-ja ka nevojë për Ballkanin po aq sa Ballkani ka nevojë për BE-në. Kushdo që nuk e beson nuk e kupton në realitet rëndësinë e Ballkanit për paqe dhe stabilitet në Evropë.

Unë dëshiroj të dëgjoj nga Këshilli Evropian një strategji të qartë për bashkimin/trupëzimin e Ballkanit me Bashkimin Evropian si pjesë e një strategjie më të gjerë për Bashkimin Evropian. Në një peiudhë të ndryshimeve të rëndësishme në botë kemi nevojë për një BE me strategji, me rol udhëheqës botëror/global, e dedikuar ndar vizionit dhe vlerave të saj, në vend që të drejtohet ndaj taktikave dritëshkurtër të paqarta, dhe pa marrë vendime mbi bazë të kritereve aftshkurtra politike.

Shqipëria ka të drejtën e një rekomandimi të drejtëpërdrejtë që të hapen negociatat, dhe nuk pres asgjë më pak nga Komisioni i Evropës si fillim dhe nga Këshilli pak më vonë.

Qeveria greke është duke u përballur dhe me zgjidhjen e çështjes së emrit të FYROM. Cili është mendimi juaj për këtë temë?

Ka ardhur koha të zgjidhet kjo temë/çështje, dhe ku ka dëshirë gjithmonë ka dhe mënyra. Greqia ka kaluar kohë të vështira për shkak të një krize të dhimbshme, e cila pati si efekt anësor që të mbajë të vetmin vend – anëtar të BE-së në rajonin tonë larg nga zhvillimet periferike dhe betejat e viteve të fundit.

Përpos këtyre, për arsye të dëshirës së fortë politike për të luftuar me reforma të dhimbshme dhe masa të vështira, duket se vendi juaj e ka gjetur rrugën e tij dhe rikthehet në politikën periferike. Ky është një lajm i shkëlqyer për të gjithë ne në rajon.

Zgjidhja e çështjes së emrit është në interes të të gjithëve dhe shpreh intersat e vendit tuaj gjithashtu. Një Maqedoni (sido që të quhet në bazë të marrëveshjes) stabël, demokratike dhe e begatë, është e rëndësishme për të ardhmen e popullit të saj, të rajonit, dhe të Greqisë gjithashtu. Shpresoj të mbizotërojë vizioni strategjik dhe vendosmëria për zgjidhjen e kësaj çështje pasi taktika të politikave dritëshkurtër nuk do të na drejtojnë drejt së ardhmes ku të gjithë palët gëzojnë të drejtën.

*Botuar në faqen e parë të gazetës Ta Nea 06.02.2018

37 komente në “INTERVISTA/ Edi Rama flet për median greke për “Detin” e Ligjin e Luftës: Çamët janë shqiptarë dhe kanë të drejtat e tyre, nuk mund të ndalohen”

  1. PELLAZGOS says:

    Camet duan pasurite e tyre po ne ku ti gjejem

    1. Shqiponja says:

      I drejtohet qeverise Greke karabush , dhe jo ty , cti japesh ti ?? ti ske brek ne bythe , mire qe u hapen kufijte dhe ngope zoren me buke se te kish ngelur bobota ne gryk si kaposhave shqirak , na folke dhe ne emer te nje shteti, lapanjoz muti …………..

      1. Liu says:

        Ti k…,qeverise greke ti drejtohet Kurt Ben marreveshje te pista si para ca diteve…keto jane konsum per debilat si ty…

    2. Flm says:

      Ti marin nga Turku, ato prona ne Thesproti u perfituan kur Greqia ishte nene sundimin Otoman.
      Ato prona ishin shperblimi qe ju bene Otomanet per krimet ndaj te Krishtereve Helen Arvanitas Suljot, Vlleh…
      Greku e ka thene prej kohesh “kjo ceshtje eshte mbyllur” …per me teper ik qahuni ne Europ, por me sa dulet per 27 vjet rresht e keni marre pergjigjen edhe nga Europa.

      1. undefined says:

        Pervec Cameve mysliman asnje tjeter nuk kishte toka ne ate zone te Epirit Camet ortodoks jetonin neper Malet shembulli me i mire Suljotet apo edhe vllehet ishin te tille bari Malesh kjo eshte edhe arsye perse Epiri eshte akoma i varfer ne krahasim me pjeset e tjera te Greqise sepse nuk investin njeri ne nje

        1. Janina says:

          Camet Ortodoks nuk dallonin nga pronsia me Camet Mysliman, dhe jo te gjithe Camet Mysliman ishin te pasur. Mos shpifni o plehra se nuk e mbuloni dot te verteten e jetuar.

        2. Pastrues marmitash says:

          Ore vellami i karit po ç’fare monstre paske qene ore kelluf ….. i di te gjitha ti mor psikopat ??!!! Ja kalove ene turkofagosit mor byth turrtulli .

      2. Dashi says:

        Shko ti meri nga turku se nga anej ke ardh apo jo

    3. Eri says:

      SI MUND TE KETE QENIE NJERZORE QE JUSTIFIKOJNE KRIMIN SHTETEROR NDAJ GRAVE DHE FEMIJVE?
      ESHTE NJESOJ SI TE JUSTIFIKOSH MIZORITE E EKSTREMISTEVE MuSLYMAN QE HEDHIN NJEREZ TE PAFAJSHEM NE ERE,NE EMER TE FESE E DREJTESISE. EKSTREMIZMI NUK KA FE,KA VETEM VULLNET DJALLEZOR.JAM ORTODOKS HELENE,THOTE,DHE ADHURON VRASESIT. Kjo nuk eshte vetem ceshtje pronash,mor,zoteri.Shumica e tyre i kane krijuar pronat edhe ketu. Eshte ceshtje drejtesie , kujtese ndaj nje krimi te mizor ndaj tyre.Perse duhet shqiptaret te heshtin perhere dhe neshtrohet arrogances se fqinjeve ,sepse u eshte mbushur mendja se qenkan race e perzgjedhur,dhe ne shqiptaret ,jo greket barbar te dikurshem,sic quanin greket e lashte epiriotet,duhet te vuajme pasojat e narcizizmit te tyre.
      Shtet teokratik qe ka persekutuar dhe imponuar etnine greke jo grekeve vlleh,shqiptareve ortodoks,gabeleve etj.Gabeli per qejf te shpirtit ,pa dashur te fyej,thote jam greK thote .Po,ka qe e kane zgjedhur vete te quhen grek.OK.Por e kane bereper te mbijetuar ne nje shtet qe nuk respekton pakicat.
      .Por mos na cani koken me me vetkenaqesi racore dhe fetare dhe me strategji fanatikesh .Besoni ,or zotin ,si tu vi permbare,por mos ndotni racen njerezore me pebuzje ndaj te tjereve.Ka dhe historian grek qe po e pranojne te verteten.Ka arvanitas fisnik si Aristith Kola qe perkrahu Kosoven,pa llogaritur se ishin muslyman.
      Kjo eshte te jesh i kthjellet ,dinjitoz,dhe jo fanatik anadollak.

  2. Vladimir says:

    Pozicion europian, i hapur, i qarte, i prere, miqesor, largpames.
    Urime!

    1. Pellazgus says:

      Ky shiti detin jo ma Camet!

      Po per detin qe shiti perfundimisht a foli Edvin Rama? Sa kohe me shume do ju mashtroje ky artist?

  3. Alban says:

    Cameria do mbetet gjithmone e Shqiperise dhe do ti vij dita qe do te shkeputet nga jevgo-anadollaket e Gerqise.

  4. e shikova ne you tube tv pytjete per edi ramen para dy tri ditve,por edi rama eshte qdoher i njejti dinak dhe rrenacak i lige.flete me ze te madhe se shqiptaret …..por nje detaj konkrete se qka eshte fole per qamet dhe detajuar te drejtat e tyre si autokton,por si nje grupe azilantesh sirian ne gjermani.te gjjitha etnit ne kosove kane te drejte shkolle ne gjuhe te tyre.tv,gazeta,avokat,juriste e gjykats pse jo te komuniteteve te tyre.dhe njofte nderkombtarisht,se qamet jane nje provence shqiptare te okupuare.pse serbet e bosnies falco beren republik ne ish tokat ilie,por te asimiluar ne boshniak nga feja islame ,nga pushtimi osman,kane te drejta republike serbska,a qamet as te drejtte gjuhe shqipe.ky eshte nje manipulim me qamet ma shume nga qeveria rama ,sesa nga edhe vete greqia.rama jete qdober vetem nje manipulues rrenacak,per premtime,me kto deklarata vetem mbulon e maskon saimir tahirin dhe ps e zhytur ne milti miliona hajnie e trafiku.

    1. mesuesi i klases se pare says:

      Bli nje abetare dhe meso shqipen , pastaj behu gjeo-analist .

  5. Viro says:

    Ca ka ketu per te mos pranuar? Nuk kerkojme teritore po te drejta njerezore, camet te hyjne e dalin ne Greqi si njerez, te ndertojme marredhenie miqesore e Jo urrejtje. Thene qarte, te jetojme jo te luftojme me njeri tjetrin.

  6. Dash says:

    Ore gjeo analisti zvicer ,ku jeton , me shume se kaq nuk mund te arrihet, ne se e shikon Ramen me syze dielli shko zgjidhi ti problemet, pse me gjej nje tjeter me te mire ….(vetem mos me thuaj saliu apo basha se del nga realiteti)

  7. Dash says:

    Do te doja te degjoja greqine ,ne se arvanitasit kerkojne shkolla shqipe ore flm.(me ate llogjike duhet te kesh 10 vjec), kjo do te ishte respektim i te drejtave te minoriteteve, e mos me thuaj qe arvanitast sduan te flasin shqip se do te te mallkoj per sh. Kozmane…..budalla mbete(ose shejtan budalla i themi nga Vlora _”epiri i veriut”

  8. Lee lee says:

    Mos Comandante na dhjeve isha bere gati per luft.Ne token ilire vetem pema e hashashit do mbije.

  9. Spataku says:

    Kuptohet se çamet kane qene dhe do te ngelet problem per shqiperine.Greqia nuk ka per t’a pranuar qe çamet te shkojne ne trojet e tyre,dhe do kete perplasje te brendsheme me qeverine,dhe nga ana tjeter qeveria e jone me ate Greke.Nuk do kete stabilitet.shqiperia do kete humbje,se Greqia do t’a mohoje vazhdimisht eksistencen e çameve.Ky perbene nje problem i madh pasi çamet do t’i versulen qeverise shqipetare per t’a zgjidhur.Mirepo ja çdo gje varet nga qeveria shqipetare.

  10. ferdi says:

    O gjeo anal ist zviceran mos bej me analiz per ED RAMEN se as nje gje nuk te kemi kuptu , mos na mallengjeni me analizat pro PDse se jeni ber te shpifur ,amon boll kemi anal ist rrugeve te tiranes dhe ju jarbanxhive ju kemi manget ,çti bej me shum ED RAMA çeshties çame ti fryj ne byth ,pse nuk e zgjidhi saliu juaj qe nuk e permendi kurr çamerin sa ishte ne presidenc edhe ne qeveri , ju hale kur idhujt tuaj jan ne pozit dhe vetem e dhjesin dhe katranosin kte vend , kto gjera nuk ju bien ne sy ,mos beft nje veprim RAMA se ju kurr nuk jeni te kenaqur , kur saliu juaj nuk pati byth mbyllni halen , se çamet saliun kan votuar per her le te pirdhen tja rregulloj saliu kte problem qe 25 vjet i puthen bythen , ED RAMES ti thoni falimderit se çfar ben per çeshtien çame e ben si atdhedashes se po te jet per ndieksit e saliut çamet me mir kalon kohen me zahon se nuk e meritojn aspak impenjimin e tij per çeshtien çame.

  11. @@ says:

    Me Cameri pervec cameve mysliman asnje nuk ka pasur toke e prona as camet ortodoks qe ishin thjesht maloke te Epirit apo vllehet barinj malesh prandaj nuk investon asnje ne Epir sepse nuk ka Tapi….tapit jane ne Turqi e Shqiperi tek te zotet e vertete te tokave as Shteti grek nuk ka tapi te tilla , tokat ne Greqi i zoteron Kisha te marra si shperblim nga Sulltanet pas pushtimit te atyre tokave qe sot quhen Greqi pa te drejte qe ishin te Princave shqiptare dhe atyre europian ….venecian….katalan…frank….kjo eshte e verteta e tokave te Camerise

  12. [email protected] i Epirit says:

    Edvin Kristaq Komunist me company e muslim shqipfolës, si të duket vetja se ke fuqi??? Apo të duket vetja se ushtron ato palo reformat në shqipfolësit dumbabist të jep të drejtën të flasësh. Je në dijeni se sa Albanoza jetojnë në Greqi?? Nëse kjo Greqia të kthen gjysmën e ketyre Albanozave, ku do gjesh vend të futesh? Çamët janë bashkëpunues me ushtarët nazi fashist Italian e Gjerman. Kjo është një fakt që nuk ndryshon. Çamët janë pro otomane, anadollak, dumbabista të qelbur, katran na shpirti, njerëz të djallëzuar. Pasi kanë grabitur tokat e shenjtë të Epirit kërkojnë përfitime territoriale në Thesprotia. Kush?? Turko çamët në krye Llalla, Idrizi, Rakipi etj etj. Këto mbetje çnjerëzore mohojnë edhe heroin kombëtare të anadollakeve Gjeorgjio Kastrioti Ksanderbes. Prandaj numëroi mirë fjalët, kujdesu Edo, ushtria Greke brenda 24 orësh është në TIRANË. Kujdes se zjarrin që do hapësh do ju djeg ato brekë që ju kanë mbetur. Ik e bëjë më mirë një bamirësi tek azilantet e tu se çështja çame ka marrë FUND.

    1. Al says:

      Ne fakt shume kujdes duhet te bejme nga ushtria greke… Ushtria greke te vjen me breke neper kembe ne mes te Tiranes jo per 24 ore por per 12…
      Mjafton tu thuash se Shqiptari e ka bere [email protected] e tij statuje obelisk ne hyrje te saj e vec kur te vihen ne rradhe grekqirat me gjithe gjinekat per dore ta shohin Stambollin nga maja e obeliskut Shqiptar! Ata Shqiptaret qe jane ne greqia po mbajne ne kembe ekonomine e dhjere te atij vendi…E verteta eshte se edhe kur eladha filloi te shperndante sallate jeshile e qepe nga kamionat kur kucedra Deutschland i preu ujin ne mal, Shqiptaret jetonin me mire se vete grekqiret ne gerqia. Keshtu qe pordhaceve si ti qe nuk bejne dot as prokopi ne vend te vet nuk u duhet kushtuar shume vemendje se ju hani me bythe e dhisni me goje…Na e shpifet!

    2. Ligori says:

      Ti nuk je djali i Epirit por Djalli i gjarprit Janullatos .
      Ia vlen te mirresh me nje 300 eirosh te (per)mjere si puna e juaj?
      Ju armiqt’e Atdheut Atdheut ose ne shprehjen e FanNolit “ju te mallkuar qe nuk doni Atdhe”
      ne ferr do te digjeni ne kete ose ne ate bote se do t’ju zeje mallkimi i popullit tuaj.

  13. H says:

    Na jep pronat në Tiranë , se grekut nuk i merr dot tokat me llaka-llaka,edhe pse çamët kanë të drejtë ti kërkojnë.

  14. Koba says:

    Nuk ka ku te veje ma qarte dhe real.Z.Rama eshte i pari Kryeminister qe lufton me kembe ne Toke dhe pa u tutur per te drejtat e shqiptareve..ka komentues qe e bejne Corap kot se koti problemin.Natyrisht jane te shtyre dhe u sherbejne ca Monstrave te politikes shqiptare ,qe me veprimet e tyre antikombetare kane lene gjurme te keqija ne Historine Shqiptare..Ne nje Europe te Bashkuar nuk ka ma probleme Kufijsh ,po ama ka probleme pronesie .Dhe Haka do te shkoje tek i ZOTI se nuk ben Ndryshe.

  15. undefined says:

    Pronat dhe tokat ishin arsye kryesore perse camet qe jetonin ne ultesiren e Epirit u kthyen ne mysliman per shkak te presionit turk sic e ushtroj edhe ne pjese te tjera te ultesires shqiptate kurse maloket himarjotet mirdotoret suljotet i la te lire sepse nuk i hynin ne pune dreqit analfabete e hajdut bagtishe si dhe te varfer nuk kishin cfare ti jepnin Perandorise Osmane nje politik qe u perdore ne te gjithe Gadishullin

    1. Sunitua Definition says:

      ma antishqiptar nuk ban nana. kuptohet behet fjale per shqipfolsit turq…… je vertet defined sunitus qe urren shqiptaret e vertete vetem e vetem se nuk jane muslimon turq ne mendje e zemer….

      1. undefined says:

        Mu hiq qafe jevgjit i Anastasi qelbesh km larg mos me bej “shqiptarin” qenef anadollesh

  16. Daku says:

    O djali “Gay” i epirit , po ca flet o derezi?
    Debil eshte pak te thuash per ty or koqe.
    Ore keta camet “bashkepunetoret e nazistave” dhe femijet e tyre ju nuk i lini ne greqi , po vete nazistet dhe femijet e tyre pse nuk ja beni te ndaluar?
    Se nuk kam degjuar qe ndonje gjermani qe vjen aty ti ndalohet hyrja ne greqi pse gjyshi i tij ju a ka rras pak ne 44. Legena. Ju kane erresu syte nga urrejtja per shqiptaret e myslimanet. Dhe ju jorgot e shqiperise ne greqi beheni me katoloik se papa vetem e vetem qe tju thote komshiu grek kalispera. Zvarranike

  17. Historia reale says:

    Ne Cameri eshte bere nje genocid dhe qeveria greke duhet te pergjigjet per kete. jane mbi 3000 te vrare dhe shumica gra e femije dhe heqje nga pronat e tyre shekullore te gjithe popullsise Came. Ketu kerkohet vec nje falje e madhe dhe cdemtimi e kthimi i pasurise se grabitur. Mos zgjidhja e ketij problemi dhe thirrjet naziskine te atij presidenti trurrjedhur, do te thote te vazhdoje edhe ne keto kohe moderne genocidi ndaj komunitetit Cam.

  18. Ha ha me sa duket qime ne bythe s'ka me na lone pa prona jo e jo !! says:

    O Edo po mire or burre po ti jepi njehere shqipetareve pronat e tyre ne shqiperi pastaj meru me mullinjte e eres jashte kufinjve te shqiperise !!!! U bene 27 vjet dhe ti nuk ke zgjidhur pronat tona ketu ne vendin qe qeveriset nen qeverine tende or burre … kerkon pronat ne shtetet fqinje ku sta var njeri !!!! Leni cirkun se s’osht per ty mer lale …. do me u bo klloun me zorr .

    1. Palikkkk says:

      Pronat i mban peng Saliu me bandat e veta qe kane kapur nga fyti “drejtesine shqiptare” ketu e 27 vjet dhe nuk ka bithe asnje te bej ciu prandaj mos ju kacavjerr Edit por thuj atyne katunarve te tuj tironas apo tironcave te mos votojn Saliun me banden e PD neqoftese do prona

  19. Nje mik says:

    Rama nuk kishte te drejte me teper se kaq per problemin e Cameve. Ata jane ish nenshtetas Greke te perzene me dhune nga Greket te cilet ate pune kane bere dhe me Maqedonasit te cilet popullonin Greqine veriore ose thjesht Maqedonine e Egjeut. Ata qe kane mbetur edhe sot kane frike te perdorin gjuhen e tyre dhe jo me te flitet per shkolla etj. Ky eshte dhe thelbi i konfliktit Maqedoni-Greqi dhe jo perallat me Aleksander
    Per problemin Cam, drejtuesit e partise se tyre ne vend qe te kruhen mbas partive Shqiptare per interesa te ngushta personale, te ngrene nivelin e kerkesave te tyre tek organizmat nderkombetare, ne gjykatat nderkombetare, te lobojne ne kancelarite e shteteve te fuqishme ashtu si bejne Armenet per genocidin Turk ndaj tyre.

    1. Arjan says:

      O miku ata jane Shqiptare si ti dhe une dhe eshte detyre e cdo Shqiptari ti mbroje edhe me lufte Po qe nevoja,Kush do ti mbroje greqia ,ata nuk jane shtetas greke dhe asnjehere nuk e kane njohur greqine si shtetin e tyre edhe Pse ju shkeputen truallit Shqiptar me force nga shtetet evropiane dhe ju bene dhurate greqise.Edi Rama Nuk e thote troc Se greqia ka bere spastrim etnik ndaj nje popullsie autoktone .Shovinistet Greke i dine krimet ndaj popullsise Se pafajshme came edhe evropa i di por eshte detyra e shtetit Shqiptar te ngreje zerin dhe ta hedhe edhe gjykaten e hages te kerkoje drejtesi .Ngritja e varrezave greke eshte nje gabim qe do tu kushtoje shtrenjte shqiptareve jo Edi Rames ai beri detyren e nje kryeministri I papergjshem per fatet e kombit.Si do ta shkruash historine shoku Rama duke bere varreza per heronj pushtues apo duke shkruajtur libra per nxenesit Shqiptare te diktuar nga fashistet greke dhe duke u thene atyre se cameria nuk ekziston.Mendja e qelbur e shovinisteve serbe e greke nuk ndryshon si per camerine ashtu dhe per kosoven.Shqiptaret jane ne evrope Para Se te zbriznin ne keto ane evgjitet greke dhe turq Se bashku dhe serbet e siberise.Cameria eshte Shqiperi.

  20. Projekti says:

    Ja mblodhi Erdogani grekut. Ku te fal Tahypi. Maqedonia do nderroje emer, por emri i ri do permbaje fjalen “Maqedoni”. Dmth gishtin ne bythe ponto-karamanlideve. Greqia do hyje ne kaos te thelle dhe anarki. Turqit e Thrakes do njihen si minoritet, shqiptaret do marrin pronat e tyre. Eshte bere me plan cdo gje, projekt shumeshekullor i iniciuar nga Osmani per shkaterrimi e lypesave dhe zorrethareve bizantine qe ngopen me 300 evro dhe nga nje souvlaki per mengjes.

  21. Breg Detari says:

    GJITHSHKA TRANSPAERENTE E DREJTPERDREJTE ASPAK BRRYLA DHE NJEANSHMERI NE SHIKIM DHE GJYKIM.
    LIDHUR ME KETE DHE ME PROBLEMIN CAM DHE ME LIGJIN E LUFTES CESHTJEN E DETIT APO CDO CESHTJE TJETER POPULI GREK SI POPULL ME KULTURE DHE EUROPIAN E I PERPARUAR LEXON DHE E KUPTON SE PER TE DALE NGA QORRSOKAKU KU ESHTE FUTUR NGA NACIOSHOVINISTET E QEMOTIT TE VENDIT TE VET KA ARDHUR KOHA DHE DUHET TE TREGOJE DREJTESI DHE DINJITET.
    TE PARET TANE NUK ARRITEN TE BINDNIN KANCELARINE EVROPIANE OSE KJO E FUNDIT NUK I VLERESOI KERKESAT DREJTA TE ELITES SHQIPTARE TE KOHES.
    TE PARET E MBRETERISE GREKE TE LUFTES SE PARE BOTERORE PATEN MBESHTETJE NGA KANCELARIA EVROPIANE DHE DO THENE TROC VENDOSEN NE KURRIZ TE POPULLIT SHQIPTAR TI MERRNIN TOKAT DHE TROJET ATIJ DHE T’JA JEPNIN GREQISE.
    ATE KOHE QE VENDOSI PADREJTESIA E VUAJTEM.
    TANIME ESHTE KOHA TE VENDOSET DREJTESIA NE VEND.
    NE NUK PO KERKOJME PADREJTESISHT GJERA QE NUK NA TAKOJNE.
    NE PO KEROJME DREJTESI PER GJERAT QE PADREJTESISHT TE TJERET NA I KANE GRABITUR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje