"Shqiptarët meritojnë drejtësi!" Deputeti i PS-së komenton hetimet për Haxhinaston: Çdo vjedhje te rrugët të ndëshkohet

6 Shkurt 2018, 18:00Politika TEMA

Ish-ministri i LSI-së Edmond Haxhinasto po hetohet nga Prokuroria për abuzimet me rrugën Tiranë- Elbasan.

Në një intervistë për Report TV, deputeti i PS-së Ervin Bushati  ka deklaruar se cdo kush që ka abuzuar me fondet publike duhet të ndëshkohet.

Kur të vijë momenti i drejtësisë nuk ka asnjë që e ndalon. Janë probleme të drejtësisë, që politika të jetë jashtë. Nuk do të doja që t’i paragjykoja, pasi e minon që në themel procesin.

Është një dëm shumë i madh. Cdo dëm me fondet publike duhet që të ndëshkohet.

Nuk mund të ndërtohet një shtet, kur dihet që pushtetarët apo ministrat i vjedhin paratë. Standardi i munguar në rrugë vret njerëzit dhe e dyta aktiviteti ekonomik i munguar

Nuk dua të shprehem për kolegët, ne nuk do të pengojmë drejtësinë, pasi ne e kemi nisur, drejtësia do të bëhet.  Shpresoj që të mos ketë dicka kaq të thellë dhe t’u vendosim njolla njerëzve të nderuar.

Shqiptarët meritojnë drejtësi. Ta vendosësh në presion për 2 muaj, ndërkohë që kemi pritur 20 vite, këto afate kohore më duken artificiale.

Ne kemi bërë gjithçka si politikë, por të thuash në këtë datë do të kapësh dikë patjetër, do të thotë se e di kë do kapësh dhe kjo e minon procesin dhe e paragjykon.

Sistemi duhet të funksionojë vetë, jo ta vendosim në presion, edhe fëmijë do kohë që të ecë vetë” përfundoi Ervin Bushati. (TemA)

5 komente në ““Shqiptarët meritojnë drejtësi!” Deputeti i PS-së komenton hetimet për Haxhinaston: Çdo vjedhje te rrugët të ndëshkohet”

  1. #varijanullen says:

    I plere po koncesionet e mini hidrocentraleve qe po shkatrrojne shqiperine dhe natyren nga veriu ne jug ,,,kur ishte minister ky matufi qe ra si fariu tek tepsia me sherbet u be kasapana me 33% per like floririn.. BURG ME ÇUNAT

  2. PA EMER says:

    Jo vetem ” c`do vjedhje tek rruget te ndeshkohet ” ore zoteri , por kudo ku jane bere apo po behen vjedhje ..! Hajdutet e armeve dhe njekohesisht tregetuesit e tyre jane me lokale , me bisnese , me poste ..! E si ta quhaje njeriu i ndereshem kete gje ” demokraci” ?! Te shkuara te harruara ?!

  3. Tirona says:

    Ore deputet, ktej thua politika mos ti futi duart tek drejtesia , ndersa nga ana tjeter nga ana tjeter ti si politikan po i fut duart te drejtesia. Mund te na i shpjegosh pak se cfare eshte kjo kur thua:” Shpresoj qe te mos kete dicka te thelle dhe tu vendosim njolla njerezve te nderuar”
    Mos po i jep ndonje sinjal drejtesise qe me kete rast per abuzhimet e fondeve te rrugeve,te mos hetohen peshqit e medhejne Haxhinasto apo Rruli, por vetem te lihen per tu pyetur nga drejtesia!!!!!⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️
    Vaj medet qa deputetesh qe perfaqesojne popullit

  4. LIKJA says:

    Po Gjiknuri me Afrim maskarain kur do futen brenda? Rradha vjen shpejt

  5. Lushi says:

    Haxhinasto bajloz i korrupsjonit. Aty ku vuri dore ai u be toke e djegur. Nuk ka gje pa vjedhur. Shtepi duplex ne qender tiranes. Shpi ne gjirin e lalzit. Hotel te ali demi . Pjestar ne biznese te sunjakistikes rrugeve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje