Jam në konflikt me ju, sepse ju jeni në konflikt me Reformën në Drejtësi

8 Shkurt 2018, 13:41Politika TEMA

Nga Etilda Gjonaj*

Kur kam nisur, të jap kontributin tim për Reformën në Drejtësi nuk isha as ministre, as deputete, as aktiviste partie. Isha thjesht një eksperte me qëllim të mirë dhe besoja fort tek nevoja ulëritese, e kësaj reforme.

Motivi im ishte qytetar dhe profesional. Rrugës, duke parë, se si politika juaj u kthye në armë kundër Reformës në Drejtësi dhe ju, në ushtarë të një beteje pa asnjë parim profesional e qytetar, kundër Reformës në Drejtësi, motivi im, për t’u përballur me ju u bë edhe politik.

Sepse politika në fund të fundit, për këtë vlen, për t’u bashkuar me ata që mendojnë si ti kundër atyre që i bien ndesh bindjeve të tua. Për ta bërë më sukses avokatinë e veprimeve të mia ligjore në rastin konkret, nuk duhet as diploma e drejtësisë dhe as ndonjë mundim i veçantë. Diplomën e kam dhe mundimit të veçante nuk ia përtoj. Por, në këtë rast duhet vetëm një sens drejtësie, që unë e kam brenda motivit tim politik ndërsa juve, fatkeqësisht, motivi politik jua përjashton si pikë referimi qysh prej ditës që kundërshtuar Reformën në Drejtësi, që kundërshtuat Vetingut dhe çdo ndryshimi të sistemit të kalbur të drejtësisë që Ne përmbysim hap pas hapi!

Por, natyrisht, qytetarët meritojnë të dinë edhe faktet kokëforta të ngritura prej jush, si një furtunë e radhës në gotën e dëshpërimit, ku prej kohësh ju ka zhytur Reforma në Drejtësi.

Ky, është precedenti i parë për një kërkesë të tillë për një interpelancë për një çështje të tillë. Ministria e Drejtësisë vepron vetëm në bazë të akteve ligjore shqiptare dhe atyre ndërkombëtare në fuqi dhe për rastin në fjalë është ndjekur, me përpikëri, e njëjta procedurë ligjore e shumë dhe shumë rasteve te mëparshme, e shumë e shumë vite, për ekstradimin e shtetasve në Republikën e Italisë.

Në cilësinë e Ministres së Drejtësisë, edhe unë, kam zbatuar si të gjithë paraardhësit e mi – përfshirë edhe ata që sot motivi politik kundër Reformës në Drejtësi i ka ngritur kundër meje – një vendim gjykate të formës së prerë, të përcjellë nga Prokuroria e Përgjithshme, për lejimin e ekstradimit të një personi shumë të kërkuar nga Prokuroria e Catanias. Kujtoj, për të gjithë ju, se bëhet fjalë për të njëjtën prokurori, që akuzuesit e mi sot, e ngritën në qiell para disa muajsh si të ishte dora e vetë Perëndisë në hetimin e një grupi kriminal famëkeq me emrin grupi i Habilajve!

Ministria e Drejtësisë vepron dhe disponon ekstradimin vetëm në bazë të një vendimi gjykate dhe vetëm në bazë dokumentacionit që verifikon prokuroria dhe gjykata. Nuk mund të kryejë kurrsesi veprime hetimore, verifikuese apo gjykuese dhe aq më tepër të vërë në diskutim zbatimin e vendimit të një gjykate. Vendim, i cili e përcakton qartë se nuk ekziston asnjë pengesë ligjore për të mos lejuar ekstradimin e këtij personi. Ligjet dhe konventat e ratifikuara e diktojnë mjaft qartë këtë, ashtu sikundër nuk lënë asnjë shteg për asnjë interpretim për pozicionin dhe detyrat e Ministrit të Drejtësisë në trajtimin e kërkesave për ekstradim.

Në këtë rast, unë si ministre e Drejtësisë nuk kam vepruar as më shumë dhe as më pak nga paraardhësit e mi, si ju zoti Alibeaj, zoti Manjani, zoti Vasili, zoti Naço, zoti Halimi, zoti Bardhi, apo edhe zoti Nishani; disa ndër të cilët për mosçudinë time, kanë hedhur lumë akuzash ndaj meje, apo ndonjëri prej tyre ka marrë përsipër të bëhet krejt qesharak, duke hedhur qorrazi poshtë të tërë ngrehinën e jurisprudencës lidhur me ekstradimet.

As nuk e diskutoj që nëse cilido prej emrave që përmenda më lart, do të thirrej ta gjykonte motivin e interpelancës suaj si një tezë provimi, nuk do të ngurronte t’i jepte notë jokaluese në vitin e parë të studimeve për Drejtësi. Kur gjykata ka lejuar ekstradimin, siç ka bërë edhe në këtë rast, ju, përfshirë edhe ju z. Alibeaj, nuk keni kryer asnjë veprim më tepër, por keni disponuar ekstradimin mbi atë vendim gjykate që ju është vendosur në dispozicion.

Tani, pyetja e thjeshtë që lind është çfarë kërkoni nga unë, përveç sebepit të ri politik thjesht për bërë një sherr të radhës dhe një zhurmë politike?

Ju e dini shumë mirë se ky, është një sebep i krijuar nga hiçi. Por njësoj si unë edhe çdo qytetar i vëmendshëm ndaj politikës pas shpërthimit të konfliktit politik për Reformën në Drejtësi, e di po aq mirë sa ju se nuk është sensi i së drejtës, as ndërgjegjja e ligjit, po frika nga drejtësia që i krijon sebepet tuaja për konflikte! E meqë po flasim për frikën, mesa duket ajo nuk është edhe aq e centralizuar në majën e kupolës suaj, as edhe aq abstrakte për ndonjërin nga ju, juristët e motivuar politikisht kundër reformës. Sepse duke studiuar për këtë interpelancë, zbulova e çuditur në dosjet tuaja xhevahire të ekstradimeve nga ato që meritojnë hetim të thelluar, veçanërisht kur ekstradonit ndonjë personazh të zonave tuaja elektorale! Dhe pashë thellë e më thellë e kuptova qartë e më qartë, se kjo Reforma që për mua e për ne është vizion i të ardhmes për Shqipërinë, për disa nga ju është vërtet makth i të nesërmes për vetveten!

Kam dëgjuar këto ditë, lloj e soj çudirash, deri edhe, që Ministria e Drejtësisë paska një database elektronik që mund të verifikoka nëse një person ka masë sigurimi apo nëse po hetohet nga ndonjë prokurori. Por ju lutem, të paktën ju ish ministrave të Drejtësisë, tregohuni të ndershëm para syve të qytetarëve, se jo vetëm që nuk keni lënë trashëgim ndonjë database të tillë, por përkundrazi, keni lënë pas në atë ministri sisteme të tenderuara në mënyra ekstraligjore që sot nuk funksionojnë.

Sidoqoftë, dëshiroj t’ju siguroj, ju çudithënësve dhe opozitën e tërë, se shqiptarët e kuptojnë mjaft mirë që shtetasi as nuk është liruar, e as nuk ka shkuar për pushime, por i është dorëzuar organeve italiane të drejtësisë. Të cilët, kanë vendosur arrest në burg pa afat për shtetasin dhe sot ndodhet në qeli. Ju, që keni drejtuar Ministrinë e Drejtësisë për 12 vjet, duhet ta dini, se kur ndaj një personi ka procedim penal në dy apo më shumë shtete, edhe në rastin e ekzekutimit të një letërporosie, në kuadrin e një hetimi të përbashkët, përparësi i jepet shtetit ku ndodhen provat më të shumta, përparësi i jepet ku hetimet janë më të avancuara dhe në shtetin ku janë kryer tërësisht veprat penale, ku ndodhet e gjithë banda. (prot II shtesë i Konventës Evropiane për ndihmë të ndërsjelltë, Neni 9 i konventës se OKB-së për luftën kundër krimit ndërkombëtar)

Në çdo rast, prokuroria jonë ka të gjithë garancitë dhe instrumentat ligjore që të bashkëpunojë më autoritetet italiane për hetime të përbashkëta për luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar. Ashtu si edhe për procedimin e famshëm të hapur këtu, prokuroria po ndjek të njëjtat mjete e procedura ligjore për të marrë provat hetimore nga Prokuroria Antimafia. Në rast se doni të vërtetën, atëherë kush më mirë se Gjykata dhe Prokuroria e Catanias e cila ka kryer hetime për rreth 4 vjet, ka hartuar me mijëra faqe transkriptime të përgjimeve dhe është në një fazë shumë të avancuar të hetimeve, është në gjendje për të zbardhur të vërtetën?!

Në rast se doni të vërtetën, atëherë nuk duhet të shqetësoheni se në fund të fundit, unë Ministri i Drejtësisë i hoqa nga kthetrat e Prokurorisë së kapur nga Kryeministri, një dëshmitar të rëndësishëm dhe ja dërguam Prokurorisë Antimafia italiane që ju e përdoret si refren, për javë të tëra!

Kështu, në rast se doni të vërtetën, duhet të thoni një Bravo të madhe, se Prokuroria e Catanias do të nxjerrë në pah të vërtetën e pandikuar nga drejtësia e kapur nga kjo maxhorancë.

Shpresoj që nuk do të keni guximin që të deklaroni që qeveria do të vërë në kthetra Gjykatën dhe prokurorinë e Catania-s dhe do të kapë edhe sistemin e drejtësisë italiane. Të njëjtën gjë që deklarohet nga ju çdo ditë e më shumë për prokurorinë shqiptare. Atëherë, si ka mundësi që ndërkohe që sulmoni papushim Prokurorinë dhe Prokurorin e përgjithshëm, më kërkoni mua hesap se pse i ekstraduari nuk u la në duart e kësaj prokurorie, po u la në duart e prokurorëve të Antimafias italiane?! Ka vetëm një mundësi dhe asnjë tjetër: Motivi juaj i mbrapshtë politik! I njëjti motiv politik që ju ka yshtur deri në shpifje për Ministrinë e Drejtësisë dhe mua personalisht.

Motivi i frikës nga drejtësia e re që po ju bën përditë e më të dëshpëruar dhe qesharake në sytë e shqiptarëve. Të cilët e dëgjuan Ministrin e Drejtësisë Italiane, që nënvizoi rëndësinë e këtij ekstradimi në kuadër të hetimit të rëndësishëm ndaj një organizate kriminale që vepronte në fushën e lëndëve narkotike, në linjat italo-shqiptare (një krim transnacional). Shkurt fjala, ju kërkoni llogari sot pse një i ekstraduar është në duart e Prokurorisë Antimafia të Italisë! Dhe unë ketë llogari sapo jua dhashë, me kënaqësinë që nuk jam si ju, në anën e të tremburve nga drejtësia, po jam pjesë e një qeverie dhe shumice parlamentare që do t’u japë shqiptarëve drejtësinë që duan e meritojnë prej kaq shume vitesh!

*Fjala e ministres së Drejtësisë në Kuvend, pas interpelancës së thirrur nga opozita për ekstradimin e Nazer Seitit.

19 komente në “Jam në konflikt me ju, sepse ju jeni në konflikt me Reformën në Drejtësi”

  1. jani says:

    fjalimi me idiot dhe pa asnje argument i ngjashem me fjalen e lenka cukos apo themie thomait perpara udheheqesit atehere kur sulmonin armiqte e brendshem dhe imperializmin e jashtem. kete po e sulmokan politikisht, o idiote , o idiote ke bere gafe se nuk e keni idene si funksionon ai pozicion dhe nuk ka si te ndodhe ndryshe kur vendos ministre rastesore pa kontribut . degjenerimi i nje mandati qeverises behet vetem nga njerez te tille produkt i qokave, dashnorlliqeve dhe Rama me kete e ka bastarduar fare . suksese ne jete dhe kjo veper penale nuk parashkruhet besoj as nuk mund ti shmangesh pas disa viteve sa edhe me procedure.

    1. albi says:

      qenke fresk fare shoku. futi nga nje te share e dil matane, se per jurisprudence e per akte gjykatash, merr vesh me shume kepucari i lagjes time se ti.

      suksese ne jete ty, me gjithe oksigjenin qe na konsumon pa te drejte….

    2. llaman says:

      Jani, ne do te dish kush eshte idjot, shih pasqyren.
      Kuptohet qe nuk ke pergatitje juridike te kuptosh argumentat e paraqitura:
      1. Eshte nje nga te shumtat ekstradime rutine te firmosura nga nje minister pas nje vendimi te prere gjykate.
      2. ka perparesi ekstradimi ne vendin ku eshte kryer krimi (dmth ne Itali) per persona ne ndjekje sipas nenit 9 te konvetes se OKB
      3. Nuk ka asnje prove nga prekuroria shqiptare kunder ketij personi (dhe si rrjedhim nuk ka vendim gjykate per arestimin e tij ne Shqiperi), ndersa prekuroria italjane e ka personin e ekstraduar pike kyce. Cdo gje qe eshte ne Shqiperi thene kundrejt personit te ekstraduar ka burim dosjen italinae por jo hetimet ne Shqiperi.
      4. Me besim ka drejtesia shqiptare qe sapo rilind, apo drejtesia e nje vendi europian si Italia?

      1. joel shkodra says:

        O Llaman, nuk thuhet “prekoruria”, po “prokuroria”. Apo edhe ti si Gramoz Ruçi!

    3. shvejku says:

      Ore Janulla!
      Po ti qenke per minister drejtesiue,more krric gomari dhe jo kjo zonje e nderuar qe ka folur si “ZONJE E VERTETE!
      Je mesuar me shtrigat e PD-se ti,more katundar cecen,qe t’i varin breket tek palma!

  2. gjenerata 1964 says:

    Aliibeaj eshte mi aleje

  3. Lida says:

    Bravo, nga ministret me inteligjente qe kemi pare deri tani……dhe kur e krahason me ish ministrat e drejtesise te opozites si Halimi , Alibeaj ,Vasili , Nishani……cfare diference !

  4. kashi says:

    te lumte goja dhe dora qe ke shkruar kete pamflet, dhe burat do te dridhen nga kjo vajze

  5. a says:

    Te lumte, zonja ministre! Ata qe duan te kuptojne, e kane te qarte se sa e kthjellet dhe e vendosur,, sa e drejte dhe e mbeshtetur fort mbi paragrafet e ligjes jeni. Kishim nevoje per nje gjuhe te tille nga drejtuesi me i larte i digasterit te drejtesise.

  6. says:

    E bëjn bozë lehtësinë

  7. Ali Pashe Tepelena says:

    Kjo eshte zare e edcin rames dhe klikes cifute zioniste qe drejton ne tirane.

    Nje mut ka per te bere edhe kjo, dhe ketu kemi per te qene, do flasim perseri.

  8. shushica says:

    O Jani injoranti ,,ministrja ka folur me nje profesionalizem te sakte ,perendimor .Por ti je nje berishist primitiv ,dhe asgje tjeter .Sa per Themie Thomain ,je nje mashtrues i lig.Pavaresisht sistemit Thomai ishte nje profesioniste dhe organizatore e afte,e njihte bujqesine me themel dhe ishte e diplomuar ne agronomi ,ne nje kohe qe nuk bliheshin diplomat.

  9. Cfare eshte ky fjalim alla “mea culpa” apo te kane sygjeruar te japesh doreheqjen meqe burrit tend drejtesia ja ka shkurtuar pak veshet… ☺☺☺

  10. joel shkodra says:

    O Llaman, nuk thuhet “prekoruria”, po “prokuroria”. Apo edhe ti si Gramoz Ruçi!

  11. vaso says:

    Sa do qe jeni nga te rinjte ne politike,mentaliteti eshte i vjeter.E quani te tepert kerkesen per interpelance,dhe perdorni fjale te rendomta.
    Ajo reforma per te cilen keni punuar ju,per qytetarin e thjeshte nuk do prodhoje asgje.Sa per “peshqit e medhenj”,do dalin gjithmone te tjere
    me te moderuar,me te sofistikuar etj.Jani ka te drejte,fjalimi ishte si byroiste.

  12. Fatmir says:

    Po ik mi Ertilda, ik aktro në teatër e na u hiq qafe nga ekranet se nuk hapim dot televizorin.
    Po pika ty….ata qe të venë ty aty e ku di unë!!! Ik mi merr ndonje honorar si hartuese reformash….le që më mirë shkruj ndonjë libër se do kesh kohë në burg plot!!!

  13. jani says:

    Prokurori gramoz jo prekurore.turp dhe faqe e zeze te degjosh justifikime dhe argumenta si prej agranomi dhe jo si ministrw juriste. Ky mandat do mbahet mwnd pwr nivelin me te ulet te pwrfaqesimit ne qeverisjen qendrore dhe shown mediatik te ertv. Bukw thate dhe ertv . Gramoz prokurore mos harro.

  14. Bledi says:

    Bravo Etilda, jepi dhe mos u shqetoso nga asgje! Je ne rruge te drejte dhe ke suportin e shumices

  15. marshalli Sali says:

    Fjalim brilant!Bravo zonja Ministre e Drejtesise! Dhe te mendosh se ne ate karrike kane qendruar plehra si Halimi,Minj haleje qe i puthin kemben bosit kryemafioz te PD-se,kandidatit te pare per ne komoditetin e 313-tes,peshkaqenit te PD-se, si Alibeaj e te tjere lamashe si Manjani,Naco,Vasillaq “Bufi” etj etj qe ne krahasim me ju jane nje xero me xhufke,jane vetem kamikaze politike.Duket qe ne rastin tuaj i kane gjetur punes zot dhe jo njeriut pune.Sa per komentin e komentuesit me emrin “Jani” vari leshte se ai sic thoshe dhe Xhyzi ka vajtur per lesh.Ai koment eshte i Bashes,Zenit apoi ndonjerittei kapur prej tyre dhe i trembur prej drejtesise.Zonja Gjonaj! Populli shqiptar eshte i djegur e perveluar per drejtesi.Shfrytezojeni kohen e qendrimit tuaj ne ate detyre te rendesishme per ti dhene drejtesi popullit,drejtesi te barabarte per te gjithe dhe jo me dy standarte,si drejtesia e qoftelargut te ketij vendi.Dhe aq sa eshte ne kopetencen tuaj te gjithe peshqit e medhenj,qe e kane vene nen kembe kete popull dhe kane shkelur me te dyja kemben mbi kushtetuten e ligjet e ketij vendi te bien ne rrjeten e drejtesise.Kjo eshte deshira,urimi dhe kerkesa e shumices se popullit shqiptar.Sa per te tremburit,me ne krye kryekriminelin dhe kryemafiozin Berisha,Basha,ate bucen me nje cizme e me gjuhe jashte si qeni e me radhe te tjeret le te presin radhen para zyres se zonjes se nderuar Marku!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje