Pse Turqia e solli pikërisht tani Izet Haxhinë dhe një profil ndryshe i ish-truprojës së Berishës

8 Shkurt 2018, 10:36Politika TEMA
Pse Turqia e solli pikërisht tani Izet Haxhinë dhe një profil

Vendimi i Gjykatës së Lartë turke për ekstradimin e një prej emrave më të njohur në botën e politikës dhe atë të nëntokës shqiptare, Izet Haxhinë ka qenë disi i “çuditshëm”.

Kjo sepse verdikti i shkallës më të lartë të gjyqësorit turk për ta sjellë Haxhinë në Tiranë, ka “rastisur” pikërisht me një vorbull hetimesh në Shqipëri dhe pritshmërinë për “peshqit e mëdhenj”.

Izet Haxhia ka qenë truproja i parë i Sali Berishës, njeriut që ka drejtuar më shumë Shqipërinë që nga viti 1992.

I ardhur nga Tropoja për të studiuar mjekësi, Haxhia, pjesëtar i një familje të madhe, simpatizoi bashkëpatriotin e tij pedagog dhe mjek i njohur, Sali Berisha dhe ju “ngjit” duke pranuar ta mbronte 24 orë në ditë.

Lë studimet në mes dhe i shërben si truprojë Sali Berishës pa u ndarë për mbi 8 vjet, që nga viti 1990 deri në vitin 1998.

Në vitet e qeverisjes së PD-së del në pah një konflikt i hapur ndërmjet tij dhe Azem Hajdarit, kreut të Lëvizjes Studentore dhe deputet i PD-së.

Edhe ai nga Tropoja. Izet Haxhia nuk ishte thjesht një oficer i Gardës në ato vite, por një mekanizëm force politike që ka vepruar ndaj shumë personazheve që kanë kritikuar apo sulmuar Sali Berishën, përfshirë dhe Edi Ramën në rrethana ordinere, kur ky i fundit ishte thjesht pedagog, por që me gjuhën e penën e tij brisk, e telendiste Berishën dhe qeverisjen e tij.

Në vitin 2014, Haxhia e rrëfen për herë të parë këtë histori të tij si mekanizëm i zgjidhjes politike me dajak.

I shërben Berishës edhe në vitin e vështirë 1997, por papritur, një intervistë dhënë për Sokol Ballën në revistën “Klan” plasarit marrëdhëniet mes tij dhe bashkëpatriotit të tij viçidolas.

Në këtë intervistë, Haxhia flet për klane e grupe trafikantësh droge që kanë përfituar dhe qëndrojnë pranë PD-së ku hedhin në erë shtyllat e tensionit. Ishte koha, kur vëllezërit e Izetit po punonin me Haklajt në policinë e Tropojës dhe po bashkëpunonin me strukturat e UÇK-së që bazën kryesore e kishte në Malësinë e Gjakovës, nga ku furnizonte më pas strukturat e Zonës Operative të Dukagjinit që komandohej nga Ramush Haradinaj.

Rivali i tij i vjetër, Azem Hajdari punonte gjithashtu me strukturat e armatosura të Kosovës, jo të UÇK-së por me grupet e lidhura me Rugovën, Bukoshin dhe LDK-në.

Izeti u riafrua në PD ditën e nesërme pas vrasjes së Azem Hajdarit, më 13 dhe 14 shtator, ku drejtoi turmat kundër Kryeministrisë dhe Radio Televizionit Shqiptar.

Sali Berisha, në deklaratën e parë publike akuzoi Jaho Salihin si pjesëmarrës në atentatin ndaj Azem Hajdarit.

Por nga ana tjetër, Berisha atë kohë si lider i opozitës, nuk pranoi që të jepte dëshminë e tij në Prokurori për çështjen.

Me ndërhyrjen e ambasadorit amerikan në Tiranë, të ndjerit Robert Frowick, kreu i PD-së pranoi që ta depozitonte dëshminë pranë një prokurorje norvegjeze që u soll për të hetuar vrasjen e Azem Hadarit.

Berisha përmend në dëshminë e tij Izet Haxhinë si pjesëmarrës në vrasjen e deputetit të PD-së.

Ky i fundit pas asaj dëshmie arratiset nga Shqipëria dhe përfundon në Turqi.

Të gjitha gjykatat e Shqipërisë e dënojnë me 25 vjet burg si pjesëmarrës në vrasjen e Azem Hajdarit.

Në vitin 2005, kur Berisha ishte kryeministër dhe  Sokol Olldashi-ministër i Brendshëm, u arritën të arrestoheshin me kërkesën e policisë emra të njohur të botës së krimit. Të gjithë jashtë vendit.

Në Maqedoni u arrestua Lul Berisha. Në Turqi Aldo Bare dhe Izet Haxhia. Dy të parët u ekstraduan në Shqipëri, por Izeti jo.

Ka mbetur enigmë pse u mbajt në Turqi pa ju dhënë statusi i azilantit, ndërkohë që edhe në Shqipëri nuk u soll edhe pse u kërkua me forcë nga qeveria “Berisha”.

Me largimin e PD-së nga qeveria në vitin 2013, Izet Haxhia dha një intervistë bombë për gazetën “Dita” me tre numra, ku jo vetëm rrëfeu historinë e largimit, por foli edhe për çështjen “Hajdari”  dhe marrëdhëniet e tij me familjen “Berisha”.

Ajo intervistë ishte e fuqishme dhe dha impakt të madh pasi përbënte risi. Dhe pas asaj interviste Izet Haxhia nuk i mungonte më shtypit shqiptar, kryesisht atij anti-Berisha.

Me daljen e rrjeteve sociale, Haxhia u bë shumë aktiv dhe ka një numër shumë të madh ndjekësish.

Dy vjet më parë, aika dhënë një version të ndryshëm të vrasjes së Azem Hajdarit, ku thekson se nuk ka qenë fare në vendngjarje, duke kërkuar hapjen e çështjes.

Izeti akuzoi Fatos Klosin dhe Sali Berishën në manipulimin e ngjarjes.

Ende dihet pak për vendimin e ekstradimit të gjykatës turke, pasi lajmin e ka bërë të ditur vetë Izeti dhe shkurt.

Nuk dihet nëse periudha në Turqi i njihet si burgim, liri apo çfarë.

Por pikëpyetja më e madhe është kush e mbajti atë për kaq vjet në një lokacion bregdetar të Bosforit dhe kush e solli pikërisht tani? (tesheshi)

13 komente në “Pse Turqia e solli pikërisht tani Izet Haxhinë dhe një profil ndryshe i ish-truprojës së Berishës”

  1. says:

    Kryeministri Berisha ka patur 1000 truprojës

  2. Kombi says:

    JURISTI KARAJ KA PUNUAR SHUME, PER TE ZBARDHUR TE VERTETAT ME FAKTE BINDESE , DUKE TAKUAR DHE ME IZET AXHINE , PER GJEMAT QE KA KRYER BERISHA DHE SHPURA E TIJ . SOT ESHTE DITA QE HAXHIJA DUHET TE DESHMOJE HAPUR DHE PA FRIKE . AMERIKA PO MBLEDH TE GJITHA DESHMITE .
    SHQIPERIA NUK MUND TE QENDROJE ME, NEN THUNDREN E NJE GRUPI KRIMANAL DHE HAJDUTE . DUHET TE MBIZOTEROJ LIGJI PER KEDO . POLITIKANAT DUHET TE KENE FRIKE NGA PROKURORIA DHE GJYKATAT ,POR KETU ESHTE E KUNDERTA . BERISHA E LEJOJ DREJTESINE TE KORRUPTOHET , QE DO TE THOTE I BERI LEGENA , NGA ETJA PER PARA , POR QE ATA MOS TE VEPRONIN KUNDER TYRE . VENDOSI INJORANTET E PLEPAVE , OSE ME 8 VJECARE SI LLALLA .
    KESHTU NUK MUND TE VAZHDOHET ME . ANTISHQIPETARI E SHKATAROJ SHQIPERKNE DHE SOT CIRRET SI PATRIOT .

    1. delete says:

      nuk thone kot qe patriotizmi eshte shtepia e maskarenjve.

  3. spata says:

    Na ka gjetur si puna e peshkatarit .Mundohemi te gjejm zgjidhje per tragjedin shqiptare qe na ka pllakosur me politiken 27 vjecare dhe spo kapim fillin . Nga keto ,qe lexoj sot dhe cfare jane then e sterthen per kupolen e politikes, dal ne nje konkluzjon qe nuk po bejme ate qe ben peshkatari kur fidhdispanjua me grepa eshte ber nje lemsh qe nuk dim nga ta fillojne .
    Nuk eshte Izeti themra e Akilit per Berishen e per kedo kriminel qe ka lyer duart me gjak .Jan vete keta qe, me veprimet e tyre, ne sy te popullit kan treguar se cpergjegjsi mbajne para nje gjukate jo politike .Berisha e shume kriminel te tjer kan aq shume fakte sa eshte cmenduri kombetare te mos veprosh .Kan frik ? Jan te perlyer deri ne palc te gjitha strukturat ? Jan poliagjent qe nuk hidhen kollaj poshte nga eproret apo ka ndonje plan ta eliminojne kete popull te pa afte te ndeshkoj kupolen qe e ka drejtuar e drejton ?
    Gjith kjo loje fjalesh pa mbarim eshte si lemshi i peshkatarit qe do durim dhe perkushtim qe te shtjellohet nje per nje e grep me grep .Kape fillimin ose fundin e fillit e ndiq rrugen qe do te shjeri ne shperberjen e lemshit . Kjo eshte pra filozofia e Drejtesise se munguar . Ne se peshkatari nuk do qe ta shjelloje fillin tregon se ai eshte i ngopur dhe e nuk i intereson ky lemsh me fije qe do ti haj kohe ,durim ,pune dhe sodifaksjon .
    Fillojeni te uruaren ose mos derdellisni e lagu se lagu . Futja ne BE eshte e kushtezuar . Duam qe te kete dakortesi midis mazhorances dhe opozites . Denoni peshqit e medhenje tu hapim drtiten jo tu fusim ne familjen tone .Luftoni hashashin ,drogat .Godisni grupet kriminale e luftoni korrupsjonin . Derci verci e terci perci. Ja keshtu u katandisen shqiptaret ne sistemin me demokratik qe ka pare bota .

  4. qdo tradheti ruso-serbe per shqiptaret kalon nepermes turqis.kete e verteton dhe dokumenton me prova e gjithe histoiria.kush nuk thote se nuk ka pas krime,por qdo akuze pa prova ne shtete perendimi quhet qenjeshter dhe rrene e montuar.por tani ardhja e izet haxhis ka prapavij politike e kurdisur nga rusi-serbi-turqi e ps,dhe ne kohen kure evropa po fole per shqiperin sesi te avancoje kah B-E ja ,turqia me rusin e serbin kanr bete kurthen per shqiperin ,qe te hapet lajmi ne evrope e usa,se pd e salihu kane ber krime.dhe qka ndodhe.ne njeren ane akuzihet shqiperia dhe ne anen tjeter akuzohet nderkombtarishte per trafik droge nga qeveria,dhe ne ane tjeter te folet per krime politike,dhe shqipris ti thuhet STOP ,se kurre smunde te hyne ne B-E.dhe me kto akuza falce rama e ps ta fshehin krimin e trafik drogen e qeveris rama ne sy te shqiptarve.izet haxhia nje rrenacak i paguar per akuza falce,si nazim bllaca i kosoves,qe ka jetuar 3-4 vite ne beigrad pas luftes se kosoves,dhe u trajnua nga udb serbe ,per akuza falce kunder shume njerzeve te pafajshum.

  5. opinion. says:

    kjo akuze falce e izet haxhis ka shume motive te kurdisura me pages.1: te poshtrohet ne sy te popullite berisha e pd,dhe edi rama me ps-n ta siguroje edhe nje mandat ne qeveri.te mos pranohet shqiperia ne u-e ,se rama e ps jane kunder.te fshihen marrvedhjet sekrete ps-greqi per shitje deti,pranim varrezash greke,e fshehje te trafik droges rama-tahiri-ps komplet.dhe shqiperia ne planin diplomatik te botes te pesoj keq….rama ps.murtaja e zeze turke per shqiptaret.

  6. Une mendoj se saliu nuk i ka bere me qellim veprat antiligjore ,por se ka qene i paafte per te drejtuar shtet,ka trashiguar edhe nga komunizmi si sekretar partije doza kriminale, mbasi sistemi antinjerzor qendroj gjate ne Shqiperi edhe per kete nuk ka shume faj 50 vjet vrasje burgime internime grabitje te prones ,pasurise qe te pasurit e kishin vene duke pire gjakun e popullit,ka shume rrethana lehtesuese etj ,etj…..,prandaj keto duhen pasur parasysh !

  7. Jimi says:

    Kaq vite jane te mjaftushem per cilindo per per tu trajnuar dhe perfeksionuar nga nje sherbim inteligjent, sidomos sic eshte ai turk! Per shume arsye tani eshte momenti me i pershtatshem per tu rikthyer ne atdhe, por tanime jo si nje delinquent te ven ne sherbim te politikanit, por tanime me nje status teper te vecante e shum fisnik, si patriot qe kerkon te sakrifikoj per ti sherbyer vendit!?

  8. Lili says:

    kush Mero, pos ato qe ti i njeh mire mbasi ke bashkpunuar me ta,
    Edhe ti e di se si ata dine shume per ju ,ish Berishistat edhe krimet e juaja.

  9. Happy says:

    Izeti haxhija. ..mbrohet nga cia amerikane. ….dhe Amerika ben ligjin. ..dhe drejtesine. ..nuk ka mundesi nje kerme komuniste. .na del demokrat I flakte. ..per te mbuluar te kaluaren….fuck bastardeve. …

  10. gjethi says:

    Jimi! Paske pervoja konspirative! Sic duket ke punuar afer sali karaxhicit sepse sala kur jepte urdhra per pislliqe i shkruante ne leter, ta rrotullonte per ta lexuar pa ja hequr gishtin dhe pasi ta merrte miratimin me koke pa fjale e digjte letren…..

  11. vaso says:

    Po behet nje zhurme e madhe,me sa duket per te kaluar pa zhurme dicka tjeter.Nuk vihet drejtesia me te tille deshmitare.

  12. niki says:

    Gjeo-analisti – zvicer : ju lutem mesoni shqipen,qe t’ju kuptojme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje