Një rrezik i madh fshihet nën shtresat e ngrira të tokës në Arktik.
Shkencëtarët kanë zbuluar se nën shtresën e akullit ndodhen rezerva masive mërkuri, një metal i rëndë që mund të kalojë te peshqit dhe kafshët, dhe prej andej te njerëzit, të cilëve u shkakton probleme serioze me shëndetin.
Një studim i publikuar dy ditë më parë në “Geophysical Research Letters” arriti në përfundimin se sasia e mërkurit që gjendet nën tokën e ngrirë të Arktikut mund të jetë 10 herë më e madhe se i gjithë mërkuri që njerëzimi ka lëshuar në atmosferë si pasojë e djegies së qymyrit apo llojeve të tjera të ndotjes në 30 vitet e fundit.
Me ngrohjen globale, kjo shtresë akulli do të reduktohet dhe do të lëshojë mërkur në ambient, duke ndotur atmosferën, por edhe duke u futur në zinxhirin ushqimor.
Deri vonë, shumë studiues besonin se shtresa e ngrirë nuk përmbante mërkur, por doli që ajo është rezerva më e madhe e mërkurit në planet.
Megjithatë, mbetet ende e paqartë se kur ky mërkur mund të çlirohet dhe nëse do të jetë në sasi të tilla, që do të dëmtojë njeriun.
Mërkuri gjendet në natyrë, ku lëshohet si pasojë e djegies së pyjeve, shpërthimit të vullkaneve dhe erozionit të shkëmbinjve.
Por 2/3 e mërkurit lëshohet nga njerëzit, kryesisht përmes djegies së qymyrit apo mbetjeve mjekësore.
Pasi ngrihet në atmosferë, mërkuri rikthehet poshtë, duke u shpërndarë në ujë apo në tokë.
Prej aty, merret nga peshqit ose kafshët dhe hyn në zinxhirin ushqimor.
Mërkuri futet në kategorinë e neurotoksinave.
Ai mund të dëmtojë zhvillimin e trurit të fëmijëve të vegjël, duke prekur aftësite konjitive, kujtesën, të folurit apo të parit.
Edhe te të rriturit, mërkuri mund të dëmtojë shikimin, të folurit apo lëvizshmërinë e muskujve, si edhe mund të ndikojë në sistemin riprodhues dhe atë imunitar.
Falë proceseve komplekse atmosferike dhe oqeanike, mërkuri është përqëndruar në sasi më të mëdha në lartësitë veriore.
Kjo është arsyeja pse te zogjtë, balenat, peshqit apo arinjtë polarë që jetojnë në këto zona, ka nivel të lartë mërkuri.
Të njëjtat procese që e çojnë sot mërkurin drejt veriut të planetit, e kanë bërë këtë gjë për mijëvjeçarë me radhë, duke krijuar atje një depozitë të mirëfilltë të tij.
Çfarë do të ndodhë?
Nuk ka gjasa që e gjithë sasia të mbetet e mbërthyer aty ku është tani.
Kur toka shkrin, bimët dhe pemët rriten duke e marrë me vete.
Mikrobet që dekompozojnë bimët lëshojnë gjithashtu metilmërkur, një formë akoma më toksike se mërkuri.
Një pjesë e tij do të hyjë në ekosistem përmes ujit dhe ajrit, për të kaluar më pas te kafshët.
Sa mërkur do të përfundojë në ushqimet tona?
Të përcaktosh saktë se sa të rrezikuar jemi është një sfidë e vërtetë.
Para së gjithash, përhapja varet nga intensiteti me të cilin njerëzit lëshojnë në atmosferë gazet që shkaktojnë efektin serë.
Kjo përcakton sa për qind e shtresës së akullit shkrin.
Fillimisht çlirimi i sasisë së mërkurit do të rriste rrezikun për njerëzit në Arktik dhe jetën e egër atje, por çfarë ndodh në Arktik, nuk mbetet në Arktik.
Mërkuri do të përhapet në të gjithë planetin.
Përgatiti Gazmira Sokoli-TemA TV
Po mos u merzit o tema ,se kur sju beri gje mielli i serbit ça do beje merkuri ju kini imunitet.
SALI MYSYBETI MOS KA MARE MERKUR
AY DUKET SIKUR I KA IKUR MENDJA
ALPINI.
Futja pordh e grije sallate sa te kaloje edhe kjo date
ALPINI.
Mero me ketyo artikuj qe shkruani doni te thoni .Futja pordhe dhegrije sallate sa te kaloje edhekjo date.
Ti po deshe edhe mos e kalo.
Arktiku nuk eshte toke, eshte Oqeani i ngrire i veriut. Nqs behet fjale per Groenlanden, apo pjesen veriore te Kanadase, Alasken apo Rusine veriore, kete duhet ta sqaroni, sepse keto jane toka.