Parlamenti Europian ka diskutuar për strategjinë e re të Komisionit Europian për vendet e Ballkanit. Raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein ka kërkuar hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë këtë vit.
Parlamenti Europian ka diskutuar në seancë plenare stretagjinë e Komisionit Europian për zgjerimin e Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit.
Kjo strategji është mirëpritur nga të gjithë grupimet kryesore politike, në Parlamentin Europian, por nuk ka munguar të vihet në pah sa skeptikë janë qytetarët europianë për zgjerimet e ardhshme të Bashkimit Europian.
Kjo pasi në perceptimin e opinionit publik europian, çështja e forcimit të shtetit ligjor, korrupsioni i shpërndarë në të gjitha nivelet dhe krimi i organizuar mbeten çështje problematike për t’u zgjidhur në Ballkan
David Mc Allister , Eurodeputet ( EPP): « Hyrja e vendeve të Ballkanit në BE do të varet nga situata në secilin vend dhe kushtet duhet të përmbushen të gjitha. Shteti ligjor, lufta kundër korrupsionit dhe pavarësia e mediave janë në qendër të vëmendjes ».
Viktor Bostinaru Eurodeputet (S&D): « Strategjia është hapi i duhur në drejtimin e duhur. Ne duhet të bëjmë më shumë sesa vetëm fjalë dhe ajo që nevojitet është që kjo të reflektohet në perspektivat financiare të Bashkimit Europian, Duhen më shumë inicativa dhe më shumë investime në Ballkan.
Charles Tannock, Eurodeputet (ALDE): « Shtetet e reja anëtare nuk duhet të diksriminojnë shtete që presin në radhë për t’u anëtarësuar për shkak të çështjes së kufinjve.
2025 është një perspektivë e mirëpritur, por nuk mund të injorojmë skepticizmin e qytetarëve në disa shtete anëtare për zgjerimin e ardhshëm të BE-së kryesisht për çështjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Madje mund të kemi edhe një referendum në Francë për këtë. »
Raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein ka kërkuar hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë këtë vit, ndërkohë që eurodeputetët kanë theksuar, se BE-ja duhet të gjejë mekanizmat e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve bilaterale midis vendeve tê Ballkanit para anëtarësimit të këtyre vendeve.
Knut Flenckestein, Eruodeputet (S&D): « Ne e mirëpresim këtë strategji, pasi ajo injekton dinamizëm dhe përmes saj i dërgojmë një sinjal miqve tanë në Ballkan, se ne jemi seriozë. Strategjisë nuk i mungojnë vullneti i mirë dhe fjalët e mira, por aty mungon shpejtësia e avancimit të proçesit.Sigurisjht që duhen hapur më shumë kapituj me Serbinë dhe Malin e Zi, por ne duam të hapin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë këtë vit. Shqipëria ka bërë progres, po ashtu edhe Maqedonia dhe ne nuk duhet të impresionohemi nga nacionalistët në Selanik, Shkup apo Bruksel.
Eduard Kukan, Eurodeputet (EPP): « Lidhur me mosmarrëveshjet bilaterale, Bashkimi Europian ndihmojë për t’i zgjidhur këto çështje dhe duhet të gjejë mekanizmat e duhur për t’i dhënë fund këtyre mosmarrëveshjeve para anëtarësimit të vendeve të Ballkanit në BE.
Parlamenti Europian ka luajtur një rol të rëndësishëm për zgjedhjen e krizave politike në këto vende».
Komisioni Europian pritet të prezantojë në prill të këtij viti dy rekomandime pozitive për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë në Bashkimin Europian.
Mbetet sfidë gjetja e unanimitetit në gjirin e shteteve anëtare për të marrë vendimin që e bën këtë gjë të mundur.
Komisioni Europian ka rekomanduar hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë në 2009, por vendimi ka mbetur pezull në gjirin e shteteve anëtare për shkak të bllokimit të Greqisë si rrjedhim i mosmarrëveshjes për çështjen e emrit të Maqedonisë /AbcNews
Flenckestein: duam ”vatan” per refugjatet arabe ne Evrope ,Albanistani nje shanc i mire…………………fole sunitesh!
Fleckenstein…..me mire “sunitet” shqiptare te beses se sa kurdo-egjiptianet e pabese te Athines qe akoma jetojn nga xhepi dhe djersa jone ketu e 200 vjet
Mjaft rrejetet ket popull te varfer , o mjerane…Kapter Ramiu vetem po gezon per ket mashtrim nga MIQTE E VERTETE TE SHQIPERISE.
Sa shpejt e harruan shitjen e detit jevgjeve Greke, shqyptaret trima qe kur Greku doli ne shesh kundra emrit te Maqedonise, spurdhjaket sunitas-shqipfoles shanin ne gazete Janullatusin me shume se u corren kundra marrveshjes se fshehte te Rames me Greqine.
Ham ham ham leshko 300 i Anastasit ha m…ha
Knut Flenckestein , nje nder te rrallet deputete gjermane , qe e do sinqerisht Shqiperine , gjithmone ne favorin tone . Faleminderit , zoti deputet .
Keta duan ta zhdukin Shqiperine dhe,Shqiptaret.Keta duan ta kthejne Shqiperine ne kamp plehrash dhe refugjatesh.Shqiptaret nuk kane buke re hane dhe te gjithe ne Azil kurse ky thote ka bete progres
S’ka të drejt të bën kerkesa te tilla ,na kujton Dick Martinin që fliste për vendin tone
?????????????????????????????????
THANKS !! EU !!!!!
Une mendoj se Shqiperia duhet te heq dore nga antaresimi ne Be . 27 vjet jane 13 vjet me pak se diktatura e Enver Hoxhes; pra nje diktature me
eger, me kriminale, me perçarese, me shkaterruse , me vdekje prurese kaluan shqiptaret e ndershem dhe keta akoma i thone prisni deri ne 2025-en te fusim Serbine dhe Malin e Zi pastaj vendosim per juve, dmth per nje gjysem shekulli; te vdes nje brez, te vdes dhe nje tjeter dhe kur hajdutet dhe kriminelet shqiptare e europian te kene legalizuar perfundimisht vjedhjen dhe krimin, ateher Shqiperia behet antare e Be-se ne qoftese BE do egzistoje. Hidhuna nga Kina e Turqia te perfitoni ndonje gje keto vite qe u mban litarin ne gryke BE.
Te gjithe shqiptaret te falenderojne zoti Flenckestein per interesimin qe ju tregoni per ne shqiptaret.ne e meritojme te jemi ne familjen europiane sepse jemi nena qe lindi europen,.ne jemi pasardhesit te pellazgeve çelsi i gjuheve te europes.Jemi nje popull me histori qe fqinjit ardhacak ne trojet tona e fallsifikuan ne interes te tyre.