Sabit Brokaj ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, në një intervistë të shkurtër për AFP.al.
Ai thotë se arrestimi i “peshqve të mëdhenj”, do të përshpejtonte hapjen e negociatave për Shqipërinë.
Z.Brokaj, si do t’i komentonit ju pikat e paraqitura për Shqipërinë nga Komisioni Evropian, në Strategjinë për Zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor?
Reforma në drejtësi ende po vijon me pengesa. Natyrisht, pengesat nuk janë bllokuese si ditët e para të dy vjetëve, që u konsumua shumë energji në vakuum. Por ato e pengojnë përshpejtimin e domosdoshëm që ka shoqëria shqiptare për këtë reformë, kaq të shumëdiskutuar. Pra, reforma në drejtësi ka qenë dhe mbetet kryefjala e ditës. Optimizmi ynë do që të përshpejtohen ritmet. Por në fund të fundit, rruga ka filluar mbarë dhe reforma do të bëhet patjetër. Pavarësisht nga pengesat, pavarësisht nga format, rrugët joligjore apo yçklat e pabaza që ndjek opozita për ta penguar. Kuptohet, që kjo reformë ka sjellë pengesat më të mëdha për integrimin e Shqipërisë në strukturat evropiane, meqenëse është vënë si parakusht përcaktues për hapjen e negociatave. Gjithsesi, pavarësisht të gjitha pengesave, them me bindje se në momentin që ka ardhur, kjo reformë dhe mbështetja e madhe që po merr qeveria nga ndërkombëtarët për vazhdimin e saj, nuk mund të pengohet nga askush në ecurinë e saj. Pengesat do ta ngadalësojnë ritmin, por kurrë s’mund ta ndalin reformën. Është një proces që nuk ka kthim pas.
Çfarë do të thotë kjo sipas jush?
Kjo do të thotë që meqenëse na kanë vënë si kusht primar reformën në drejtësi, unë them se kjo do realizohet dhe pas disa muajsh për vendin tonë do të hapet drita jeshile për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Ne jemi optimistë, por në këto çaste, besoj dhe me sa u tha në Strategjinë e BE-së, edhe ai është optimist dhe do të na mbështesë.
Por a do ta pranojë BE-ja këtë lloj reforme pa “peshqit e mëdhenj”?
Nëse do të ishin kapur që në fillim ata “peshqit e mëdhenj”, sigurisht që procesi i hapjes së negociatave nga BE-ja do të ishte përshpejtuar. Dhe në të vërtetë, organizmat ndërkombëtare quajnë reformë “peshqit e mëdhenj”. Por besoj se proceset e fundit që kanë filluar, duket sikur po shkojnë në atë drejtim, në kahun e duhur, ose më saktë, është hedhur karremi për “peshqit e mëdhenj”. Pra, reforma jo si proces dokumentar, por dhe si proces ligjor do e tregojë vërtetësinë dhe koherencën kur të fillojë dënimin e atyre që kanë qenë përgjegjësit kryesorë për atë korrupsion që pati mbërthyer vendin. Pra, kjo do ta përcaktojë nëse reforma u krye. Dhe partnerët që mirëpresin, e mbështesin atë dhe e kërkojnë hapjen e negociatave me vendin tonë, presin pikërisht këtë moment, këtë pikë, këtë kriter të domosdoshëm që të besojnë në investimet në Shqipëri.
Skeni lene komunista pleq kandidat per azil pa nxjerre ne interviste dhe qe ska lidhje me reformen se nuk ka formimin e duhur. Zabiti doktor i nderuar te zere ndonje maje oxhaku me ndonje teke raki dhe kaq mos na hapni barkun.
Po boll me ato gerdallat e pd.Se u ngopem…E kane rradhen te tjeret tani.
O Sabit! Llafe po degjojme shume, por asgje nuk po ndodh, dhe me sa duket, as nuk do te ndodhe kurre! Shqiperi hesapi!
Po Zabit po. Do dhe nja 10 vjet te tjera qe te zere karremi. Pastaj shohim nese mban apo jo, dhe nja 10 vjet te tjera. Pastaj presim dhe nja 20 te tjera te shikojme si do i trajtojme peshqit. ..kushedi nga viti 2060 kur te fillojne prape negocijimet per ne Evrope, meqe na e ka mbyllur deren dhe per nja 20 vjet te tjera, atehere mendohemi dhe njehere per peshqit.
ESHTE HEDHUR KARREMI DHE KAPI SARDELE SI FILLIM , PRESIM PESHKAQENAT .