Drejtorët e arrestuar, ministri i LSI në alarm: Arrestime me përkatësi politike bëmë sa u shqepem në komunizëm, tani gjyqe publike si pushkatim pa gjyq...!

7 Shkurt 2018, 10:22Politika TEMA

Ish ministri i Drejtesise perfaqesues i LSI Ylli Manjani deklaron se ka një orvatje për të konkluduar në dy pika, që sipas tij përçohen nga analistët shqiptarë.

Arrestimet bëhen për efekt të reformës në drejtësi dhe se që reforma të jetë vërtetë e pavarur, duhen arrestuar dhe zyrtarë të PS-së.

Sipas Manjanit të dyja tezat çojnë në gabime dhe pasoja të rënda. Ish Ministri i Drejtësisë thekson se ende Vettingu nuk ka kaluar në sitë të gjithë sistemin dhe në mungesë të këtij elementi po kryhen lëvizje shumë të rrezikshme.

Problematik mbetet fakti se ka një kaos total shkruan Manjani në rrjetin social, dhe nëse të rastis që të gjykohesh pa të drejtë, nuk ka më as vend ku të ankohesh pasi gjykata dhe vetë ligje janë në vakum për shkak të shumë përplasjeve që kanë shkaktuar ligjet e reja me ato të vjetra.

Së fundmi, Manjani thekson se të mendosh se duhen arrestuar nga të gjitha kahet politike përfaqësues, është një ide mjaft e rrezikshme që na çon prapa në kohën e komunizmit.

Postimi i ish ministrit te drejtesise:

Që të vëmë ca pika mbi i.
————-
Analistët vërtiten rreth dy pikpamjeve që mbushin mendjen e miletit.

1. Arrestimet që po bëhen janë efektet e Reformës në Drejtësi.

2. Duhet arrestuar edhe zyrtarë PS dhe jo vetëm zyrtarë tëLSI.

Me respekt të veçantë për secilin që shpreh një mendim desha të ftoj të mendojmë në një dimension më realist dhe të dobishëm për shtetin dhe shqiptarët.

1. Teza që reforma po jep frytet e saj është e gabuar. A përhapet me qëllim apo nga padijenia, kjo nuk më intereson në këtë moment.

Reforma në drejtësi nuk u konceptua e as u bë si ndryshim sistemi, por si ndryshim personeli. Asgjë nuk ka ndryshuar në proceset gjyqsore, përkundrazi vihet re ndonjë përkeqësim serioz.

Psh gjyqet pa palë janë njësoj si pushkatimi pa gjyq!

Por ende nuk ka ndryshuar as personeli gjyqsor dhe i Prokurorisë. Janë të njëjtët njerëz që kanë qenë. Vetting-u nuk ka ende asnje rezultat.

Hë për hë ai përdoret thjesht si mjet presioni. E vërteta është që presioni po funksionon. Sjellja e gjyqtarëve dhe prokurorëve me zell të tepruar ndaj kërkesave të qeverisë monopartiake është e dukshme!

Rrezik sa më ska!

Ndërkohë ligjet e reja ende nuk janë në veprim, ndërkohë që punohet me ligjet e vjetra me ndonje paragraf nga këto të rejat!

Kaos sa më ska!

Sistemi kaotik, i presuar edhe nga emerime të përkohshme anti -kushtetuese, pa dyshim që është perfekt për tu vënë në dispozicion të qeverisë.

Sot hetuesinë e bën Ministria e Brendshme, ndërsa prokuroria zbardh letrat. Gjykata vihet nën terrorin e vetting.

Drejtësia sot të ndëshkon pa ligj dhe ske ku të ankohesh! Gjykatat e larta janë në vakum.

Liritë themelore janë në rrezik të përidtshëm.

Pra arrestimet që bëhen nuk kanë asnjë lidhje me reformën. Por kjo përdoret si alibi për të justifikuar abuzimin shtetëror!

2. Teza tjetër që duhet arrestuar eshe ata të PS që të quhet drejtësi, është gjithashtu e gabuar dhe e rrezikshme!

Kjo është tezë anti shtet e anti-ligj. Ai qytetar dhe si jurist froj cilindo të arsyetojë më thellë sesa kaq.

Ligjet demokratike i vënë barrën shtetit të provojë akuzat ndaj qytetarit. Cilidoqoftë ai. Nëpërmjet provave shkohet tek autorët.

Shteti ynë, i gjithi politik, ( jo vetëm ky i sotmi) aplikon izolimin e personit dhe pastaj rrugës kërkon prova!

Kjo është praktikë DIKTATURASH! Nuk duhet te kemi frikë ta themi, por të gjejmë forcë ta ndalojmë!

Me këtë llogjike nuk jam pajtur asnjëherë. Por nuk pata forcë dhe mbështetje ta ndryshoj.

Pra ideja që duhen arrestuar njerez për shkak të përkatësisë partiake është kulmi i Diktaturës!

Kjo vlen edhe për arrestimet eventuale ndaj zyrtarêve të PS, ashtu siç vlen për çdo qytetar të thjeshtë që arrestohet dhe harrohet në burg!

Arresti me burg është mjeti i fundit që zbatohet në çdo sistem demokratik. Kur zbatohet bëhet gjithnjë në bazë provash të drejpërdrejta ose në kushtet e flagrancës.

Arresti është de fakto heqje e lirisë e cila është themelore për çdo njeri.

Ndaj kriteri për të dalluar një arrestim nëse vlen apo jo janë provat që paraqiten në gjyq me palë, jo pêrkatësia politike!

Arrestime me pëkatësi politike bëmë sa u shqepem në komunizëm. E ç’prodhuam?

Diktaturë!

Ndaj ftesa ime është të mos lejojmë të na ikë demokracia.

Që kjo të mos ndodhë , drejtësia duhet pavarësohet nga qeveria dhe te provojë akuzat dhe jo të arrestojë njerëz për tu bërë gjyq publik! Kjo e politizon procesin dhe e nxjerr nga shtrati i ligjit.

Kjo është drejtësia popullore e Enverit! Nê demokraci është drejtësia e provës.

Deri sa të provohet akuza të gjithë janë të pafajshëm.

P.S. këtë arsyetim kam patur në çdo kohë. E them këtë për të gjithë ata që përpiqen të gjejnë reagim politik tek unë.

13 komente në “Drejtorët e arrestuar, ministri i LSI në alarm: Arrestime me përkatësi politike bëmë sa u shqepem në komunizëm, tani gjyqe publike si pushkatim pa gjyq…!”

    1. ULLI MAGNA says:

      PO PSE KËRCEN SI KANGURI ‘O QEROS’ ? ? ? ? ? …

      TI MBI TË GJITHA NJEH SHUMË MIRË ‘MEKANIZMIN’, DHE TË GJITHË ATA QË E KRIJUAN ATË …
      (KE VAJTUR ANDEJ-KËNDEJ ME TË GJITHË ! …)

      PASTAJ, NJË PJESË TË MIRË TË AKUZUARVE E TË ARRESTUARVE I NJEH MIRË, TË PAKTËN SI ‘SJELLËS VOTASH’,
      E PRA ‘REZULTATESH ELEKTORALE’, QË DUHESHIN THELLUAR NËPËRMJET ‘REZULTATEVE’ TË FORTA E TË SHPEJTA
      ‘EKONOMIKE’ = MASHTRIME, VJEDHJE E GRABITJE …

      – SI U PASURUAT AQ SHUMË NË KËTO 27 VJET, SA QË, JO PAK PREJ JUSH, KONKURRONI ME TË PASURIT E BOTËS, ME
      MBI 200 VJET TRASHËGIMI, PUNË, KONKURRENCË E MENAXHIM ? ? ? ? ?

      – SI ËSHTË E MUNDUR QË PARKU AUTOMOBILISTIK I UDHËHEQJES SHTETËRORE DHE ASAJ TË PARTIVE JANË SHUMË HERË
      MË TË SHTRENJTA SE ATO TË VENDEVE TË ‘G 7’ ? ? ? ? ?

      – PËRSE SI JURIST, ISH-MINISTËR I DREJTËSISË DHE PËR MË SHUMË SI AVOKAT NUK ARSYETON PËR FAKTET QË PO NDIQEN
      PENALISHT DHE PROCEDURAT E NDJEKURA NGA PROKURORI+GJYKATË+POLICI GJYQËSORE, ETJ. (= SHTETI LIGJOR),
      POR MJERISHT ‘KACAVIRRESH MBI XHAMAT…’ E ‘NGJYRËS POLITIKE’ ? ? ? ? ?

    2. ULLI MAGNA says:

      PO PSE KËRCEN SI KANGURI,
      O ‘QEROS’ ? ? ? ? ? …

      TI MBI TË GJITHA NJEH SHUMË MIRË ‘MEKANIZMIN’, DHE TË GJITHË ATA QË E KRIJUAN ATË …
      (KE VAJTUR ANDEJ-KËNDEJ ME TË GJITHË ! …)

      PASTAJ, NJË PJESË TË MIRË TË AKUZUARVE E TË ARRESTUARVE I NJEH MIRË, TË PAKTËN SI ‘SJELLËS VOTASH’,
      E PRA ‘REZULTATESH ELEKTORALE’, QË DUHESHIN THELLUAR NËPËRMJET ‘REZULTATEVE’ TË FORTA E TË SHPEJTA
      ‘EKONOMIKE’ = MASHTRIME, VJEDHJE E GRABITJE …

      – SI U PASURUAT AQ SHUMË NË KËTO 27 VJET, SA QË, JO PAK PREJ JUSH, KONKURRONI ME TË PASURIT E BOTËS, ME
      MBI 200 VJET TRASHËGIMI, PUNË, KONKURRENCË E MENAXHIM ? ? ? ? ?

      – SI ËSHTË E MUNDUR QË PARKU AUTOMOBILISTIK I UDHËHEQJES SHTETËRORE DHE ASAJ TË PARTIVE JANË SHUMË HERË
      MË TË SHTRENJTA SE ATO TË VENDEVE TË ‘G 7’ ? ? ? ? ?

      – PËRSE SI JURIST, ISH-MINISTËR I DREJTËSISË DHE PËR MË SHUMË SI AVOKAT NUK ARSYETON PËR FAKTET QË PO NDIQEN
      PENALISHT DHE PROCEDURAT E NDJEKURA NGA PROKURORI+GJYKATË+POLICI GJYQËSORE, ETJ. (= SHTETI LIGJOR),
      POR MJERISHT ‘KACAVIRRESH MBI XHAMAT…’ E ‘NGJYRËS POLITIKE’ ? ? ? ? ?

  1. Apo jo? says:

    Po te vjen fundi zoti Manjani.
    A mos valle ti do jesh i pari bashke me Tahirin si banoret e pare te “Big Brother Vip:” ne Rec te Shkodres?

  2. emigranti says:

    Nuk e di apo ben sikur.
    Ne kohen e diktatures Enveri pasi eleminoi kundershtaret politike, filloi me kundershtaret imagjinare te cilet ne te shumten I egzekutonte.
    Keta jo per vjedhje se nuk kishin c’te vidhnin. Ligji te denonte me burg per pervetesim te shumes mbi 2000 leke te vjetra.
    Sot politikanet kane vjedhur aq shume pa u hyre nje gjemb ne kembe, sa nuk di ku te vesh doren me pare dhe ti quash politike burgosjet e te korruptuarve eshte idiotizem.
    Sa me shume politikane te korruptuar te denohen ( jo vetem me.burg, por edhe me sekuestrim pasurie ) aq me mire I behet politikes, e cila duhet cliruar nga kjo kaste e korruptuar dhe keshtu do marrin frike edhe te tjeret.
    Mjaft ma me ish sankylote te babezitur te veshur firmato.
    Efektet do jepen kur te fillohet me peshqi e medhenj te te gjitha kraheve.

  3. Shqipe says:

    Ik ore llafazan se na çave derrasat .
    Po vjen edhe rradha jote.
    Mashtrues

  4. angjelini says:

    Po ik o shtaze malit se na hape barkun se here te shohim. Populli ju do te gjithve ne burg. Jeni hajdut, vrases, agjent dhe antishqiptar. Pasurija e juaj duhet ti kthehet popullit. Mutra.

    1. anonim says:

      a ke mare dhe ti ndonje llokem nga 50 milionshi euro qe ka ikur ne drejtim te paditur me firmen e Haxhinastos , me siguri qe po . sa do kishe uleritur sikur nje drejtor i PS te ishte akuzuar per shprdorim ndoshta 10 here me pak ,psh. 500 mije euro do ishe cirrur ne parlament bashke me ato shpifaraket deputete, dhembecalkallen kejdi qe sle rast pa uleritue apo ajo hundebaxhella me cizme,,,,

  5. Kozmo says:

    KETIJ TE PATURPESHMIT NUK I KA MBETUR GJE TJETER, VETEM TE BEJE DEMOKRRATIN E FLAKTE . PER KETE BYTHLEPIRES TE METES, NJESOJ SI NE KUMUNIZEM QUAN , SHEIKET NGA TE GJITHA KRAHET .

  6. keshtu ndodh says:

    Besoj se koken tende si k…. (kungull) ne komunizem nuk e ka shqetesuar njeri, mos na fol perralla, por kujdes se diku dhe ti do kesh gelltitur ndonje luge çorbe te prishur; mos u hiq si ata gangsteret me ato borsalino prej idioti se ta dime tymin tend qe kur ishe jurist i Edi Rames dhe shkove tek likja se ai te jepte pune, post, para dhe tebente dhe gangster. Tani kujdes me mustaqet.

  7. Doni says:

    HESAP PARA GJYKATËS!!
    HAJDUTËT PARA DREJTËSISË!???

  8. timo says:

    Ne qofte se jane te lagur, bertit sa te duash per perkatesine Z. Manjani.

  9. "BOHOTINA" says:

    Po boll se le nam. Nuk kam pare njeri me pa karakter, sigurish pas Berishes. Me kujtohet 2013. Ishte ne nje TV dhe fliste me superlativa per kualicionin me Berishen. Te nesermen u neneshkrua marrveshja e re PS- LSI. Ne fund te javes ishte prap ne TV dhe nuk la gje per mbretin qe ra dhe nuk la superlative per marreveshjen e re…. Thjesht i pafytyre, delenxhi, lepires profesionist…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje