A ka “peshq të mëdhenj” në PD?

6 Shkurt 2018, 20:19Politika TEMA

Nga Artur Ajazi

Që nga dita kur ambasadori i SHBA zoti Donald Lu ka folur për “peshqit e mëdhenj”, çuditërisht në PD nuk ka patur asnjë minutë qetësi, nuk ka patur asnjë minutë situatë normale, duke nisur nga zyrat e lidershipit, e duke përfunduar tek ato të “ushtarëve” të vegjël që kryejnë shpesh edhe punë të mëdha.

Qetësia u ka humbur të gjithëve, sepse në heshtje dhe në momente zhurmash, ata ripërsërisin vazhdimisht thënien “qeveria e korruptuar, drejtësi e kapur nga Rama”, duke vazhduar me vrimën e fundit të kavallit, “arrestimet politike”. Dhe fakti është se arrestimet e bëra nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe ekzekutimi i tyre korrekt nga Policia e Shtetit, ishin ndoshta vetëm fillimi i një operacioni në shkallë të gjërë, që pritet të përfshijë dhjetra e dhjetra emra të dëgjuar nga politika dhe strukturat e tjera të shtetit në 27 vite.

Thuhet se “peshqit e mëdhenj” duke parë se si po shkon situata, kanë nisur të lëvizin për të “çarë rrjetën”, por e kanë të pamundur. Duke e nisur nga përgjegjësit e rrugëve, nuk ishte e thënë, se domosdoshmërisht duhej ta nisnin nga LSI, pavarsisht se nga atje ka gjasa të dalin edhe “peshkaqenë të mëdhenj” që do të bien në rrjetën e organeve të drejtësisë. Por shqetësimin dhe tërbimin e PD-së nuk e kuptoj njeri. Nuk e kuptoj përse atje nuk ka qetësi, përse atje ish-qeveritarët e 2005-2013 janë inatosur, kanë humbur qetësinë e dikurshme, madje ka prej tyre që po rrahin edhe qytetarë të zakonshëm rrugëve të Tiranës, për një fjalë goje.

Çfarë i mundon, çfarë meraku kanë në qoftëse janë të “larë” dhe në rast se nuk kanë “ngjyer” jo gishtin por dorën me milionat e eurove të investimeve kur ishin ministra, zv/ministra, apo edhe drejtorë drejtorish ? Pasi u arrestuan 10 ish-zyrtarët e lartë të rrugëve, gjithmonë e më tepër njerëzit pyesin “ore po në PD ka peshq të mëdhenj”. Dhe përgjigja vjen natyrshëm dhe pa shumë mundime, “po edhe në PD ka peshq dhe peshkaqenë të mëdhenj, për të mos thënë se ka edhe balena”.

Të bësh hipokritin, të bësh të paditurin, të bësh gjyhnaqarin, të bësh trimin, të bësh servilin, dhe të bësh rrebelin ndaj qeverisjes, ndaj kryeministrit, ndaj Kryeprokurores, ndaj kryetarit të Kuvendit, ndaj Kryepolicit të Shtetit, apo edhe ndaj ligjeve të shtetit, do të thotë se diçka të mundon, diçka të prish gjumin, qetësinë, fjalorin, dhe formën fizike. E vërteta është se prej vitesh “peshqit dhe peshkaqenët” e mëdhenj edhe nga PD, kanë mundur të ndërtojnë mes tyre dhe LSI, guvat e fshehta, kanë mundur të ndërtojnë mes tyre aleanca të ndryra, që mendonin ti kishin jo nga “dashuria” por nga halli për të mbajtur të sigurta dhe të paprekshme pasuritë e vëna nga paratë e vjedhura dhe të zhvatura nga djersa dhe taksat e shqiptarëve.

Në rast se tek Monika gjenden sot akuariumë me “peshq të vegjël dhe të mëdhenj”, tek PD ka rezervuarë me të tillë, që presin me ankth çfarë do të ndodhë sot, çfarë do të ndodhë nesër, që presin me ankth kur bie dera dhe kur bie telefoni. Një pjesë e mirë e tyre e trembur, e djersitur, e inatosur, dhe natyrisht e gatshme për të dalë në “protesta të përjavshme” vetëm e vetëm për të shvendosur vëmëndjen e shqiptarëve, por jo të Arta Markut.

Në muajin dhjetor 2017, ambasadori amerikan zoti Lu foli qartë dhe shqip, ai e shoqëroi paralajmërimin e tij, me një karikaturë, ku ai shfaqet në një varkë, duke pritur që ndonjë “peshk të bjerë në grepin e tij”. Zoti Lu, deklaroi se “brenda muajit janar 2018, do të ndodhnin arrestime, më në fund, do të hamë peshkun e madh” dhe nuk gaboi. Nga ana e tyre edhe përfaqësues të BE, vazhdimisht kanë theksuar se “rezultatet konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit do ta shpejtonin hapjen e negociatave”.

Pra shihet se SHBA dhe BE, janë të prirura të besojnë se, para samitit europian të Sofies në maj të këtij viti, “do të kemi arrestime me rëndësi në Shqipëri”, hapa prej të cilave varen negociatat e anëtarësimit në BE. Dhe reagimi i parë nga ndryshimi i duhur ka ardhur. Ardhja e Arta Markut, ka përmbysur gjithçka kishte ngritur Tiku dhe ushtarët e tij në Prokurorinë e Përgjithshme, duke nxjerrë nga sirtarët e kalbur të hetimeve, dosjet e bujshme që ai mbante të fshehura prej 7 vitesh.

Tashmë është e qartë se “rrjeta” e Arta Markut është e padepërtueshme, është e fortë dhe ka brënda saj peshq goxha të mëdhenj, madje peshkaqenë dhe balena, duke shuar çdo shpresë dhe mundësi të atyre që krijuan “frontin opozitar, që kërkojnë “qeveria antimafie” dhe që bërtasin fort për “detin e falur”. Rrjeta e Arta Markut, shumë shpejt do të mbushet me “peshq blu”, “peshq të bardhë” dhe të çdo ngjyre, për ti detyruar ata të japin llogari për gjynahet e dikurshme dhe të sotme, duke e nisur nga shkeljet ligjore e duke përfunduar tek milionat e zhvatura të taksapaguesve shqiptarë në vite.(TemA)

18 komente në “A ka “peshq të mëdhenj” në PD?”

  1. Toku says:

    Peshqit e medhenj jan te ps dhe lsi. Kurse te pd jan peshkaqenet e medhenj.

  2. Azio says:

    Te gjitha qe shkruan jane shume te verteta.
    Populi yne po pret me padurim.
    Lufta kunder ketyre peshkaqeneve dhe denimi I tyre, tashme ceshtje ditesh app have.
    Prisni,shpresoni dhe ne fund shikoni rrjeten e drejtesise plot me peshq te vegjel e te medhenj

  3. Kozmo says:

    SA TE KAPET BALENA E SHQIPERISE , FILLON EFEKTI DOMINO .

  4. Jimi says:

    Ne PD nuk ka peshq te vegjel! Pse parti vocerrakesh eshte ajo?

  5. zi says:

    Ne pd s’ka as peshq,[te vegjel te mbedhenj] as balena,
    jane te tere piranka te nje madhesie te njejte dhe cu del perpara e shqyejn,shfarosin,zhdukin,
    bime, kafshe, njeri apo rjete.
    Prandaj ,kujdes, vemendje pirankave,vine pa pritur,atje ku se pret,si fantazme,hije,frike,
    kalojne pa u ndjere dhe zhdukin, cdo gje ne vrapimin e tyre fantazme,pa lene gjurme, shenja deshmi.
    Kujdes pirankat,rrjetat duhen prej hekuri ne cdo mm dendesi,
    te bien ashtu furishem bashke, ne nje pa fundesi hici, pangopesie,
    duke na lene vetem skeletet e dhembeve deshmimtar per tu mesuar viteve nga femijet.

  6. problemi eshte shume me i thelle,se te behet drejtesia,te tri partit duhet mbyllur,dhe bjen presidenca e qeveria.nuk mund te kete parti me dy apo tre antar partie,kinse jo ne hajni ,krime e korrupcione.por dhe arrestoni nje dhe anashkaloni peshqit e mdhej,kjo nuk eshte drejtesi.problemi eshte shume i rende….se fillone nga presidenti krheministri.ministri i mbredshum,e vijon ne tere antar partish.gjala eshte per 26 vite hajni e korrupcion trafike….

  7. Dritan says:

    Po! Unë mund të shoh peshk të madh atje me syze! Ai duket i vogël, por ju mund të jeni më i madh se peshqit e tjerë.

  8. problemi eshte shume me i thelle,se te behet drejtesia,te tri partit duhet mbyllur,dhe bjen presidenca e qeveria.nuk mund te kete parti me dy apo tre antar partie,kinse jo ne hajni ,krime e korrupcione.por dhe arrestoni nje dhe anashkaloni peshqit e mdhej,kjo nuk eshte drejtesi.problemi eshte shume i rende….se fillone nga presidenti krheministri.ministri i mbredshum,e vijon ne tere antar partish.fjala eshte per 26 vite hajni korrupcion e trafike….

  9. Alban Dega says:

    JO ARTUR NUK KA PESHQ TE MEDHENJ !

    KA BALENA E KUCEDRA KRIMI !?

  10. Alban Dega says:

    Mendime me fakte me ze e me figure

    PESHQ TE MEDHENJ APO KUCEDRA TE KRIMIT !?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Dosje e dosje …. e dosje permbi dosje

    Saimir Tahiri dhe dosja e tij qe po krijohet, zgjerohet jane bere kryefjala e politikes dhe medias shqiptare.
    Jane me qindra e qindra dosje te tjera shume me te renda qe shkojne deri ne kufijte e Hages.
    Jane dosje te renda qe shkojne deri ne shkelje ligjesh e konventash nderkombetare perfshi edhe ate te Gjeneves, deri ne kontrabande armesh e nafte per regjime terrori shteteror e genocidi si ai i Milloshevicit dhe i Ruandes me mbi nje milione viktima te viteve 1994- 1996!
    Dosje urdherash per perdorim Lendesh Helmuese Luftarake, LHL, e zhdukjeje ne mase si Napalmi kunder popullisese civile ne 97 me mbi 10 mije viktima te pafajshme , dosje si ajo e Gerdecit me mbi 26 te vrare e qindra te plagosur !
    Dosje si e Otrantos me mbi 60 viktima perfshi edhe femije e gra shtatezena qe perfunduan ne fundin e detit te human trafikut po aq ne mos edhe me i rrezikshem se narkotrafiku!
    Dosje narkotrafiku qeveritar te vertetetuara nga Republika e Lazaratit!
    Dosja e tokave te helmatisura te Porto Palermos te Argita, Shkelzen e Sali Fazlicit me vlere prej mbi 100 milione dollaresh investim i munguar
    Dosje kusarie me vlere gjysem miliarde dollaresh te Autostrades se Kusariese se Kombit nga Sali Berisha, Lulezim Basha e banda e tyre e kusareve,
    Dosja e plackitjes se arit dhe thesarit te Shtetit Shqiptar dhe 700 mije euro vetem nje faqe blloku me ze e me figure qe e ka pare gjithe Bota te Like Floririt
    Dosja e tradhetise kombetare dhe Atdheshitjes se Sali Berishes, Lulezim Bashes, Arben Imamit… me vlere multimilardeshe gazi e nafte me vendim te pakonstestueshem e perfundimtar, me vendim unanim te Gjykates Kushtetuese te Republikes se Shqiperise qe nuk u hap kurre dhe nuk u hetua kurre nga drejetsia e kapur nga Slai Berisha.
    Te gjithe shqiptaret e nderkombetaret flasin per “peshq te medhenj” te krimit kur para syve tane si ne Shqiperi edhe ne Kosove, si ne Maqedoni edhe ne Mal i Zi, e deri edhe ne Luginen e Presheves shohim e degjojme per korrupsion e vjedhje masive te djerses e mundit te shqiptareve nga politikanet shqiptare.

    Vidh miliona behesh milioner !

    Behet fjale per balena , per kucedra e dinosaure kusarie me ze e me figure, me dugaja e me saraje , me kala e vila multimilioneshe ne Gjirin e Lalezit e ne Farke, ne Shengjin e ne Vlore, ne Sarande e ne Velipoje, ne Ulqin e ne Kodren e Trimave , ne Oher e deri ne Dubai….
    Cfare peshqish te medhenj!?
    Behet fjale per kucedra te pangime me gjak e djerse shqiptaresh, me plackitje e padrejtesi pa fund qe kane krijuar nje hendek sa kanionet e Drinit midis nje populli te tere dhe nje grushti kriminelash me kollare e kemisha blu por pa asnje skrupull e frike nga ligji, te cilit ia kane mbyllur syte para ,krimeve te tyre dhe vendosur lupen per nje rrenje kanabis apo qindarka te vjedhur.
    Kesaj i thone vjedh qindarka e perfundon ne burg.
    Vjedh nje shtet e popull te tere e behesh multimilioner, kuceder qe sa me shume djerse e gjak shqiptari thith aq me shume i shtohet oreksi.
    Eshte nje gare midis ketyre kucedrave se kush grabit e vjedh, kush vret e pret e me shume , duke vrare se pari atdheun e kombin e vet .
    Cfare jane Shullazet e Prengat, Roshet e Berishat, Ismailet e Altin Dardhat para Sali Berishes e Lulezim Bashes, Fatmir Mediut e Ilir Metes, para Genc Pollos e Genc Rulit, para Monikes dhe Argites, para Shkelzenit e Fullanit !?
    Cironka!? Sherbetore me ose pa pagese per qerim hesapesh midis kucedrave te krimit politik e juridik, mediatik e jetik.
    Pikerisht keto kucedra kryekusare e kryekriminele pikerisht keta kryehajdute me ne krye Il Capo dei Capi Sali Baben e Lulezim Bashen, Fatmir Mediun e Ridvan Boden, Aleksander Frangajn qe nga nje karrocier perfundoi ne Cifligarin e latifondistin me te madh te Golemit ne saje te sherbimeve dhe reklamave te Klanit te tij per politiken e korruptuar.
    Jane pikerisht keto kucedra qe tundin nate e dite e japin leksione per dekriminalizimin deri edhe ne Washington e Bruksel.

    Kur kryehajdutet cirren kapeni hajdutin!

    Kryekriminelet me ze e me figure faqe shqiptareve e mbare Botes na bejne predikuesin dhe mesuesin, lektorin e profesorin e dekriminalizimit.
    Nuk behet fjale as per kriminele e as per kryekriminele ordinere,
    Behet fjale per kryekriminele ne krye te politikes shqiptare tash e 27 vjet .
    Behet fjale per kryekriminele ala Luigj i 14-te “Ligji jam une”
    Te gjtihe flasin per gjyqtare e kryegjyqtare, prokurore e kryeprokurore, per police e kryepolice te korruptuar e sherbetore krimi.
    Po nga na erdhen e si erdhen ata ne ato pozita!?
    Kush i emeroi e si i emeroi ata ne kycet e drejtesise dhe ligjzbatimit te tij.
    Kush konkuroi dhe kush fitoi.
    Konkuruan shume, shume.
    Fituan ata qe paguan me shume.
    Ka fakte pa fund se shume prokurore e gjyqtare kane fituar vendet qe kane ne baze te parimit ” kush paguan me shume” Keshillit te Larte te Drejtesise” qe kryesohet nga Presidenti i Republikes.
    Po Presidentet si u zgjodhen !?
    Te pakten dy presidentet e parafundit jane zgjedhur me vota deputetesh te blera deri ne 250 000 euro secili, me vota te trafikuara !
    Te pakten 300 gjyqtare e prokurore jane emeruar e graduar kundrejt pagesave prej 50 000 deri ne 500 000 euro sipas peshes se karrikes.

    Kush paguan me shume !

    Kur shitet e blihet posti i Presidenti te Republikes, kur shitet e blihet, vidhet vota e deputetit e per pasoje edhe deri tek kryeministri qe u be mode sidomos pas 26 majit 1996 merreni me mend se cka ndodhe me cdo karrike te atij shteti qe nga pastruesi e deri tek ministri !
    Politika eshte bere rruga dhe mjeti kryesor i pasurimit te shpejte edhe me shpejt se me narkotrafik, se me human trafik se me asnje lloj krimi tjeter.
    E keshtu krimi pjell krimin
    Pse !?
    Ku i ka marre parat prokurori ose gjykatesi, ose mesuesi, ose infermieri, ose mjeku ose…. kushdo per paguar ato shuma!?
    Si do ti rifitoje ato harxhime marramendese !
    Sigurisht duke shitur ligjin, drejtesine, mesuesine, shendetesine… jeten e popullit.
    Keshtu eshte krijuar xhironi i kusarise dhe krimit !
    Ndaj cdo reforme ne cfareolloj fushe te jetes ne Shqiperi nuk do te jete as e plote, as efektive, as a sukseshme po nuk e keput ky xhiron kryekrimi e korrupsioni, duke filluar nga politika fillimisht.
    Asnje Veting, asnje reforme nuk do te jete as e zbatueshme e aq me pak e sukseseshme pa jetesuar se pari Vetingun ne politiken shqiptare.
    Aty jane kucedrat e krimit dhe korrupsionit!
    Te tjerat shkojne deri tek peshkaqeni ose tuna jo me tej !
    Populli sheh e ndjen ne kurrizin e shpirtin e vet pasojat e krimeve te tyre pa fund kur i vjen thika te palca.
    Por kriminelet nuk kane skrupuj, nuk kane moral, nuk kane shpirt.

    Ne emer te popullit…!?

    Gjithe diten e naten flasin ne emrin e popullit .
    Gjithe gjykatesit e japin vendimet ne emer te popullit !
    Te gjitha poshtersite kunder popullit behen ne emer te popullit perderisa ky apo cilido popull do te votoje e mbeshtese politikane te tille kriminele!
    Ne mbare boten demokratike vendimet merren e jepen ne emer te popullit e per popullin.
    Por edhe kryekriminelet vrasin e presin, drogojne e tregtojne, shperdorojne e gjakosin popullin ne emer te popullit
    A ka ku te shkoje me tej cinizmi dhe krimi. Krim ndaj popullit ne emer te popullit!
    Krimi ndaj Atdheut te vet duke rrenuar, shitur Atdheun e vet haptazi.
    Institucionii me i larte i Drejtesise ne Shqiperi eshte Gjykata Kushtetuese!
    Gjykata Kushtetuese jep vendim anonim kunder atdheshitjes nga kryeatdheshitesi Sali Berisha per ceshtjen e Otrantos.
    Cfare ndodhe !?
    Pas 8 vjetesh ish- kryeministri Sali Berisha merr guximin te akuzoje e shpife kunder Gjykates Kushtetuese te emeruar nga maxhoranca e vet ai per shitblerje te saj !?
    Kryeprokurori Adriatik Palla qe ka detyre paresore mbrojtjen e zbatimin e kushtetutes se Shqiperise jo vetem hesht , por ben telallin e tij e te Lulezim Bashes.

    Bashkejetesa perfekte politike- krim !

    Bashke me kamikazet e Berishes ala Besim Hajdarmataj dhe prokruroren e Matit qe mbyll dosjen e CEZ-it kunder emeruesve te tij me kontrate.
    Ne vend te beje kryeavokatin e Shtetit Shqiptar ben kryeavokatin e krimit dhe Garden Pretoriane te politikes kriminale e atdheshitese te Sali Floririt dhe bandes se tyre te gangsteresve.
    Sali Berisha ben publike videot e prokurorit dhe kryeprokurorit te Lalles, Hajdarmataj per nje operacion kunder narkotrafikut duke e deshtuar ate.
    Kryeprokuhori Adriatik Lalla eshte i zene me pergatitjen e deklaratave ala PD lidhur me Saimir Tahirin ne vend te urdheronte arrestimin e menjehershem te vartesve te tij dhe Sali Berishes per shperdorim detyre dhe sabotimin e aksionit te policise.
    Shihni simbiozen, bashkejetesn perfekte midis krimit politik dhe juridik deri ku ka arritur !?
    Ne vend te beje kryeprokurorin, kryeavokatin e shtetit qe e paguan dhe ruan ben kryeprokuhorin e krimit dhe Garden Pretoriane te Bandes se Gangstereve dhe “kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” te Kucedres se Vicidolit dhe Balenave te megakrimit megakorrupsionit te tyre !

    Veting nje minute e me pare !

    Jo vetem kaq por menjehere mbas mbylljes se Dosjes se CEZ-it gradon dhe transferon me ngritje ne detyre nga Burreli ne Tirane te prokuhores se kesaj Mafia vrastare e kusare.
    A ka ku te shkoje me lidhja, bashkepunimi, bashkejetesa midis politikes, antidrejtesise dhe krimit flagrant me vlera multimlioneshe te Sali Berishes, Ilir Metes dhe bandes se tyre te gangstereve !?
    Gjithe kjo bande gangsteresh politike e juridike, mediatike e familjare, e gjithe kjo Mafia kucedrash krimi jo vetem sjhqiptare eshte kapluar nga tmerri dhe paniku i Vetingut dhe Reformes ne Drejtesi e kan kthyer ceshtjen Tahiri ne flamurin e reckosur , ne fijen e kashtes per te shpetuar cfare mund te shpetojne prej gjemise se tyre te krimit qe po e do te mbytet nga dallget e Uraganit Veting qe me ne fund filloi nga veprimi.
    Nuk dua aspak te bej avokatin e Saimir Tahirit dhe te askujt tjeter. Nuk ve doren ne zjarr per asnje politikan shqiptar… Secili mban pergjegjesi per veprimet apo mosveprimet e tij.
    Por cdo person eshte dhe supozohet te jete i pafajshem derisa fajesia e tij te provohet nga gjykata ligjore. Kjo eshte drejtesia! Askush nuk ka te drejte te beje gjykatesin aq me pak krygjykatesin suprem per cilindo qofte. Aq me pak dikush si Sali Berisha qe permend ore e cast kusherinjte e tij te peste apo te dhjete, kur pjella e tij politike dhe biologjike jane perfolur dhe hetuar deri edhe nga Komisione Ligjore te Kuvendit te Shqiperise per afera korruptive multimiloneshe, aq me pak kryekusari i 250 milione eurove te Autostrades se Kombit Lulezim Basha, qe shpetoi nga burgu i garantuar me procedura e raporte mjekesore fallco …. !!!
    Ndaj vetingu eshte nje urgjence kombetare!
    Pa Vetingun dhe zbatimin e Reformes ne Drejtesi, nje minute e me pare, asnje reforme e veting tjeter nuk do te kete sukses.
    Veting nje minute e me pare!
    Vraponi burra e gra , shqiptare e nderkombetare!
    Nuk ka kohe me prite!
    Sot, neser eshte e mund te jete teper vone !
    Vraponi burra nuk me prit eshte edhe Kushtrimi i Himnit tone Kombetar!
    Eshte thirrja e Shqiperise dhe kombit per ti prere te gjtiha kokat kesaj kucedre qe ka pllakosur Shqiperine e shqiptaret ! Sot!

  11. Spartaku says:

    Ne partine demokratike ka peshq aq te medhenj sa nuk mund t’i nxer burgu i Reçit.Duhen Trajler te medhenj se maunet nuk i tranportojne dot.Edhe vete ata e dine kete gje,prandaj nuk po e bejne gjumin rehat-Per kete arsye ata jane bere si bisha te terbuara e te plagosura,duke kercenuar me protesta dhe me ekzekutimin e kryeministrit Rama.Shitesi i detit, Berisha,kercenon Ramen per shitjen e detit,kur vete Berisha e ka bere fakt te kryer, bashke me bukuroshin Basha.Por Rames t’i rruajn lesht ata se e mbron nje popull i tere,dhe po te ndodhe gje Rames atehere do te qerohen mire esapet me Berishen,Bashen dhe familjeve te tyre.

  12. I Dyti says:

    Po mor po.Nga cfare dua tek cfare mundem,eshte shume larg.Mos te them se cfare do behet se sma lejon dashuria per atedheun,sepse dua te hapen negociatat.
    Dosia eshte nje dhe vetem nje…21JANARI.
    Aty qendron frika e pd-se.
    Aty jane bere gabime idioteske.Aty eshte fshire serveri.Aty nuk eshte zbatuar Urdheri I Kryeprokurores.Aty jane nderruar tytat.Aty eshte qelluar mbi turme.Aty eshte cdo gje e filmuar.Aty jane deklaratat e cadrave me helm.
    ATY U DOLI SITUATA KOMPLET JASHTE KONTROLLIT.
    Aty mor aty qendron e gjitha.
    A do behet gje? Joooooo!
    Ne mars Lulush do nenshkruaj kontraten e re…ps+ pd ne harmoni me bekimin e Zotit,Bashkimit Europian.
    Bashkimi Europian,te pa- korruptuarit, gjithnje dashamires se se drejtesise,do behen kumbaret e rrugtimit tone drejt se drejtes dhe dashurise se shprehur publikisht, luli+rama.
    Kuptohet qe dashuri pa sexs nuk ka…kllufat i kemi dhurate nga bashkimi europian…qihuni sa te doni,me kllufat tane nuk do ju kapi asnje semundje.
    Kush kuptoi,kuptoi.

  13. populli shqiptar says:

    Kryepeshkun e madh Sali Berisha nuk po e shoh ne foto .

  14. prizem says:

    Ne PD edhe cironkat jane mbi 10 kg…

  15. alphade says:

    Trinomi : Sali Ram Berisha, Lulezim Basha, Ilir Meta: qe tash kane formuar
    frontin unik te bashkuar, jane pa as dyshimin me te vogel qe i di i madh e
    i vogel i Shqiperise,si dhe SHBA dhe BE- ja – JANE BALENAT E MEDHAJA ,me
    tonelada “dhjame”qe ja kane zhvatur popullit shqiptar.

  16. artan says:

    Ne PD nuk ka peshq te medhenj, por balena te ngordhura si Saliu, Luli, Bode dhe Ruli.

  17. be-x says:

    peshkaqen Xeni, duket sepse dhe syte i ka si peshkaqene! Ka ndonje pyetje tjeter?

  18. Arber says:

    Sa mendimtar e ka PD-ja kete BArdh Spahine!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje