Ish -kreu i shtetit Alfred Moisiu eshte per njew goditje te forte ndaj kastes politike, e cila sipas tij, i do te gjitha.
Moisiu tha për Ora News se politika është përgjegjëse për situatën ku ndodhet Shqipëria.
Ai tha se politikanët tanë duan që ti kenë të gjitha pushtetet për vetë, njësoj si në kohën e diktaturës.
“Ngela çik i pezmatuar pasi doli përpara Serbia dhe Mali i Zi duke dikur që ne kemi shumë më parpara dhe po mos kishte ndodhur 1997 ne do ishim para Rumanisë dhe Bullgartisë në BE.
Kjo është përgjegjësi e politikanëve dinë të bëjnë vetëm sherr e shamata që shikojnë interesat e tyre dhe shikojnë fare pak interesat e qytetarëve.
Ne do ti nështrohemi strategjisë, megjithëse jemi me vonesë jemi seriozë në realizimin e angazhimeve tona dhe vërtet mund të ecim mirë.
Por duhet të bëjë kujdes klasa politike. Është për të ardhur keq kur shikon disa fenomene në parlament. Femonene që krijojnë situata të paqenë.
Unë them që shyqyr që u gjet një prokurore që po vë në lëvizje prokurorinë. Sepse për fat të keq prokuroria deri tani ka pasur vetëm deklarata.
Unë nuk jam që njerëzit të futen në burg, por ata që kanë përgjegjësi duhet të përgjigjen. Ne nuk na e prish stabilitetin as një polic, as një infermier, por ata që e kanë pushtetin në dorë.
Deri tani nuk kemi parë prapa hekurave ndonjë personalitet të madh. Mbi të gjitha është vullneti politik. Sistemi jonë për fat të keq ka qenën nën komandën e politikës,
Ne pavarësisht se themi se rrëzuam kominizmin, mentaliteti është gjallë. Politikanët duan të njëjtën gjë si në kohën e diktaturës, ti kenë në dorë të tëra, ti komandojnë të gjitha.
Kushtetuta është e qartë, i ka ndarë pushtetet dhe kjo është baza e demokracisë. Megjithëse në kushtetutë e kemi të shkruar, kur vjen puna duam që ekzekutivi ti ketë gjitha në dorë”, deklaroi Moisiu.
Moisiu është shprehur se kasta poitike duhet goditur, kjo pasi para se të bëjnë punët për së mbari ata mësojnë djallëzitë e punës dhe pushtetit që kanë në dorë.
“Politikanët më parë kanë mësuar djallëzit e pushtetit që kanë në dorë, sesa punët për së mbari. Prandaj duhet të goditet fort.
E ruaj sepse nga natyra jam njeri optimist. Për këtë reformë janë përveshur seriozisht SHBA dhe BE.
Unë kam begraundin ushtarak dhe në na mësonin një gjë “ushtari hapin e mëson në rresht”,- u shpreh Alfred Moisiu.
????? PLAKO ??????
Bota rrotullohet .Plakushit i mungon ritmi
Po sikur te jesh ti i pari. Si thua?
Me 1997 duhej te ishim futur para Rumanise e Bll. thote ish Presidenti!
Akuze sh e forte per Presidentin e asaj kohe!
I lumte!
Kemi 20 vjet qe politika na sjell verdalle.
Madje edhe medja, qe interesat per fitime private, ia kunderve interesave SHQIPTARE.
Jo me larg se dje, iu be pyetje sh provokuese Z. Vllahutin, nga nje gazetare. A mund te futet ne Eu. nje vend me kanabis, me korrupsion etj si keto, pyeste gazetarja. Pergjigjen e mori. Lajmin e jepte Topch., por ne darke i hoqi vete pyetjet e gazetares.
Turp i madh!
Zoteri burre! Respekt!
I pari ti plako me gjith dhendrin tend per shtetesite shqiptare te shitura
Ik mo pirdhu, hajvan…, ha atë pensionin e majmë që merr dhe mos këput broçkulla përrallash për kalamajtë…!!! Shqipëria, as në vitin 2100 nuk do t’i plotësojë kushtet për të hyrë në BE… dhe jo të hynte para Bullgarisë e Rumanisë… (Hahahahahahahahaaaaaaa….!!!)!? Vetëm po na futën “për qëllime të tjera”, ashtu siç na futën në NATO… Deri kur do jetojmë me dokrra e përralla, që na kanë lënë në këtë katandinë ku jemi…???!!!
Ne teori dhe jashte vorbulles te gjithe flasin mire , drejt , dhe bukur . Po mire o z. Ish president , Ju ku ishit deri tani ?? Pse nuk flisje me kete gjuhe kur ishe president ?? Pse nuk i denoncoje shkeljet e ligjit kur ishe ne detyre ?? Dhe mos me thuaj qe ne kohen tende nuk kish shkelje , kish dhe te medha bile , thjesht shikonit dhe Ju interesin personal , pa te implikuar me korupsionin , personalisht kam dhe do kem nje respekt te jashtezakonshem per Ju , por eshte bere profesion qe kur largohen nga detyra politikanet , i nxjerin te gjitha , si thote populli yne si kofini pas te vjelit , keshtu beni Ju , keshtu beri Bami ,keshtu beri dhe Fatosi , Jaro kapteri dhe keshtu do bej dhe Lili hajduti . Kur u mbaron mandati , bejne te gjithe te persosurin .Thua sikur nuk ishin po ata qe na qeverisen , mua kjo me duket sikur me ulni me cdo kusht menyren e te menduarit , dhe kjo nuk me pelqen , te gjithe qytetare te nje shteti te vogel jemi , njifemi mire njeri me tjetrin , kush ishim dhe kush jemi . Mendimin mbi politikanet nuk ta heq njeri , ajo esht e drejta juaj zoteri , por diferenca eshte pse nuk e shprehje kur ishe ne fuqi eshte pyetja . Gjithsesi nuk behet fjale per personalitetin Tuaj zoti Alfred , Ju nuk keni asgje te perbashket me lapanjoze dhe mjerane pasardhes apo prejardhes tuaj . Jeni njeri me vlera dhe veti te ralla , por mendimin qe keni per politikanet dhe kasten , ta kishe shprehur qe kur ishe ne detyre . Po te kishe folur qe atehere me kete gjuhe , jam i sigurt qe shqiptaret , bashkeatdhetaret e Tu do te kishin ne zemer ….. tani eshte vone , tani i dime te gjitha , tani eshte njesoj sikur vete te shqyesh nje dere qe eshte e hapur ………….. nejse me mire vone se sa kurre , respekte z. Alfred…..
I VETMI PRESIDENT BURRE SHTETI QE KA PASE SHQIPERIA
NE HISTORINE SAJ QYSH PREJ ISMAIL QEMALIT!
Jo vetem une por besoj se cdo shqiptar kudo ne Bote
eshte krenar per Alfred Moisiun si President i Shqiperise pas Ismail Qemalit !
Nderim dhe respekt !