“Përfshirja e personave të suksesshëm në lidershipin e shqiptarëve të diasporës dhe një koordinim më i madh mes shtetasve shqiptarë që jetojnë jashte vendit, janë thelbësore për ta shndërruar diasporën në një vlerë të shtuar të Shqipërise”
Kështu u shpreh Ministri i Shtetit për Diasporën gjate një diskutimi të hapur në Universitetin e Harvardit ne Boston. I shoqëruar nga Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, znj. Floreta Faber, z. Pandeli Majko u takua me profesorin Ricardo Hausmann, drejtues i Qendrës për Zhvillimin Ndërkombtar (DCI) dhe me studentë shqiptarë që studiojnë në universitetin prestigjoz.
Ministri u prezantoi atyre politikat për diasporën, duke i njohur me hapat institucionalë të ndërmarrë deri më tani dhe planet për të mundësuar një angazhim më të madh të shqiptarëve jashtë vendit në zhvillimet politike dhe ekonomike të Shqipërisë. Z. Majko informoi të pranishmit mbi përpjekjet që po bëhen për të përmirësuar lidhjet e shtetit me diasporën, duke përmendur krijimin e Nënkomisionit Parlamentar, Komisionit Shtetëror për Diasporën, Agjencisë e gjithashtu Këshillit Konsultativ për diaporën. Ministri e vuri theksin tek rëndësia e ngritjes së një rrjeti të komuniteteve shqiptare.
“Detyra ime është të mundësoj krijimin e lidhjeve mes shqiptarëvë të diasporës”, u shpreh Ministri, duke i kërkuar studentëve e shqiptarëve të tjerë të pranishëm, të gjejnë mënyrat për tu mbledhur së bashku në aktivitete vjetore.
“Jemi në fazën e ndërtimit dhe jo të gjitha muret janë të dukshme, por kemi hedhur hapa shumë të rëndësishëm drejt përfshirjes më të madhe të diasporës në axhendën politike”, shtoi më tej Ministri. Ai përmendi planet për krijimin e një rrjeti të grave në diasporë. Nga ana e tyre, studentët e talentuar shqiptarë i drejtuan pyetje Majko lidhur me strategjinë për diasporën, të cilën e vlerësuan si impresionuese.
Të rinjtë u interesuan mbi mënyrat për të patur një bashkëpunim sa më të efektshëm. Ministri theksoi nevojën e komunikimit dhe organizimit të aktiviteteve të përbashkëta, për të shfrytezuar potencialet e të gjithë shqiptarëvë të suksesshëm që jetojnë jashtë vendit. Në këtë aspekt, Majko sugjeroi krijimin e një Këshilli Koordinues. Ministri i Shtetit prezantoi për panelin në Harvardit edhe një video që shpaloste resurset natyrore e njerëzore të Shqipërisë.
Në shenjë mirënjohje për kontributin e komunitetit shqiptar në qytetin e Worcester në Massachusetts , kryebashkiaku i këtij qyteti z. Joseph Petty e nderoi Ministrin e Shtetit për Diasporën me Çelësin e Qytetit. Z. Pandeli Majko vizitoi të martën qytetin ku jeton një numër i konsiderueshëm shqiptarësh, i shoqëruar nga Ambasadorja e Shqipërisë ne SHBA, Floreta Faber.
‘Është kënaqësia ime t’ju dorëzoj juve Çelësin e Qytetit të Worcester, në shenjë mirënjohjeje për vizitën tuaj në këtë qytet. Shpresoj të jetë e qartë se banorët shqiptarë të Worcester janë një pjesë jetësore dhe me shumë vlerë e qytetit tonë dhe ne ju falenderojmë që na nderuat me praninë tuaj këtu”, thuhej në deklaratën e dorëzimit të Çelësit simbolik të kryebashkiakut të Worcester.
Aty theksohej se shkëmbimet kulturore janë tepër të rëndësishme për të ruajtur paqen dhe prosperitetin.
Ministri i Shtetit për Diasporën shprehu mirënjohjen për vlerësimin dhe falenderoi autoritet lokale të qytetit për përpjekjet e tyre në mbështetje të komunitetit shqiptar. Gjatë qëndrimit në Worcester, z. Pandeli Majko vizitoi qendrën ‘Ilirian Garden’, e konceptuar si një shtëpi për brezin e tretë pikërisht nga emigrantë shqiptarë. Ministri u takua me drejtuesin e qendrës, z. Gregory Stefan, i cili vlerësoi kontributin e dhënë nga komuniteti shqiptar në ndërtimin e shtëpisë për të moshuarit. Më pas, delegacioni shqiptar zhvilloi një vizitë në Kishën Ortodokse të shqiptarëve St. Mary’s Assumption.
shqiptare te suksesshem? mos harro Sali Berishen!
Pa le sa lek nga parat e taks pagusve i paguhen universitetit te Harvardi per permisimin e imazhit te politikanve te deshtuar.
Sot dhe keto universitete jane bere lobista ne kembim te paras.
Ty o Pandi kur nuk te priti komuniteti jot Shqiptar,. paksa pardoks,.. Havardi paska koh me u marr ne ty.
Gjithsesi mir ja beni ketij populli,..keni gjet ,pa beni.
Cfar mesazhi thua, mund te percjell vendi me i korruptur ne bot ,universitetit Havardit.
Besoj mesazh eshte ,..sot nuk ka rendesi kush je ,..por sa paguan per te arritur qellimet e tua.
Welcome to Albania place where you learn how to become corrupt.
shfryetzimin,
vetem kete dini me ba ju, shfryetisimin
Me shfryetezuar po me dhane ju dicka ,a dini?
Deri ne zgedhjen e fjaleve dallohet mendja perverse
Kishit mujt me thane tie afrojme diasporen ne qeverisjen e vendit, te afrojme diasporene ne investimet ne vend,
jo
te shfryetzojme diasporen .. siç e keni shfryetzuar Shqiperine per interesat e juaja!
Disgusting.
Studentet e suksesshem duke ngrene , me pjata ne duar! Majko , po ne menxen e studenteve ke shkuar o i uruar edhe kur , ne kohen kur ata hane dreke.Sjane me shume se 20-25 studente te hutuar qe me siguri nuk jane shqiptare!
Hajde konference hajde!
Kjo eshte loje e dyfisht, ne njeren ane per te ua “lustruar” imazhin disa deshtakve (ne kembim te parave te majme, pavarsisht prejardhjen e tyre), dhe ne anen tjeter te iu ofrojne studentave te tyre shembuj te gjalle te dyftyrshave qe presin qfardo oferte per ta demtuar popullin e vet, te cilin gjoja e perfaqesojne.