Opozita ka kërkuar seancën e sotme plenare interpelancë urgjente me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj.
Si temë ata kanë zgjedhur të trajtojnë ekstradimin e Nazer Seitit, i njohur si financieri i ‘Habilajve’.
Fill pas fjalimit të deputetit Enkelejd Alibeaj, Gjonaj ka deklaruar nga foltorja se opozita kërkon një arsye për konflikt pasi asgjë nuk është e vërtetë.
“Nuk jam thirrur për një debat ligjor por për një motiv të mirëfilltë politik. Kërkoni një kauz që nuk e keni.
Për Seitin është ndjekur e njëjta procedurë ligjore e shumë rasteve dhe shumë viteve të mëparshme .
U ndoq procedura si rastet e tjera. Kërkoni arsye për sherrin e radhës, po reformojmë sistemin e kalbur të drejtësisë,” shprehet Gjonaj. (TemA)
Eshte karakteristike e bandes per te krijuar sherre…
Po mos tja kishe ekstraduar Italis do te kishin filluar e mbrojte e bere moj moter prap e njejta histori do ishte.
Keta nuk kane ca bejne edhe ju vajti kjo kauze 2 muaj lan nam.