INTERVISTA/ Ermal Meta tregon lidhjen me Shqipërinë: Është vend i jashtëzakonshëm, Fieri një prej bukurive të tokës së shqiponjave

11 Shkurt 2018, 15:39Kulturë TEMA

Ai sot padyshim është emri më i komentuar në Itali, pasi fitoi trofeun e Sanremo 2018. Bëhet fjalë për Ermal Metën, i cili bashkë me Frabrizo Moro, korrën sukses me këngën “Non mi avete fatto niente”. ‘Sorrisi.com’ i ka kushtuar një artikull të detajuar shqiptarit, që nga fëmijëria e tij në Fier e deri tek udhëtimi në Itali.

ARTIKULLI

“Ermal zgjidh një vend ku do të shkojë me miqtë e tu për dreke”, kështu i thamë në telefon. Dhe ai na ftoi në një restorant në periferi të Milanos. Erdhi me një makinë, e njoha nga flokët e zinj dhe elegant. Ulemi në tryezë. Momenti i tij i artë ishte klasifikimi në vendin e tretë në Sanremo, me këngën ‘Vitato morire’. Është një djalë i rafinuar, një artist me një histori të jashtëzakonshme për të treguar nga jeta e tij.

Kuptimi i emrit tim

“Ermal është një emër shumë i përhapur në Shqipëri, vendin tim të lindjes. Kuptimi; ‘I ardhur nga mali’, siç keni ju këtu në Itali emrat Karlo ose Aleksandër. Kultura shqiptare me emra të bukur e plot kuptime”.

Si erdha në Itali

“Shqipëria është një vend i jashtëzakonshëm, për vendin dhe për njerëzit që jetojnë atje. Erdha në Itali para 20 vitesh me një traget normal, bashkë me vëllain, motrën dhe nënën e tyre. Dhe jo me gomone, siç kanë shkruar për mua. Linda dhe u rrita në Fier, në një nga vendet më të bukura të tokës së Shqiponjave.

Në Shqipëri kam qenë 5 vite më parë dhe jam ende i dashuruar me të. Kur më pyesnin në intervista se si ishte fëmijëria ime, iu përgjigjesha thjesht; ‘E bukur’. Por e vërteta është se shumë gjëra që i takojnë atyre viteve, i mbaj brenda, por i kujtoj nga shenjat që kam ende në trup.

Unë e kam lënë në Shqipëri një periudhë të vështirë (gjatë prishjes së sistemit komunist, pas një dekadë të gjatë të atij regjimi) kur njerëzit me ide, kulturë dhe dëshira për të bërë art nuk mund të rebeloheshin. Por isha fëmijë dhe nuk e kuptoja se çfarë ndodhte. Kënga ime “Vietato morire”, ka në brendësia të saj një histori personale, (teksti tregon rebelimin e një djali të abuzuar nga babai)”.

Kontakti i parë me muzikën

“Dëshira për muzikën është e hershme, që kur isha 4 ose 5 vjeç. Vijë nga një familje muzikantësh. Mamaja ime është një violiniste dhe ajo më merrte shpesh në koncertet e saj. Isha i mahitur nga bota e saj.

Pianoja për mua ishte si një lojë me çelësa, një lodër e jashtëzakonshme. Shtypja tastet dhe ‘çmendesha’ nga krenaria.

Këngën time të parë e shkruajta kur isha në moshën 12-vjeçare, ndërsa atë ia dedikova një vajzë që pëlqeja në atë kohë. Atë vajzë e takova pas disa vitesh, në det”.

13 komente në “INTERVISTA/ Ermal Meta tregon lidhjen me Shqipërinë: Është vend i jashtëzakonshëm, Fieri një prej bukurive të tokës së shqiponjave”

  1. vang says:

    Ermali eshte brum shqiptar i edukuar qe ne vogeli me muzike te mire.Personaliteti itij muzikor dhe shoqeror u formua nga nje edukate e mire nga nena,dhe ne shkollen Italiane.Asgje nuk eshte e rastesishme. Kompozoi nje kenge 12 vjec.Pra te gjitha lidhen varg.

    1. Tana says:

      Bravo Ermal! Te urojme suksese! Je nje histori suksesi. Na mbushe syte me lot! Na vjen keq qe ke kaluar permes abuzimesh ne femijeri! Te urojme te shkosh sa me lart! Jemi krenare per ty!

  2. Don says:

    Ne fier nuk ka asnje shqiponje.

    1. hihi says:

      Cicat e Noces ishin nje shqiponje por edhe ajo i mori me vete ne Itali kur u martua..

    2. keshtu ndodh says:

      Jo vetem shqiponje, Don, por edhe male nuk ka ; pastaj ermal do te thote “ere e malit” dhe jo “i ardhur nga mali” si shprehet ai. Nuk e di , por çorbe po e bejne çdo gje, vetem te thone diçka pa le te mos shkoje. Atij djalit per muziken bravo, por per veten e tij e ka; tek mua nuk zgjon asnje emocion. Dhe akoma me shume kur shan prindet pa e sqaruar se e pse. Kjo eshte jo mohim dialektik, por mohim metafizik qe edhe nuk shkon.

  3. Sonja says:

    ??????????????????????????

  4. SHQIPE FIERI says:

    DON ” SORRES ” I THEM SE FIERI ESHTE I MBUSHUR PLOT ME SHQIPONJA DHE VETEM SHQIPONJA GJEN.
    POR SORRA NUK I SHIKON DOT SORRAT SE FLUTURON MJAFT ULET…!!!

  5. ''ERKENETE'',ti je muslimon,ti je zhuls shkretetire,si i tille eshte normale te jesh rrot [email protected] uakbar! says:

    ERMAL=KARLO apo ALEXANRO!!!???
    Ky quhet BASTARDIM sunit,emrat e suniteve te sotem jane mashtrim apo mohim i identitetit te tyre arab.

    1. undefined says:

      Pagoni borxhet ……se perndryshe Erdogani ju pret…..dhe perfundimi dihet si dikur kur mbushnit Haremet e Sulltanve apo Naten rruget e Stambollit

      1. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

        ik o ”ebu” gjej birazerin tend qe eshte drejtuar rradheve te ISI-it,Al Nusras,Boco harramit………….

  6. Nik says:

    Folet ju elines … si ka mundesi qe me shume
    se gjysma e shqiptareve jane brune te pakten
    ose me ngjyra me te hapura tiparesh
    Ne greqi 70% te pakten jane sterre te zinj si arabe .. duket qe keni komplekse te forta
    prandaj doni Alexandrin e madh

  7. ira says:

    Fieri eshte vendlindja e ketij artisti, qe tronditi dje ekranet e Italise dhe Shqiperise. Vendlindja, te duket e bukur, sidomos kur je larg. Kjo eshte normale, edhe kur eshte thjesht nje fshat ne maje te malit. Ne rastin e Fierit, fjalet e bukura jane edhe te verteta. Eshte nje qytet vertete shume i bukur, me njerez te bukur e te dashur, me nje atmosfere te ngrohte dhe kjo jo vetem per ne, qe kemi lindur e jemi rritur atje, por kete e kane shprehur edhe te huaj e shqiptare te nje moshe te re, qe s’kane patur kurre asnje lidhje me Fierin.

  8. ali vlora says:

    Fieri zemra e bujarise dhe fisnikrise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje