Gratë s’kanë pse mbulohen? Si qëndron e vërteta e deklarimit të klerikut saudit

11 Shkurt 2018, 21:46Kulturë TEMA

Prej dy ditësh, në media të ndryshme, botërore e shqiptare bashkë, po qarkullon lajmi i një deklarimi të bërë nga një klerik i njohur në Arabinë Saudite, mbi mbulimin e femrës.

I thjeshtëzuar e krejt sipërfaqsisht, ai është servirur si kumtim fetar mbi jo-detyrimin e femrës për t’u mbuluar, referuar dhe një thënie tjetër të klerikut, po në deklarimin e tij të bërë lajm, që “90 përqind e femrave në botë nuk mbulohen”

Si shembull po marrim lajmin e dhënë nga Top Channel me këtë objekt

Titulli është: “Ndryshimet në Arabinë Saudite, kleriku: Gratë s’kanë pse mbulohen”

Më pas vijon teksti i lajmit:  “Gratë saudite nuk kanë pse të veshin abajën, një veshje e gjatë dhe e lirshme, e ngjashme me një pelerinë, që përdoret për të mbuluar trupat e tyre në publik”. Pra, nuk qenka fjala për mbulim por për një lloj veshjeje të quajtur abaja.

Megjithatë, pakkush ose askush nuk është përpjekur të bëjë diferencën mes “mbulimit” si etikë e përgjithshme e detyrueshme dhe llojit të veshjes, abaja.

Dhe kjo ka bërë që spekullimi të jetë masiv, siç e lehtëson këtë gjë dhe portalizimi i lajmit, apo i mendjes më saktë.

Justinian Topulli, kreu i Lidhjes së Hoxhallarave të Shqipërisë, ofron një sqarim të thukët të asaj çfarë ka thënë kleriku saudit.

“Shejhu Abdullah El-Mutlak është pyetur për abajen, se si duhet të mbahet, mbi kokë apo mbi shpatulla, dhe ai përgjigjet: “Nuk është problem, mund të mbahet edhe mbi kokë, edhe mbi shpatulla, e rëndësishme është mbulimi.

Ndërkohë që mbi 90% e grave muslimane të devotshme (të mbuluara) në botën islame, nuk e vendosin abajen dhe nuk e njohin atë, ne shohim shumë prej tyre që janë muslimane të devotshme, hafize të Kuranit, thirrëse të fesë islame, që vijnë në Mekë dhe Medine, por që nuk mbajnë abaje.

Kështu që nuk kemi pse i detyrojmë gratë të mbajnë abaje, sepse ajo te ne është mbulesë, dhe përfshihet tek ajeti i mbulimit: “O Profet, thuaju grave dhe vajzave të tua, si dhe grave të besimtarëve, që të lëshojnë mbulesën e tyre (të kokës) përreth trupit.

Kjo është mënyra më e përshtatshme që ato të njihen e të mos ngacmohen nga të tjerët. Me të vërtetë, Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.” (Kurani 33:59)

Që nga konteksti duket qartë se për çfarë bëhet fjalë. Bëhet fjalë për një veshje që në gjuhën arabe quhet “abaje”, e cila në shqip mund të përshtatet si pelerinë, që mbulon gjithë trupin, dhe mund të vendoset mbi kokë, ose mbi shpatulla dhe ka mëngë të gjera, dhe jo për shaminë apo mbulesën islame, që njihet me termin “hixhab”, por thjesht për një veshje të veçantë, që është e përhapur kryesisht në gadishullin arabik dhe disa vende të tjera.

Kështu që çdo gjë tjetër përveç kësaj, është thjesht spekulim mediatik, gjueti në ujë të turbullt.

Nuk është hera e parë dhe nuk ka për të qenë as e fundit, që përhapen të tilla lajme të rreme, që keqinterpretohen dhe deformohen me qëllim ose jo, ndaj çdokush që merret me informimin e njerëzve, e ka për detyrë të sigurohet për saktësinë dhe vërtetësinë e lajmit, para se t’ua ofrojë atë të tjerëve”, sqaron ekskluzivisht për tesheshi.com, studiuesi Justinian Topulli. (tesheshi)

9 komente në “Gratë s’kanë pse mbulohen? Si qëndron e vërteta e deklarimit të klerikut saudit”

  1. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

    Sura: lani bithen me sapun u beqira muslims,era juaj mund te denohet deri ne 800 evro,allah uakbar!

    1. vezhguesi says:

      Akoma ktu kti eksetremist muti qe shpall urrejtjen nderfetare? O kelysh grek i katekizmit te mitropolia nuk shton asnje pike uje urrejtja jote vecse perben nje krim per te plasur brenda ty e gjithe ata shqipo te shitur te greku.
      Po ju te temes si e linje nje vemje te tille te qe propagandon urrejtjen nderfetare.
      Apo keni dhe ju nje dell grek te tema?

  2. Shvejk says:

    Lajm i cuditshem. I pini rregullisht ilacet ju te Temes?

  3. adi says:

    Xhorxh Bush i riu ju tha sauditeve : ose do e ndryshoni ju islamin ose do e bejme ne per ju.
    Mesa duket me ardhjen e Trump dhe ikjen e zezakut obama sauditet e kane kuptuar se eshte mire qe ta ndrojne vete. Eshte me ekonomike se sa te shkoje Trump ta beje kete pune.
    Thjesht zezaket e tesheshi nuk eshte se jane shume dakort.

  4. Albanistan says:

    Dikur Selim Muça rahmetpast thoshte haptas mbulesa nuk eshte zakon i joni,sot dalin tipa si ky Topulli e thon grate myslimane duhet te mbulohen! Ngjallu Selim se KMSH-ja esht ber talebane!!!!!!!!!!!!

  5. Tjetri says:

    Te themi na plasi kari…eshte pak.
    Te themi qe s u vjen turp…prap eshte pak.
    Te themi qe eshte gjeja me e ndyre ne kete bot…eshte e sakte.
    Perse ju shqipot duhet te degjoni lutjet e fese qe ” kini zgjedhur” ne arabisht??? Vetem ndonje nga spitali i vlores mund te na e shpjegoj.
    Shqip ore shqip dini?

  6. VR says:

    asnje njeri nuk eshte i autorizuar te komentoje librin kuran….dmth secili ka mundesi te e lexoj dhe te veproje ne baze te asaj qka ka kuptuar nga leximi i ketij libri …

    Nese dikush perpiqet te e komentoje kete liber athere ai e merr detyren e Zotiti…sepse e barazon njohurine e tij me te zotit.

    Pra nese muslimani e merr si te vertete se Kuranin e ka shkruar zoti…athere ai nuk ka qka te degjoj keshillat e askujt lidhur me librin…..
    Une e kam lexuar para 35 viteve dhe e kam kuptuar se ne kete liber te gjitha jane te pavertata….ndersa sot nuk kam durim te e lexoj asnje liber relixhioz sepse jane marrina per te cilat nuk duhet hmbe kohe.

    Perndryshe te jesh praktikues relixhios do te thote je diagnostifikur me nje semundje mendore.

    PIK

  7. Dibrani says:

    Ju myslymat e Arabis ka per te ardh nje dit shum shpejt,.. them brenda 20 vjetve ,..qe keni me i detyruar femrat tuaja qe te mos mbulohen me.
    Jam shum i sigurt,…dhe ata vet e kan kuptuar qe mbulesa shkon kundra fes tyre dhe kundra natyres se njeriut per seksin femer.
    Fondamentalizmin qe krijuan do ta thyejne vet Arabet.
    Por ka me u dal pun me vende si Pakistani dhe Avganistani ,…atje mbizotron ligji i shpelles.

  8. vezhguesi says:

    Akoma ktu kti eksetremist muti qe shpall urrejtjen nderfetare? O kelysh grek i katekizmit te mitropolia nuk shton asnje pike uje urrejtja jote vecse perben nje krim per te plasur brenda ty e gjithe ata shqipo te shitur te greku.
    Po ju te temes si e linje nje vemje te tille te qe propagandon urrejtjen nderfetare.
    Apo keni dhe ju nje dell grek te tema?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje