Debatet me dyer të mbyllura në KLD/ Këshilli rrëzon kërkesat e MD për shkarkimin e gjyqtarëve, Gjin Gjoni i mbron: Nuk mund t’i shkarkojmë, por…

12 Shkurt 2018, 18:47Politika TEMA

Mbledhja e Këshillit të lartë të Drejtësisë  në 24 janar të këtij viti ka dëshmuar edhe njëherë  vendosmërinë e anëtarëve të Këshillit  për të mbrojtur drejtësinë e vjetër, por edhe duke moskryer  detyrat e veta brenda afateve.

Thënë këtë, në këtë mbledhje të drejtuar nga presidenti Meta, janë rrëzuar të gjitha kërkesat e ministrave të Drejtësisë për të shkarkuar disa gjyqtarë.

Madje, përgjegjësia e Këshillit të Lartë të Drejtësisë rëndohet edhe më shumë për faktin se nuk kanë respektuar afatin ligjor që parashikon dispozita tranzitore e ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” që, duhej Këshilli i Lartë i Drejtësisë të marrë masa brenda afatit 6-mujor pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Këshilli kësilloj “është në shkelje të dispozitave ligjore lidhur me marrjen e vendimit për këto çështje që janë paraqitur shumë kohë më përpara nga ministrat e Drejtësisë”, mësohet të jetë shprehur ministrja Gjonaj gjatë takimit më dyer të mbyllura.

Kështu, lista me emra gjyqtarësh e dorëzuar në KLD nga ministrat e drejtësisë jo vetëm që nuk janë shqyrtuar siç duhet dhe kanë fjetur në sirtarët e këtij Këshilli.

Madje, anëtari i KLD-së, Gjin Gjoni, duke mbrotjtur gjyqtarët të cilëve ju ka shkuar emri për shkarkim, mësohet të jetë shprehur brenda mbledhjes se edhe pse ata gjyqtarë kanë një sërë shkeljesh, nuk duhen shkarkuar, por ju duhet çuar një mesazh. “Është e vërtetë që një pjesë e gjyqtarëve të cilët janë sjellë sot përpara Këshillit të Lartë të Drejtësisë kanë një sërë shkeljesh dhe normalisht Këshilli i Lartë i Drejtësisë duhet të japë një mesazh në lidhje me këto shkelje. Problemi është, në rast se sot ky Këshill i Lartë i Drejtësisë do vendosë që në disa raste të cilët një pjesë e këtyre kanë shkelje të një kategorie që ndoshta nuk futen tek shkarkimi i detyrës por hyjnë tek kategoria e atyre shkeljeve që mund të jetë “Vërejtje me paralajmërim”, “Ulje në detyrë”, “Ulje në pagë”, “Vërejtje e thjeshtë”.”

11 gjyqtarë rrrëzim kërkese

Procedim ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Ardian Kalia; gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, Shpëtime Pitaku; Propozim për shkarkim “Shkarkimit nga detyra”, për probleme në deklarimin e pasurisë ILDKPI-së. Nuk miratohet

Shqyrtimi i kërkesës së ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor shkarkim nga detyra të gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, Dhurata Bilo. Për shkarkim nuk miratohet

Shqyrtimi i kërkesës së ministrit të Drejtësisë, për procedimin disiplinor të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, Astrit Shema. Propozim për shkarkim, nuk miratohet

Shqyrtimi i kërkesës së ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, Tomorr Kullolli. Për shkarkim nuk miratohet

Shqyrtimi i kërkesës së ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor të gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, Matilda Llangozi. Për Shkarkim nuk miratohet

Shqyrtimi i kërkesës së ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor të gjyqtares së Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, Gentiana Xhelili. Masë disiplinore “Vërejtje me paralajmërim”. Nuk miratohet.

Shqyrtimi i kërkesës së ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, Ali Koleci. Nuk miratohet

Shqyrtimi i kërkesës së ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Laurent Fuçia. S’ka kourum nuk shqyrtohet

Vazhdimi i shqyrtimit të kërkesës së ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor të gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, Enkeleda Doda. (Procedimi disiplinor është pezulluar me vendimin nr. 18, datë 15.01.2016.) Propozohet “Shkarkim nga detyra” nga Ministria e Drejtësisë. Rrëzohet

Ccështja e gjyqtarit Rasim Doda. për masën disiplinore ndaj tij të “Shkarkimit nga detyra”.  Rrëzohet

Shqyrtimi i kërkesës së ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, Petraq Çurri. Pikë e shtyrë.

Shqyrtimi i kërkesës datë 13.11.2017, i Inspektorit pranë Inspektoratit të KLD-së, z.Qemal Zaimi, për rimandatim në detyrën e inspektorit për një mandat tjetër, pas

përfundimit në datën 20.12.2017 të mandatit të dytë në detyrën si inspektor

Pjesë nga debatet me dyer të mbyllura:

Ilir Meta: Fillojmë atëherë!

Fillojmë këtë mbledhje plenare të Këshillit të Lartë të Drejtësisë sipas rendit të ditës për të cilin jeni njoftuar dhe e keni përpara. Kështu që fillojmë me vijimin e shqyrtimit të kërkesës së ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit gjyqësor Tiranë, Ardian Kalia.

Të thërritet… Ah, e mbaruam. E kishim herën e kaluar. Atëherë, do të shpreheni ju zonja ministre?

Etilda Gjonaj: Unë i qëndroj propozimit që ministrit i mëparshëm ka bërë, lidhur me masën ndaj gjyqtarit Kalia. Kështu që, e vetmja gjë që unë dua të theksoj edhe një herë është afati ligjor që parashikon dispozita tranzitore e ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” që, duhej Këshilli i Lartë i Drejtësisë të marrë masa brenda afatit 6- mujor pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, ashtu siç e theksova edhe herën e kaluar, është 22 maj i 2017. Në fakt, ky detyrim ligjor nga ana e Këshillit të Lartë të Drejtësisë nuk është zbatuar.

Kjo është vërtetë një gjë shumë e rëndësishme që duhet theksuar edhe duhet parë mbase edhe përgjegjësitë që ka pasur Këshilli për të zbatuar këtë dispozitë ligjore. Dispozita tranzitore është e vërtetë që nuk ka parashikuar ndonjë efekt në këtë drejtim në rast se nuk është shqyrtuar brenda afatit 6-mujor. Për këtë arsye, për sa kohë që nuk ka parashikuar këtë lloj pasoje pavlefshmërie për çështjen, pra e vazhdon procesin, jemi brenda afateve të parashkrimit, duke mbajtur në konsideratë edhe komentin që zoti Hoxha bëri herën e kaluar. Stafi i Ministrisë së Drejtësisë verifikoi të gjitha afatet dhe dokumentacionin. Për vendimmarrjen, jemi brenda afatit ligjor, por ju sjell edhe një herë në vëmendje zoti Kryetar, pavarësisht se ju s’keni qenë Kryetar në atë kohë, Këshilli është në shkelje të dispozitave ligjore lidhur me marrjen e vendimit për këto çështje që janë paraqitur shumë kohë më përpara nga ministrat e Drejtësisë. Dhe kjo bëhet fjalë për të 10 propozimet që kanë sjellë ministrat e Drejtësisë në vitin 2015-2016.

Gjin Gjoni: Faleminderit, zoti President!

Faleminderit, zonja ministre!

Unë diskutimin tim do e bëj në parim në lidhje me disa probleme të cilat duhet të diskutojmë dhe t’i ndajmë sot përfundimisht. Aspekti i parë, është e vërtetë që janë sjellë një numër i madh procedimesh disiplinore në lidhje me një kategori gjyqtarësh prej 13 vetash sot. Problemi shtrohet dhe i gjithë diskutimi do ndahet në dy kategori. Pjesa e parë ka të bëjë, cila nga dispozitat ligjore sot ky Këshill i Lartë i Drejtësisë duhet të zbatojë? Duhet të zbatojë Kushtetutën e cila është shfuqizuar dhe ligjin ‘Për organizimin e pushtetit gjyqësor’ i cili është shfuqizuar? Apo ligjin aktual i cili është në fuqi? Në rast se i referohemi Kushtetutës së kaluar dhe ligjin “Për organizimin…” dhe njëkohësisht edhe dispozitave tranzitore, është e vërtetë që Kushtetuta ka parashikuar disa raste të shkarkimit të gjyqtarëve nga detyra.

Problemi është që në fazën e re ku jemi në momentin aktual ku jemi, të drejtën e procedimit edhe pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së re dhe të ligjeve të reja për pushtetin gjyqësor ka një moment i cili është evaziv dhe momenti është i përcaktuar. Ministrja e Drejtësisë kishte të drejtë që të paraqiste pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë deri në shkurt të vitit 2016, në mos u gabofsha, kishte të drejtë të paraqiste procedimet disiplinore. Tagri, pas këtij momenti i kalon Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, nëpërmjet Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë mund të merrte të gjithë tagrat për fillimin e procedimeve disiplinore dhe njëkohësisht edhe për shqyrtimin e këtyre çështjeve.

Të shkojmë tek momenti i dytë. Momenti i dytë, Kushtetuta e re, në nenin 140, ka përcaktuar dy momente kryesore. Gjyqtari shkarkohet nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë kur a) ka kryer shkelje të rënda profesionale ose etike që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës; b) është dënuar me vendim të formës së prerë…

Tani, të kalojmë tek momenti i parë. Kategorinë e personave që aktualisht janë sjellë për procedim disiplinor prej 13 vetash, unë do e ndaj në dy momente. Momentet e para janë… kategoria e parë janë për shkak të deklarimit të pasurisë dhe që, ashtu siç e diskutuam edhe në mbledhjen e kaluar rezulton që këta për deklarimin e pasurisë, ndaj këtyre ka pas një vendim penal dhe do shohim cilësinë e vendimit penal dhe a mund të lidhet çështja penale me çështjen administrative në rastin konkret për procedimin disiplinor. Dhe rasti i dytë është për çështje të cilat diskreditojnë rëndë figurën e gjyqtarit.

Këto janë dy momente. Të marrim momentin e parë dhe të konsiderojmë që çështja penale është e lidhur me një çështje civile. Po t’i referohesh ndryshimeve të reja në ligj, e ka thënë në mënyrë taksative që çështja e procedimit disiplinor administrativ është e lidhur me çështjen penale dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk mund të veprojë në mënyrë absolute në rast se ka një procedim penal.

Tani vijmë tek momenti i dytë. Është e vërtetë që një pjesë e gjyqtarëve të cilët janë sjellë sot përpara Këshillit të Lartë të Drejtësisë kanë një sërë shkeljesh dhe normalisht Këshilli i Lartë i Drejtësisë duhet të japë një mesazh në lidhje me këto shkelje. Problemi është, në rast se sot ky Këshill i Lartë i Drejtësisë do vendosë që në disa raste të cilët një pjesë e këtyre kanë shkelje të një kategorie që ndoshta nuk futen tek shkarkimi i detyrës por hyjnë tek kategoria e atyre shkeljeve që mund të jetë “Vërejtje me paralajmërim”, “Ulje në detyrë”, “Ulje në pagë”, “Vërejtje e thjeshtë”. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese me nr. 34 i vitit 2017 i ka shfuqizuar të gjitha këto masa disiplinore. Në rast se ne, ky Këshill i Lartë i Drejtësisë sot – të them të drejtën është në minimumin e kuorumit të vet ligjor, duke qenë se një pjesë e madhe e tyre nuk kanë ardhur – do vendosë që të rrëzohet masa e parë disiplinore “Shkarkimi nga detyra”, atëherë, cila do jetë masa e dytë që do propozohet? –shtrohet pyetja. Në këtë vakum ligjor i cili është, a mundemi ne që ekstra proceduralisht të marrim një masë tjetër e cila mund të jetë “Vërejtje me paralajmërim”, “Ulje në detyrë” ose “Transferim në një gjykatë tjetër” ose këto masat e tjera që janë parashikuar?

Në pikëpamjen time, unë them jo. Dhe cila është arsyeja? Vendimi nr. 34 i Gjykatës Kushtetuese i ka shfuqizuar të gjitha masat e tjera disiplinore të cilat janë parashikuar në ligjin specifik. Shkeljet, më fal. Shkeljet. Dhe duke qenë se ka shfuqizuar shkeljet, cila shkelje do t’i korrespondojë masës së caktuar? Dhe i vetmi moment janë vetëm momentet e shkarkimit, të cilët ky Këshill mund t’i referohet drejtpërdrejt Kushtetutës. Rastet e shkarkimit sipas Kushtetutës, unë i përmenda. Është rasti kur kryen shkelje të rëndë profesionale ose etike të diskrecionit, pozitës dhe figurës së gjyqtarit.

Kështu që, në këtë pikëpamje, duke qenë se, unë them që ka një vakum ligjor për sa i përket shkeljes dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka orientuar Ministrinë e Drejtësisë dhe Parlamentin që të hyjë institucionalisht dhe të rregullojë këtë lloj shkelje. Ndodhemi në një bazë vakumi ligjor në marrjen e kësaj mase. Se çfarë do na ndodhë?

Ky Këshill i Lartë i Drejtësisë, për një periudhë kohore të gjatë, ka arritur që të shkarkojë deri në momentin aktual një numër, të paktën 10-15 gjyqtarësh deri në momentin aktual. Pavarësisht se nuk është ndonjë çudi e madhe sepse publiku, për shkak të këtij pompoziteti dhe propagande që është komentuar dhe trumentuar, kërkon që 80% e gjyqtarëve të dalin jashtë sistemit. Por në momentin aktual, kur efektet e deklarimit të pasurisë, efektet e kontrollit të vlerësimit dhe rivlerësimit të gjyqtarëve janë në fazat fillestare dhe Komisionet e Pavarura të Kualifikimit dhe Komisioni i Apelimit po marrin në sitë të gjithë gjyqtarët, unë them, edhe për shkak të vakumit ligjor, le t’i ndajmë këto dy kategori: kategorinë e parë të cilët janë për shkak të pasurisë dhe kategorinë e dytë për shkak të shkeljeve dhe në fund, po qe ky Këshill i Lartë i Drejtësisë të pezullojë çështjet sepse ka një vakum ligjor dhe t’ia kalojë KLGJ-së ose këtij Këshilli në rast se Kuvendi i Shqipërisë, brenda një periudhe kohore të shkurtër, riparon defektet e ligjit dhe shfuqizimit që ka dhënë Gjykata Kushtetuese. Pasi edhe ne çmojmë besoj edhe kolegët anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë ndajnë të njëjtin mendim me mua që, për ata gjyqtarë të cilët ka shkelje, ne duhet të japim atë që meritojnë. Për ato gjyqtarë të cilët janë në rastet të cilat ligji nuk i parashikon mund të shpëtojnë edhe nga ndonjë ndëshkim i mëvonshëm për shkak të mungesës së këtij ligji. Kjo është pikëpamja ime. Unë diskutimin e bëj në parim. Nuk e bëj për persona konkret dhe për emra nominal. Faleminderit, zoti President!

Ilir Meta: Po! Kemi çështje tjetër?

Petrit Çomo: Ndoshta të na sqarojë ministrja dy gjëra, megjithëse këto janë procedime që nuk i ka sjellë kjo ministre. E para është që, në kuadrin e, duke marrë shkak nga ai i pari që kemi, mbasi u vumë në dijeni për vendimin e prokurorisë, se kur ka ardhur procedimi, s’kishte përfunduar vendimi i prokurorisë, nuk ka ndonjë ndryshim ministrja?

Dhe e dyta, në atë që tha edhe Gjin Gjoni që, si e çmon ministrja atë që tha Gjini që mbas shkurtit ose marsit 2016, a ka të drejtë që t’i sjelli këtu?

Etilda Gjonaj: E para njëherë, për sa i përket të drejtës nëse ka ministri i Drejtësisë për t’i sjellë këtu kërkesat, propozimet për masat konkrete për gjyqtarët për të cilët është filluar procedimi disiplinor nga Inspektorati, patjetër që po. E jep dispozita tranzitore e ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, e jep dhe Kushtetuta.

Gjithashtu edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, kur i ka dhënë kompetencën Këshillit të Lartë të Drejtësisë për vazhdimësinë e institucioneve gjatë periudhës së këtij vakumi të institucioneve të reja, kjo nënkupton edhe rolin dhe kompetencën e ministrit të Drejtësisë. Kjo është e përgjithshme.

E dyta, është që, këto propozime kanë ardhur në kohën kur ligji nuk ka qenë i shfuqizuar dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë e ka shumë mirë të përcaktuar që duhet të vepronte, sipas nenit 172, brenda afatit 6-mujor. Pra këto procedime kanë qenë kohë më përpara. Pritet vetëm vendimmarrja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në këtë rast, ministri i Drejtësisë nuk ka asnjë lloj roli për sa i përket rifutjes apo risjelljes në vëmendje.

Unë edhe herën e parë që e ngrita, herën e kaluar në mbledhjen e kaluar, e ngrita për faktin që duhet me doemos që Këshilli i Lartë i Drejtësisë të kryejë kompetencat e veta dhe të gjithë përgjegjësitë që i njeh ligji, siç është rasti konkret për të marrë vendimin mbi të gjitha masat, propozimet që kanë sjellë të gjithë ministrat e Drejtësisë më përpara për sa i përket procedimit disiplinor. Kështu që kjo për mua është absolutisht e qartë. Ashtu siç ka kompetenca sot Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ato kompetenca dhe përgjegjësi që do t’i ketë inspektori, organi i ri që do të ngrihet, që është Inspektori i Lartë i Drejtësisë.

Për sa i përket pjesës së, çfarë argumentimesh ngriti zoti Gjoni…

Po, sepse janë të dy.

Zoti Gjoni ngriti po ashtu, por edhe për t’ju përgjigjur edhe ju.

Kushtetuta e ka thënë shumë qartë. Neni 140, pika 2 thotë: Gjyqtari shkarkohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor kur: a) kryen shkelje të rënda profesionale ose etike që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës. Nuk e lidh në mënyrë absolute me pjesën e procesit penal. Procesi penal është një proces i ndarë nga ai disiplinor, nga masa disiplinore që do të merret nga Këshilli, në rastin konkret. Dhe kjo është më se e qartë.

Petrit Çomo: Por jo në rastin e deklarimit të pasurisë. Po pate bërë deklarim të rremë, ke vepër penale. Po s’e pate bërë të rremë, s’ke asgjë. Se s’ke pse ta diskreditosh figurën duke bërë deklarim jo të rremë.

Etilda Gjonaj: Pavarësisht pjesës penale, pavarësisht veprës që atribuohet, pavarësisht veprës apo shkeljeve që ka gjetur ministri i Drejtësisë kur e ka propozuar, pra ligji apo Kushtetuta nuk e përcakton nëse ka një kategori veprash penale që duhet të përjashtohen nga fakti që duhet marrë në konsideratë ato elementë që kanë të bëjnë me vepra apo me procedimin penal. Kushtetuta e thotë shumë qartë: kur kryen shkelje të rënda profesionale ose etike që diskreditojnë figurën, në këtë rast vendoset shkarkimi i gjyqtarit, në përgjithësi, pa e lidhur me veprën penale. Kështu që në këtë pjesë, për mua është…

Petrit Çomo: Unë bëra një pyetje për rastin konkret, se mbase nuk jemi kuptuar. Për rastin konkret, kur na erdhi një vendim nga prokuroria, keni ndonjë ndryshim?

Etilda Gjonaj: Absolutisht asnjë ndryshim.

Petrit Çomo: Kaq. Jam i qartë.

Etilda Gjonaj: Prandaj u mor koha e nevojshme edhe nga stafi për të parë vendimin e pushimit të prokurorisë, për të parë rrethanat dhe në konsideratat e mia personale, i qëndroj propozimit që ministri i Drejtësisë i mëparshëm ka bërë, duke patur parasysh nenin 140 të Kushtetutës.

Për sa i përket pjesës së… një koment. Ne nuk jemi këtu për t’iu përgjigjur në mënyrë të verbër perceptimit të publikut për sa i përket pastrimit të gjyqtarëve nga gjykatat vetëm thjesht pa patur fakte dhe shkelje. Ne po flasim mbi baza dosjesh konkrete, mbi baza propozimesh konkrete, mbi baza hetimi disiplinor të kryer në mënyrë konkrete për shkelje që janë konsideruar të tilla. Kështu që mua nuk më duket normale që ne të diskutojmë dhe të themi që meqenëse është perceptimi i publikut, ne duhet të marrim apo ne po bëjmë këtë pjesën e ofensivës ndaj gjyqtarëve. Në mënyrë absolute. Kemi në rend dite ato 10 kërkesa që kanë ardhur, propozime që kanë ardhur nga ministrat e Drejtësisë të mëparshëm, ashtu siç do ketë edhe zhvillime që Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka kryer së fundmi, për të cilën e përgëzoj, ashtu si edhe ministri i Drejtësisë me rolin që ka dhe në këtë situatë është shumë e qartë që ne po veprojmë dhe po flasim mbi fakte dhe dosje konkrete, jo thjesht mbi perceptim publiku.

12 komente në “Debatet me dyer të mbyllura në KLD/ Këshilli rrëzon kërkesat e MD për shkarkimin e gjyqtarëve, Gjin Gjoni i mbron: Nuk mund t’i shkarkojmë, por…”

  1. sapa says:

    Fatkeqesi qe ky popull nuk ka per tu ngritur kurre per te pastruar vendin nga keta plehra!Dhe keta e dine shume mire kete gje.

  2. Treviso says:

    O zonja ministre, po ku le hyre? Ke hyre tek shpella e tigrave duke perfshire dhe presidenti kryetar.

  3. Epo kjo pune! says:

    Ah mer Rame qe i rrahe shpatullat Sales, bere kete figuren president, e ben si lopa dhe ti, po kur duruam kaq gjate po durojme dhe pak se tani comangen e ka ne dore SHBA dhe nuk ta perton… se vete, aha, na mbeti gomari ne lluce 30 vjet

  4. Cuku says:

    Pse akoma funksionon Keshilli Larte I Derrave ?

  5. Jimi says:

    Figurat mbase nuk jane te goditura, por morali i fabules eshte shum i qart! Dikur minjte u mblodhen dhe te shqetesuar diskutuan se si ti shpetonin ndjekjes se macokut i cili po bente kerdine. Pas shum oresh diskutime me ne fund ngrihet nje miush dhe gjithe entuziazem thote: E gjeta, ti vendosim macokut nje zilke ne qafe, qe kur t’na afrohet, ta ndjejme dhe ne shpejte te largohemi! C’ishin te pranishem ne salle u entuziazmuan nga zgjidhja origjinale qe miushi i dha problemit dhe gjithe kenaqesi per zgjidhjen filluan ta pergezojne. Pasi mbaroi deliri i fitores i erdhi rradha zgjidhjes ne praktike. Kush do t’ja vendoste zilken macokut?…..

  6. Breg Detari says:

    BOBO BOBO ! LEXONI MOR POPULL SEC BEHET ATJE LART…!
    NE KULMIN E PIRAMIDES SE DREJTESISE SHQIPTARE.
    PER TE DHENE NJE MASE PER GJYKATESIT ME SHKELJE VETE SIC THOSH NJE PROFESOR I IMI “… NJEQIND QESE VRIME E MIUT…”.
    PO KETA PER TE MBROJTUR LEKUREN E TYRE CFARE NUK BEKAN.
    MJERE…MJERE … MJERE KY POPULL !!!
    E PER TE DENUAR NJE QYTETAR I VENE KAPAK ME 3 RRJESHTA.

  7. Beni says:

    Edhe keto te KLD si Llalla, vetem se nje pjese e tyre jane plepiste, te pakten te mesmen e kane. Sa per drejtuesin e mbledhjes e pacin me jete KLD e sotme,tamam brum i tyre.

  8. Tralala says:

    Mjer ti moj Ministre. Te gjithe kunder teje. Ky eshte Keshili Larte I Drejtesise, me Ilir Meten dhe Gjin Gjonin, te gjithe hajdut. Keta duhen shkulur te gjithe, te flaken ne rruge. Nga keta hajdut nuk pritet hajer. Pas Vitit 1992 nga administrata Jane flakur me urdher ministri me dhjetra mijra vete, punetor te ndershem, ndersa ne drejtesi nuk shkulet dot nje hajdut I vetem. Qamet I madh. Keta mut burra qe nuk kane bere drejtesi deri Tani nuk kane per te bere as ne te ardhmen. Halli mos na coft ne dore te tyre.

  9. Pranga says:

    Mërgata e Qyqeve.
    Organi më i korruptuar dhe mafjoz me në krye hajdutit Ilir Meta dhe kryesimbolin e tij GjinGjonin.
    Asnjë si pjerdh më dhe të gjithë e dinë që tani, se gati gjysma e këtyre kërmave, do të merren të pandehur pas ca muajsh. Halli do na gjej me Monkën kur ti arrestojnë Liçen në Presidencë dhe ti sekuestrojnë pasurinë e vjedhur. Hajde duroje baxhellën histerike.

  10. Viro says:

    Kush ndjek futbollin ka vene re se dy kartona te verdh kthehen automatikisht ne te kuq dhe lojtari del jashte love. Te njejten praktike e kam ndeshur dhe ne administraten perendimore. Kush merte tre vrejtje largohej direkt nga puna. I ka ndodhur nje mikut tim amerikan. Kur mori vrejtjen e trete ai mblodhi plackat e iku. Nuk kundershtoi, dinte rregullin, dinte dhe numrin e gabimeve. Kurse ne shtetin tone rrumpalle mund te luash me rregullat.

  11. labi says:

    gjin gjon ptu te dhjefsha rracen e m….

  12. ,,drejtsia e vjeter,, egale trafik krime te vjetra.drejtesia eshte veshtire te mbahet dhe praktikohet ne shqiperi e kosove,se kane mentalitete turkoshake ku behen pazare dhe fshehin trafike e krim korrupicion dhe bejne padrejtesi kure nje i aferme i tyre,apo akraba ne tyrqe eshte i akuzuar dhe modifikojn dosjet ne favore te akrabave dhe ,,drejtesi,, me pagesa te fshehta.vetem nje gjykat ushtarake e pavarur nga partite mund te beje drejtesi.ne kosove ghykatat drejtohen nga kryeturku i kosoves naim ternava shef i islamit djihadik salafiste te kosoves.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje