Duket se kryedemokrati Lulzim Basha ka kopsitur përfundimisht mandatin e braktisur të Eduard Halimit në Berat.
Tashmë biznesmeni Astrit Veliaj e ka rrugën bosh për t’u betuar si deputet i kësaj zone.
Dy gratë që ishin në garë si pjesë e listës “Basha” kanë dhënë dorëheqje të parevokueshme njëra pas tjetrës për të siguruar futjen e tij në Kuvend.
Së fundmi kandidatja Monika Qosje nëpërmjet një kërkesë drejtuar KQZ-së thotë se ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga kandidimi. Ajo thotë se ky vendim ishte me vullnet të lirë dhe i pa ndikuar nga askush.
Në fakt duket e pabesueshme loja që ka zgjedhur të bëjë “selia blu” me mandatin e Beratit ku dy kandidate dhanë dorëheqje pa sjellë asnjë arsye bindëse por veç për të siguruar futjen në Kuvend të biznesmenit Veliaj.
Ditën e sotme Basha u pyet nga gazetarja se nëse ka ngjashmëri mes deputetit Astrit Veliaj dhe Arben Ndokës të PS-së.
Basha zgjodhi të përgjigjej me ironi duke thënë: “S’kanë lidhje fare, ata ngjajnë aq sa ngjan televizoni juaj me një motoskaf droge”.
Ndoka ka qenë deputeti i PS-së legjistraturën e shkuar i cili dorëzoi mandatin pas ligjit të dekriminalizimit.(TemA)