Basha kthehet nga Hollanda: Arsimi i lartë dhe teatri gjenden në koma, banditët në pushtet. Ja e vërteta e Astrit Veliajt

12 Shkurt 2018, 13:49Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë në një prononcim për media pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Ai ka renditur të gjitha kauzat që kanë dalë gjatë fundjavës si ngërçi i pagave të pedagogëve, revolta e aktorëve për Teatrin Kombëtar dhe mandati i Eduard Halimi.

Kryedemokrati ka artikuluar një sërë akuzash ndaj kryeministrit Edi Rama.

‘Kjo ka marrë mbështeten dhe do të depozitohet ditën e sotme. I gjithë opinioni e di se në dy vite kur shndërrohej në hambar të drogës, ministria e Brendshëm, Policia, ishin në dispozim zyrtar të informacionit ishin në dijeni se kjo bëhej me përfshirjen e drejtëpërdrejtë të Policisë së Shtetit dhe me bekimin e atyre, kupolës më të lartë të shtetit.

Edi Rama e ka pasur këtë indo mbi tavolinë, e ka pasur Tahiri, e ka pasur Çako në mënyrë zyrtare nga institucionet e huaja si Interpoli, Europoli, nga media, gazetarët kurajozë që kanë shkuar deri në parcelat e drogës.

Por qeveria dhe Edi Rama kanë vendosur t’i varrosin këto fakte në kasafortën sepse droga është bërë me dijeninë, mbrojtjen dhe bekimin e kryeministrit dhe kjo është arsyeja pse Rama e ka shkelur rregulloren dhe s’ka lejuar arrestimin e Tahirit.

Ndërhyrja në rastin Habilaj do të jetë objekt i këtij hetimi parlamentar dhe masat që Rama ka marrë që përgjegjësit e këtij skandali të mos dalin në pah.

Kanë blerë pasuri brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ky do të jetë objekti i këtij komisioni’, tha Basha.

Më tej, kryedemokrati paralajmëroi shefin e qeverisë që  të tërhiqet nga projekti i “ndërtimit të një kulle” në TKOB.

“Kemi diskutuar dhe dy çështjet të tjera të aktualitetit, pasi u përpoqën dhe dështuan të vënë nën kontroll FSHF tani i janë sulur artistëve.

Shpreh solidaritetin dhe mbështetjen totale për kauzën e drejtë të artistëve. Teatri nuk mund të jenë tullat po artistët, është Robert Ndrenika dhe kolegët e tij.

Ndaj duke u shprehur mbështetjen tonë totale, paralajmëroj Edi Ramën, që ka 20 vjet që planfikon të ndërtojë kullë tek TKOB, e parlajmëroj të tërhiqet nga ky plan ogurzi.

Asnjë veprim nuk mund të kryhet për teatrin dhe me teatrin pa faktorin kryesor që janë artistët, se ata janë teatri”, tha Basha.

Ndërkohë u ndal edhe tek ligji i arsimit të lartë.

”Zhbërja e këtij ligji dhe një ligji të ri me botën akademike është vendosmëria e PD dhe vizioni ynë për të nesërmen”, tha ai.(TemA)

1 komente në “Basha kthehet nga Hollanda: Arsimi i lartë dhe teatri gjenden në koma, banditët në pushtet. Ja e vërteta e Astrit Veliajt”

  1. PA EMER says:

    NE KAPITALIZEM “HA BUKE” AI QE BEN DICKA QE VLERESOHET NGA POPULLI , NE RASTIN KONKRET NESE NE CFAQJE NUK SHKEL KEMBE NJERIU SI DO TE JUSTIFIKOHET RROGA E MARRE ?! JETOJME VITE QE NUK JANE TE DEGJUARA NDONJEHERE NE HISTORINE E VENDIT , VITE KU “TE FORTIT ” E DROGES , PROSTITUCIONIT , KORRUPSIONET DHE TE GJITHA LLOJET E KRIMIT NDODHEN DERI NE KARRIKET ME TE LAKMUESHME TE VENDIT . PRA NUK KENI MATERJALE PER FILMA , DRAMA , HUMOR ?! BEHINI THIRRJE ” NOBELISTIT ” KADARE TE SHKRUAJE , AI DHE TE DENUARIT E TJERE NGA KOMUNIZMI QE NUK I PRANONTE SHKRIMET E TYRE , ATA MESIGURI DO TJU NDIHMOJNE , POR ATO DUAN INTERPRETIM ME NIVEL , I CILI NUK BESOJ SE JU MUNGON PASI E SHPREHNI QE JENI ARTISTA ! KINEMATE E KINO-TEATROT E MBUSHURA ME ARTDASHES {te paisur me bilete], DO TE JUSTIFIKOJNE RROGEN TUAJ QE DO TE JETE E PRANUESHME ..{OHOHOOO}

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje