Diplomati brazilian që “s’do që të largohet” nga Shqipëria

11 Shkurt 2018, 17:08Politika TEMA

“Shqipëria është një vend i mrekullueshëm, Tirana nuk ka asgjë më pak se kryeqytetet e tjera të Europës. Shqipëria ka të gjitha potencialet për të qenë një kryeqytet i turizmit për Europën. Unë e dua Shqipërinë”.

Fjalët janë të ambasadorit brazilian në Tiranë, Jorge Jose Frantz Ramos, gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Ai gjatë intervistës rrëfeu se pas pak muajsh i mbaron mandati dhe për këtë ndihej i trishtuar. “Kam kaluar katër vite të mrekullueshme. Do doja të qëndroja ende në këtë vend mikpritës dhe mjaft të ngrohtë”, tha Ramos.

“Shqipëria është një nga vendet më të bukura që kam parë dhe jetuar gjatë karrierës time diplomatike dhe çfarë ka këtu për të mos dashur, ju keni çdo gjë, ju keni male të bukur, det të bukur, plazhe dhe veçanërisht keni njerëz të mrekullueshëm. Ky është dhe aseti më i rëndësishëm që keni”, tha Ramos.

“Vendi më i bukur? Është e vështirë të vësh gishtin. Që nga momenti që zbrita nga avioni katër vite më parë, dhe vura re malet e bukura që rrethojnë Tiranën, rashë në dashuri. Po vija nga Italia dhe u impresionova vërtet nga bukuria e këtyre maleve blu, kam udhëtuar pak përqark vendit tuaj por është e vështirë të vësh gishtin diku, për shembull, plazhet përreth Vlorës dhe Dhërmiut janë të bukur por edhe malet janë gjithashtu të mrekullueshëm”, tha Ramos.

Duke folur për marrëdhëniet diplomatike, por edhe ato ekonomike mes dy vendeve veçoi faktin se mund të ketë ura bashkëpunimi në fushën e sipërmarrjeve.

Ambasadori i vendit latin, tha se një nga gjetjet interesante në fushën e turizmit është edhe çelja e Muzeut të Gjetheve. “Unë mendoj se Shqipëria ka asetet e duhura për të qenë një kryeqytet i turizmit, një vend fantastik për Europën që të shijojë turizmin. Dhe sigurisht një nga këto aspekte është jo vetëm e shkuara historike  por edhe ajo më e afërt. Ju nuk mund ta mohoni se çfarë ka ndodhur gjatë këtyre 40 vite e ca të komunizmit që ka lënë gjithashtu një gjurmë të rëndë në shoqërinë tuaj. Por të shkuarën  mund t’ia tregojmë botës që ka kuriozitet për të njohur se çfarë ka ndodhur këtu”, tha për ATSH-në ambasadori  i Brazilit në Tiranë, Jorge Jose Frantz Ramos.

6 komente në “Diplomati brazilian që “s’do që të largohet” nga Shqipëria”

  1. says:

    Futbollin e kemi pikë të dobët

  2. Lani says:

    Shqiperia eshte e bukur e dua shume..Por e kemi shkaterruar ne vet me doren tone .
    1 PLEHRA NE ÇDO CEP TE SHQIPERISE NE ÇDO CEP TE LUMENJEVE SAQE E MBYTEM EDHE KROACIN ME PLEHRA
    2 POLITIKANET E RJEPEN SHQIPERINE NE ÇDO CEP DUKE BERE KORRUPSION DUKE VJEDHUR EDHE NUK PO FRYHEN MASKARENJT
    3 VARVENIA NE SKAMJE

  3. sit back and relaks says:

    ka shume rob me leke qe sduan te largohen nga vende te botes se trete, dhe une po te isha si ky te njejten gje do thoja. paguhet mire, asnje se ngacmon, femra te bardha plot, plazhet greke 5-6 ore larg, ushqimi i lire, qef o qef. pse te qahet zoteria?!!

  4. sit back and relaks says:

    ka shume rob me leke qe sduan te largohen nga vende te botes se trete, dhe une po te isha si ky te njejten gje do thoja. paguhet mire, asnje se ngacmon, femra te bardha plot, plazhet greke 5-6 ore larg, ushqimi i lire, qef o qef. pse te qahet zoteria?!

  5. Spartak VERDHA says:

    Vlerësim i saktë dhe korrekt : ” Veçanërisht , keni njerëz të mrekullueshëm ” . Ky , po që është aseti më i vyer , dhe pothuajse të gjithë e kanë hasur dhe pohuar me plot gojën , jo vetëm kur janë takuar këtu , por edhe kur i kanë njohur në vendet e tyre .
    Këtë vlerë kombëtare , jo vetëm duhet ta ruajmë , ta zhvillojmë e pasurojmë gjithmonë por ta mbajmë lart me nder .
    I nderuar qofsh z. Ambasador dhe t’u plotësoftë dëshira e qëndrimit këtu .
    Do ishe në vazhdimësi ambasadori i nderit më efikas për dy vendet e popujt , krahas atij shtetërorit .
    Po munde , prishi mëndjen Peles e kompani , për të kaluar disa ditë të pa harruara në gjirin e natyrës së mrekullueshme të Alpeve tona , pyjeve të Lurës , Baba Tomorrit , etj vende të trojeve shqiptare në Kosovë e Maqedoni .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje