Lulzim Basha urdhëron përjashtime në PD-në e Vlorës

11 Shkurt 2018, 13:30Politika TEMA

Partia Demokratike e Vlorës ka mbledhur ditën e djeshme kryesinë dhe në vend që të analizonte rezultatet, punën organizative apo aksionin e saj ndaj qeverisë, ka filluar inkuzicionin ndaj anëtarëve të kryesisë së degës dhe zërave kritikë, që kundërshtojnë fort, trajtimin e PD-së nga Lulzim Basha.

Ndoshta akti i fundit i një hakmarrjeje të verbër, çmenduri politike që në vitin 2018 një forcë politikës ka ende përjashtime dhe inkuzicion si një kohën e “qoftë largut”.

Kryesia e PD-së së Vlorës, nën drejtimin e deputetes Nadire Meçorapaj, e urdhëruar nga Lulzim  Basha, ka përjashtuar nga kryesia, Dritan Kokoshin, Asqeri Bullin dhe Mirela Again, tre anëtarë kryesie, një prej tyre drejtuese departamenti.

Lufta e klasave ka filluar në PD ndaj atyre që kanë kurajo të thonë të vërtetën, të shprehin me forcë dhimbjen e tyre, për gjendjen kritike që po kalon PD dhe pasojat që po vuajnë stukturat në bazë nga paaftësia, tradhtitë dhe korrupsioni politik i Lulzim Bashës.

Dega e PD-së në Vlorë në zgjedhjet e fundit parlamentare, nga paaftësia e ekipit drejtues dhe listës korruptive të paraqitura nga Basha, të kryesuar nga Agron Shehaj dhe Nadire Meçorapaj, morën rezultatin më të dobët historik edhe më pak se në vitin famëkeq 1997.

Sot me urdhër të Lulzim Bashës dhe duke i shërbyer një akti final, shpartallimit të PD-së, nga PD-ja e Vlorës po goditen, përjashtohen, sulmohen dhe akuzohen demokratët që rezistuan atëherë kur Vlora digjej, qendrestarët goditen ashpër sepse me kurajo shprehin dhimbjen për gjendjen e PD-së dhe tradhtitë e Lulzim Bashës.

Mesa duket misioni shkatërrimtar i udhëruar nga qendra vazhdon pa ndalim në degën e PD-së në Vlorë. /CNA/

8 komente në “Lulzim Basha urdhëron përjashtime në PD-në e Vlorës”

  1. Lulka says:

    Me keq u shkaterrofshi ,ai qe ka sy e veshe nuk i vete mbrapa ketij plere Luke’s qe kur flet qelbet vendi

    1. Grigor says:

      Antikomunistet e vertete si Dritan Kokoshi perjashtohen nga PD. Kjo parti ka shkuar ne origjine, tek mema e saj e madhe PPSH, qe luftonte fraksionet njesoj si idhulli i Berishes, Enver Hoxha. Kush e quan PD-ne parti te djathte eshte nje idiot politik. PD tani eshte vetem nje parti katunaresh qe i mbledh njerezit per proteste me dy birra, panine dhe qofte. Turp ku perfundoi enderra e atyre qe u bashkuan fillimisht me PD, si e ardhmja e Shqiperise demokratike. Tani, ajo vetem perfiton nga fakti qe nje pjese e elektoratit shqipetar nuk do votoje kurre per PS, dhe nuk ka alternative tjeter per ta. Jane vetem disa parti vasale te Berishes, qe eshte turp te quhen parti. Ama edhe keta qe perjashtohen vete e kane fajin. Ne vend qe t’i bashkoheshin Gjergj Bojaxhiut dhe ta linin Lul Bashen si qen rrugeve, i japin doren Edi Rames duke mbajtur “nje te vdekur te pakallur” ne krye te PD-se. Nje lolo i mbretit Berisha.

  2. Labi says:

    Bomba plasi me keq ju pafshim!

  3. says:

    Dhe te pedagogët do ketë perjashtime

    1. ❤️ says:

      Vetem pedagoge qe ska Pd, kush eshte ai budalla pedagoge qe i beson me Pd e aq me teper bashes. suksese ne jete pd ne 2019

  4. Arben says:

    Ndoshta eshte gje e mire. PD ne Vlore ishte marre peng nga nje grup njerezish te pa moralshem. Le te shpresojme qe jane fillimet e nje ndryshimi te nevojshem per PD dhe mbi te gjitha per Shqiperine. Shqiperia ka nevoje per nje opozite me vlera dhe konstruktive se ndryshe komunistet kane per te ndenjur ne pushtet per nje kohe te gjate.

  5. fiqo says:

    Pse ka akoma “budallej” qe e beson kete K….?!. O Zot, cfare fatkeqesie!!!!!.

  6. keshtu ndodh says:

    Burraçon do kene ne te ardhmen…vdekja s’vjen menjehere pergjithesisht, por dalengadale; ja keshtu hane njeri tjetrin dhe i fundit veten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje