Ne portin e Juneau te Alaskes me kishte bere pershtypje te madhe nje memorial i nje anije lufte amerikane me emrin e ketij qyteti “USS-Juneau” e cila qe mbytur me 687 burra ne bord (asnje i mbijetuar) ne betejen detare te Guadalkanal me 13 Nentor 1942. Ne memorial nuk thuhej “dhane jeten” por se “vazhdonin te ishin me sherbim” – “Still on patrol”. Me vone pashe qe “Still on patrol” ose “On Eternal Patrol ” (qe do te thote “ne sherbim te perhereshem”) ishte nje praktike nderimi amerikane per gjithe anijet luftarake dhe njerezit e humbur ne det.
Gjate Luftes se Dyte Boterore, Shtetet e Bashkuara humben 52 nendetese, me 374 oficere e 3131 nenoficere e marinare ne bordet e tyre. Per qellime nderimi dhe perkujdesje te nevojshme historike e financiare, perfshi dhe ato ne adrese te te afermeve te atyre qe humben jeten ne keto 52 nendetese, 48 shtete federale te USA adaptuan nga nje nendetese te humbur, ndersa Kalifornia dhe Nju Jorku adaptuan nga dy.
Mbas luftes se dyte boterore e deri sot amerikanet kane humbur dhe kater nendetese te tjera. E fundit ishte “Scorpion SSN-589” e cila u zhduk nga shkaqe te panjohura midis 22 Maj and 5 Qershor 1968, rreth 740 km ne jugperendim te Ishujve Azore ne Oqeanin Atllantik.
Ndersa me e renda humbje per nga impakti qe krijoi por dhe nga numuri i jeteve njerezore te humbura (129) ishte ajo e Nendeteses Berthamore “USS Thresher, SSN -593”. Tragjedia e “Thresher” per boten e nedeteseve ishte si tragjedia e “Titanikut” per boten e mbiujit. Nendetesja Atomike Ruse “Kursk“ vjen ne vend te dyte me 118 njerez ne bord.
…Nendetesja “Thresher” ishte krenaria e nendeteseve nukleare amerikane. Ishte me e shpejta, me e pazhurmeshmja dhe me e sofistikuara per kohen. Kjo lloj arme perbindesh ishte projektuar dhe ndertuar te zbulonte dhe asgjesonte armet me te tmerrshme qe kish krijuar bota ndonjehere:- nendeteset ruse te Luftes se Ftohte qe ishin te afta te shkaterronin nje shtet qofte dhe me nje rakete nukleare te vetme!
Pak kohe pasi ishte futur ne sherbim, kur ajo ishte vetem dy vjec e vjeter, autoritetet vendosen te shtonin dhe nje tjeter arritje te shkences brenda saj. Per kete u desh dhe nje hapje ne trupin e forte te nendeteses e cila u rimbyll perseri me vone. Mbas ketyre nderhyrjeve u desh qe nendetesja te ribente disa prova midis te cilave dhe ate me te domosdoshmen e me te rendesishmen, proven e zhytjes se thelle.
Me 9 Prill 1963, “Thresher” e drejtuar nga Komandant Leitenant John Wesley Harvey, me 129 njerez ne bord, 112 efektive te saj dhe 17 specialiste civile te kompanise ndertuese te quajtur “Portsmouth Naval Shipyard”, me qellimin e proves se zhytjes se thelle, doli nga Portsmouth i Shtetit te Massauchets ne oren 8:00 te mengjezit e ndjekur nga anija “Skylark” e cila do te asistonte ne keto prova. Provat do te beheshin ne Oqeanin Atlantik, rreth 370 km ne lindje te Kepit Cod te shtetit Massachusetts. Po ate mbasdite nendetsja beri diferentimin (ballancim statik peshash) dhe me vone dhe dy prova zhytjeje deri ne 150 m thellesi. Thresheri qendroi e zhytur gjate gjithe nates dhe ne oren 6:30 te mengjezit te 10 Prillit rikontrolloi komunikimin me “Skylark” duke filluar njeherazi dhe pergatitjet per proven e zhytjes se thelle.
Sipas praktikave standarte, “Thresher” filloi zhytjen duke levizur ne rrathe te gjere nen ujrat poshte “Skylark” i cili mbante nderlidhje te pashkeputur me Nendetesen. Ishte e paravendosur qe ne cdo 30 m thellesi zhytje do te kishte nje pauze ne te cilen do te kontrollohej nendetesja e do te raportohej tek “Skylark” per rezultatet e kontrollit.
Kur nendetesja po i afrohej thellesise 300 m, Skylark mori nje mesazh shqetesues jo te plote e jo shume te kuptueshem te tipit “..veshtiresi te vogla, kemi diferent pozitiv ne rritje, po perpiqemi te cfryjme” (“Diferent pozitiv” nenkupton bashi i nendeteses,pra pjesa e perparme, e ngritur me lart se kici ose bishti i saj ne gjuhen popullore) ..Dhe pak me vone nje mesazh akoma me te pakuptueshem qe kishte brenda numurin “900”…
…Pastaj heshtje!….. Nderpreja e mesazheve nga nendetesja i beri njerezit e “Skylark” te mendonin se dicka e kobeshme kish ndodhur atje poshte. Pak me vonese, lajmi i keq mberriti ne Komanden e Flotes se Atlanikut.. Nga mesi i dites rreth 15 anije luftarake e nje numur avionesh ishin nisur ne drejtim te vendit te tragjedise. ……………………………..
…Me 18:30 te po asaj dite Komandanti i Forcave Nenujore te Atllantikut dha urdher qe te fillonin te lajmeroheshin njerezit e afert te 129 jeteve qe tani konsideroheshin te humbura bashke me “Thresher”! Dhe se pares qe ju dha lajmi ishte Irene Harvey, gruaja e komandantit te ND-s se ciles ju tha se “Thresher” kishte humbur…
Te nesermen shpresat per ndonje lloj lajmi ndryshe ishin shuar dhe ne 10:30 te 11 Prillit, Shefi Operativ i Forcave Detare George W. Anderson Jr. doli ne konference shtypi ne Pentagon dhe deklaroi humbjen e Nendeteses “Thresher” bashke me gjithe njerezit ne te. Media amerikane e mori lajmin dhe e transmetoi si nje “Breaking News” e cila ngriti gjithe Ameriken ne kembe. Pothuaj ne te njejten kohe Presidenti John F.Kennedy urdheroi zine kombetare duke filluar nga data 12 deri 15 Prill dhe njeherazi urdheroi uljen ne gjysem shtize te te gjithe flamujve amerikane ne gjithe boten.
Por.. asgje nuk mund te cbehej me!
C’kishte ndodhur ne fakt?! Cilat ishin shkaqet dhe si ndodhi mbytja e “Thresher” ?!
Po ato dite filloi nje kerkim i ethshem i shkaqeve te mbytjes. Ne rajonin e katastrofes mberriti dhe anija “Mizar” me e sofistikuara dhe me e kompletuara e botes per ate kohe per kerkime oqeanografike nenujore, dhe njeherazi u nis nga San Diego i Kalifornise, nepermjet Kanalit te Panamase, batiskafi “Triest” i cili dihet qe ishte i pari mjet i krijuar nga njeriu qe mundi te zbriste ne thellesine me te madhe te globit, ne Humneren e Marianeve me rreth 11,000 metra thellesi.
U desh shume kohe qe te gjendeshin mbeturinat e nendeteses por ajo qe u pa nga informacionet qe vinin nga thellesia prej rreth 2600 -2700 metro ku kishte perfunduar “Thresher” ishte se nendetesja qe shkaterruar ne menyre te tmerreshme. Megjithese nendetesja ishte pa armatim ne kohen e katastrofes, copat e saj ishin shperndare ne rreth 134,000 metra katrore siperfaqe. Per fat pjesa ndotese e sistemit nuklear kishte ngelur e paprekur.
Investigimet per kete ngjarje kane vazhduar per gati 50 vjet pa pushim. I fundit raport eshte paraqitur ne vitin 2012.
Te gjitha analizat fajesojne nje perdorim te madh te bashkimeve me ngjitje me argjend ( silver-brazed joints /nuk e di se si quhet ne shqip) midis pjeseve te ndryshme te tubave ne nendetese (rreth 3000 bashkime te tilla ne “Thresher”). Te pakten 400 nga keto mendohen te bera ne menyre tekniksht te parregullt. Ekspertet besojne se nje tub i tille qe transportonte uje te kripur nga jashte bordit per qellime ftohese, per ne ne dhomen e motorave berthamore, shpertheu ne vendet e bashkimit dhe kjo krijoi nje varg problemesh zinxhir qe bashke me pamundesine e cfryrjes ne rast avarie (nje tjeter aspekt deshtimi teknik) cuan ne zhytjen e pakthim te nendeteses.
Besohet se trupi i forte i nendeteses “Thresher” eshte shkaterruar diku midis 400 dhe 650 metro thellesi per te perfunduar pastaj disa kilometra poshte ne fundin e oqeanit;
Ne thellesi te tilla, 2600 deri 2700 metro poshte, ku sundon nata e perjeteshme dhe presionet shkojne 260 deri 270 atmosfere, eshte e pamundur te kesh kohen dhe mundesine e nje analize bindese.
Jane ngritur shume hipoteza e shume shpjegime. Ka dhe regjistrime te plota, nje “timeline” te komunikimeve midis “Skylark” dhe “Thresher” dhe regjistrime te zhurmave hidroakustike te ardhura nga thellesia deri ne momentin qe mendohet si ai i shkaterrimit perfundimtar te “Thresher”. Te gjitha ndihmojne shume per te gjykuar por asnjehere plotesisht. Dhe keshtu qe e verteta nuk do te zbardhet dot kurre saktesisht.
Ne raportet e investigimit,po ne vitin 1963, Admiral Hyman Rickover tha: – “Une besoj se humbja e “Thresher” nuk duhet pare e vetmuar si rezultat i ndonje demtimi,saldimi, sistemi apo komponenti teknik, por duhet konsideruar si nje konsekuence e filozofise se projektimit, e ndertimit dhe inspektimit qe ka qene lejuar ne programet tona te ndertimit te anijeve. Une mendoj qe eshte e rendesishme qe ne te rivleresojme praktikat tona. Me deshiren qe te bejme arritje te reja, ne ndoshta kemi mohuar bazat e inxhinierise.”
…………………………………………….
Nisur nga cfare ndodhi me “Thresher” qeveria amerikane miratoi dhe vuri ne zbatim, me tolerance zero absolute, programin “SUBSAFE” (Nendetese te Sigurta) i cili detyronte dhe i detyron edhe sot e gjithe diten projektuesit, prodhuesit, inspektoret, perdoruesit dhe mirembajtesit e nendeteseve te zbatojne rregulla shume strikte lidhur me prodhimin, mirembajtjen e perdorimin e tyre.
…..
Sot neper shume vende e muzeume te Amerikes gjen objekte perkujtimore per “USS Thresher, SSN -593”. Ne te gjitha rastet shenohet “Still on Patrol”
Me poshte po paraqes kronoligjikisht dhe me pak koment, ato cfare u dokumentuan nga anija shoqeruese “Skylark”:
………………………..
07:47 “Thresher” fillon zhytjen e thelle.
07:52 “Thresher” arrin ne 120 m thellesi, kontakton siperfaqen, dhe raporton qe nuk ka rrjedhje.
08:09 Komandanti Harvey raporton qe arriten ne 150 m thellesi.
08:25 “Thresher” arrin ne 300 m thellesi.
09:02 “Thresher” leviz ngadale ne thellesine 300m. “Skylark” arrin te marre sinjalin “Corpen (kursi) 090.” Ne kete moment marrja e sinjaleve nga “Thresher” u veshtiresua. Mendohet si rezultat temperaturave te ndryshme te shtresave te ujit.
09:09 Ketu besohet qe eshte momenti i shperthimit te tubit me uje te kripur ne lokalin e motorrave.
09:12 “Skylark” therret “Thresher” ne telefonin nenujor : “Gertrude kontrollo, K [over].” Pa pergjigje te menjehereshme (“Skylark nuk dinte akoma asgje rreth problemeve ne “Thresher”), sinjali “K” ishte perseritur dy here.
09:13 Komandant Harvey raporton per situaten ne “Thresher” ….. “Transmisioni eshte bllokuar…”,shume fjale nuk degjohen: “….kemi veshtiresi te vogla, kemi diferent pozitiv ne rritje, perpiqemi te cfryjme.” Dhe aparaturat e “Skylark” rregjistruan zhurmen fishkellyese ajrit te presionit te larte ne dy tentativa te njepasnjeshme dhe te pa sukseshme..
09:14 “Skylark” me urgjence leshoi kodin “Roger, out,” qe nenkuptonte “Dil lart”. Dhe menjehere pas ketij sinjali dergoi tek “Thresher” mesazhin, “No contacts in area, ” (Nu ka mjete ne zone) Ky mesazh nenkuptonte qe nuk rrezikonte perplasje gjate daljes se avarise.
09:15 “Skylark” kembengul: “Kursi im 270 grade. Presim pergjigje.” …
..Nuk ka pergjigje! Kapiteni i “Skylark” Lieutenant Commander Hecker, pyet me telefonin nenujor “ Keni kontroll mbi situaten?”
09:16 “Skylark” mori nje pergjigje te paqarte ku dallohet nje germe dhe nje numur ”..N 900..)…
09:17 Nje pergjigje e dyte e pjeseshme vjen nga “Thresher” “..kapercejme thellesine e proves….”
09:18 “Skylark” rregjistron nje zhurme te fuqishme te frekuences se ulet, karakteristike e shperthimeve te medha.
09:20 “Skylark” vazhdon te therrase papushim dhe me te gjitha menyrat“Thresherin” (radio, telefon nenujor, eksplozive etj)
……………………………………..
11:04 “Skylark” pa pushuar perpjekjet per komunikim me “Thresher” dergon ne Komanden e Nedeteseve te Flotes se Atllantikut mesazhin “Te pa afte te komunikojme me “Thresher” qe nga ora 9:17. Jemi perpjekur me telefon nenujor, me ze, me Kodin MORS, cdo minute. Sinjale me eksplozive cdo 10 minuta pa sukses… “……
… Por ne ate kohe nuk kishte komunikim satelitor e ngjarjet zhvilloheshin 370 km larg bregut. Veshtiresite e nderlidhjes me token vareshin shume nga largesia dhe faktoret atmosferike. Keshtu qe lajmi hyri ne Komanden e Nendeteseve te Atllantikut vetem ne oren 12:45 te 10 prillit 1963!
Mos e dhi fare,ne lufte amerikes iu vrane 3132 dhe jo 3131 nenoficere.Qeke loqe fare,edhe Shqiperia me 4 nenedetese te vjedhura ka alamet historie.Me perkthime qeke leshko.E kujt i duhet kjo histori e supergjate? Ndoshta per te shtuar rrjeshtat e honorarit,pa pike vlere,Tamam pune kalamajsh.
Eshte histori tragjike e nje bote qe shume pak njihet. Respekt e nder per ish nenujsat shqiptare!
Histori interesante . Ne shqiptaret duhet te mesojme se si respektohen te renet!
Me beri pershtypje dhe perkthimi, shume i sakte dhe me nje shqipe te paster, ndryshe nga shume shkrime apo perkthime qe i has kudo ne shtypin shqiptar!
Australia po pret nendetse të reja nga franca
Nuk e di kush eshte perkthyesi i ketij materiali interesant, por me beri pershtypje sinqeriteti i tij kur diku thote se nuk e di si perkthehet kjo fjala, me sa kuptohet nje kompozite, dhe term teknik. Te tille prkthyes serioze i duhen cdo organi shtypi.
Ana Mesi me ben pershtypje vemendja juaj! Te gjitha materialet baze jane marre nga gjuha angleze. Nuk eshte perkthim i nje materiali te caktuar por eshte material permbledhes nga shume burime zyrtare qe kane te drejten ligjore per kete rast. Une ka gati 20 vjet qe jetoj ne nje vend anglisht foles. Ky material sic edhe e ka postuar Tema eshte marre nga faqja ime e facebook. Une vete jam pjese e historise me nenujsa. Por ne te vertete nuk kam njohuri te thella te gjuhes angleze te cilen pavaresisht kesaj e perdor ne jeten e perditeshme.